Autor: Suad Avdiu
VLEN përmes një komunikate sot thekson se çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme që ka sjellë frymë të re dhe atmosferë pozitive në çdo komunë shqiptare. Nga Çairi, Tetova, Gostivari, Struga e Likova e deri në vendbanimin më të largët, mobilizimi i qytetarëve është i paparë dhe fitorja plebishitare më 19 tetor tashmë shihet qartë. Qytetarët e kanë kuptuar dallimin mes punës së VLEN-it dhe mashtrimeve të BDI/AKI-së. “Referendumin” që ata e përmendin, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për mbijetesë politike të një strukture të konsumuar e të kriminalizuar. Për më shumë se dy dekada…
Banka Popullore sot njoftoi se aktivitetet e saj për uljen e kompensimeve të bankave për pagesat elektronike për shkak të disponueshmërisë dhe përdorimit më të madh të tyre tashmë po japin rezultate të dukshme për qytetarët dhe kompanitë. Pas komunikimit intensiv dhe uljes së kostove për përdorimin e Sistemit të Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë – SPNM, theksojnë nga BP, bankat kanë rishikuar planet e tyre tarifore, duke ulur kompensimet për kryerjen e shërbimeve të pagesave. Të gjitha bankat tashmë kanë miratuar plane të reja tarifore me kompensime dukshëm të reduktuara për transaksionet e pagesave me urdhërpagesa. “Kompensimet për pagesat e…
Gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar në shtet sot në mëngjes deri në orën shtatë, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza. Zjarre aktive ka në deponinë Drislla në komunën e Studeniçanit, afër fshatit Nikushtak në komunën e Likovës, fshatin Bullaçani në komunën e Gazi Babës dhe afër fshatit Tatesh dhe lagjes Elenkamen në komunën e Strugës. Nën kontroll janë zjarret në komunat Berovë dhe Strumicë. Afër fshatit Rusinovë, janë djegur pylli me lis, ah dhe fier. Në fshatin Kuklish është djegur një deponi.
Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (IA) do të mbajë sot një seancë, rendi i ditës i së cilës është Propozimi për një Përfundim për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së. Komisioni do të kryesohet nga Kryetari i Komisionit Skender Rexhepi, sipas marrëveshjes së arritur nga anëtarët e Komisionit, dhe për këtë është informuar Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Pas seancës, ata anëtarë të Komisionit që posedojnë certifikata sigurie do të shkojnë në një vizitë mbikëqyrëse në ASK. Seanca e Komisionit u thirr me propozim të deputetit Ljupço Prendzov, pasi në…
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 35 gradë Celsius, shkruan Alsat. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34…
Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në Çair, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u bëri thirrje qytetarëve – burra e gra, të rinj e të reja – që të angazhohen në çdo lagje dhe të përkrahin kandidatin që, sipas tij, është i vetmi i denjë për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin. Kasami theksoi se mesazhi i tyre duhet të jetë i qartë: “Për Çairin ka vetëm një kandidat fitues.” Duke iu referuar kundërshtarit politik, ai shtoi: “Kandidati tjetër, Bujar Osmani, mund të bëjë gjithçka, por jo të udhëheqë Çairin. Këtë e di më së miri vetë Bujari, i…
Sonte në Çair, kandidati për Komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim optimist në hapjen e shtabit të tyre zgjedhor. Ai theksoi se Çairi ka shpërthyer me energji dhe është gati të shkojë drejt fitores më të madhe, raporton SHENJA. Mexhiti falënderoi ekipin e punës dhe uroi që kjo atmosferë pozitive të vazhdojë duke elaboruar programin dhe vizionin e tyre bashkë me bartësin e listës, Muamed Murtezin. Ai theksoi gjithashtu se VLEN po hapet dhe po sjell vlera të reja, duke përmendur emra të rëndësishëm si Muamed Murtezi, kandidati për kryetar të Haraçinës, Daut Beqiri, dhe…
Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në haojen e shtabit zgjedhor në Çair, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së interesave të banorëve të Çairit. Ibrahimi pranoi se gjatë viteve të fundit kanë ekzistuar dallime të mëdha dhe beteja politike që i kanë ndarë përkohësisht në anë të kundërta. Megjithatë, ai rikujtoi një mësim të vlefshëm nga Faik Konica, i cili njëherë i tha Ahmet Zogut: “Sa flasim mes vete, unë jam kundërshtari yt, por për të tjerët unë jam mbrojtësi yt.” Ky mesazh nënvizon se pavarësisht mosmarrëveshjeve të brendshme, në…
Banorët e fshatrave Orllancë, Nikushtak dhe Grushinë, sërish protestuan dhe bllokuan kamionët e Ndërmarrjes së Higjienës Komunale “Pisha” të Komunës së Likovës, me qëllim që të mos hidhen mbeturinat në deponinë mbi këto fshatra. Në vendngjarje ishte edhe policia. Sipas banorëve, derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme, protestat do të vazhdojnë. “Ne e monitoruam këtë pjese se a do të hudhen mbeturina a jo dhe jemi të vendosur që çfarë është e dëmshme për ne ta ndalojmë dhe mendoj se duhet të ndalet kjo”, tha një qytetar. “Ne u thamë që më nuk ka garanci që të sjellin mbeturinat…
Arsimi parashkollor është themeli mbi të cilin ndërtohet suksesi i çdo fëmije, por edhe e ardhmja e gjithë shoqërisë sonë. Vitet e para të jetës janë më të rëndësishmet për formimin e personalitetit, për zhvillimin e tyre, për gëzimin dhe sigurinë e tyre. Prandaj them: çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen. Kështu ka thënë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ndërsa ka premtuar investime të reja në kopshtet dhe çerdhet që gravitojnë në Komunën e Çairit. “Sot, shumë prindër në Çair përballen me mungesë vendesh në çerdhe, me kushte të papërshtatshme,…
