Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me vranësira dhe reshje më të bollshme shiu (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperaturat ditore do të variojnë nga 3 deri në 12 gradë celsius. Në Shkup, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.

Read More

Kreu i NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike, Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese ndaj lojtarëve që përfaqësojnë vendin, duke theksuar se sulme të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë kosovare. Postimi i plotë: Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet. Të tillët e kanë thuajse në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut. Kështu kanë shpifur e etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot. Ata, kur shpifin, nisen…

Read More

“Shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit Tetovë – Prizren”, tha deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një paraqitje në TV21 duke folur për projektet infrastrukturore në zonat ku jetojnë shqiptarët. Azizi tha se Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcë, ndërsa tha se është duke u punuar për segmentin që do të vijë deri para tunelit. “Komuna e Tetovës ka ndarë mjete konkrete në këshillin 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcës dhe është duke u punuar për segmentin i cili do të vijë para tunelit. Atë që e…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pavarësisht reagimeve të UNESCO-s, do të sigurohen që Struga të lidhet me autostradën e Korridorit 8, përcjell TV21. Mikcoski tha se nuk do të lejojë polarizim etnik të kësaj çështje. “Kush tha se Struga nuk do të lidhet me autostradë? Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat, sepse kjo qeveri është qeveri në gjithë territorin e shtetit dhe nuk do të harrojë askënd, siç e kemi treguar deri tani. Përfshi qytetarët e Kërçovës, përfshi qytetarët nga Vevçani, nga Debërca, nga Ohri dhe në të gjithë territorin dhe përfshi të gjithë komunat që janë përgjatë Korridorit…

Read More

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Dijanetit, H. Safi Arpagush, Reis-Ul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Fatih Usuloj, si dhe me përfaqësuesit e bashkësive fetare islame nga Gjermania, Austria dhe Italia. Në takim, siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi përshëndeti mbajtjen e Samitit të Udhëheqësve Fetarë të Ballkanit në Shkup, duke theksuar se kjo është dëshmi e vullnetit të përbashkët për dialog, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim. Ai e theksoi rëndësinë e bashkëjetesës, si dhe rolin e bashkësive fetare në avancimin e saj dhe në forcimin e tolerancës…

Read More

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-punëtores në një objekt hotelerie, e cila e ka shantazhuar pronarin me foto, transmeton Portalb.mk. “e denoncuara e parë, ish-punonjëse e një objekti hotelierik në Kumanovë, e ka shantazhuar pronarin se nëse nuk e kthente në punë ose nuk i jepte 5.000 euro, do të publikonte foto në një rrjet social si dëshmi për trajtimin jo të duhur të ushqimit në objekt, me qëllim që të krijohet imazh negativ për objektin hotelierik”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut. Kallëzimi penal është ngritur ndaj B.T. (40) dhe M.D. (43) nga Kumanova.…

Read More

MPB njofton se me datë 31.03.2026, rreth orës 09:10, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani. Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar sot një rritje të re të pagave për të punësuarit në sektorin e arsimit, për rreth 7.5%. Sipas qeverisë, me këtë rritje të fundit, pagat në arsim janë rritur me rreth 20% që nga formimi i Qeverisë në nëntor të vitit 2024. “Që nga sot do të kemi rritje të pagave në arsim, që është pjesë e marrëveshjes kolektive, dhe ajo arrin në 7.5%. Kjo do të thotë se nga nëntori 2024 deri më tani, për rreth një vit e gjysmë, pagat e të punësuarve në arsim janë rritur për afërsisht 20%”, deklaroi Mickoski.

Read More

Vetëm BDI-ja dhe klika e saj vazhdojnë të mbeten të mbyllura në matricën e propagandës, gënjeshtrave dhe manipulimeve. Ironia është se pikërisht më 1 prill nxorën në skenë humbësin e zgjedhjeve, Bajram Rexhepin, me 5 mijë vota diferencë, për të sulmuar pa bazë një prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave shqiptare, Bilall Kasamin. Kjo parti nuk ka as kredibilitet dhe as moral të flasë për Bashkimin Evropian. Për 20 vjet e kishte gojën plot me BE, ndërsa në prapaskenë devijonte rrugën evropiane me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare politike. Madje, për interesa të ngushta, mundësoi ndryshimin e Kodit…

Read More

“Kjo ishte si pasojë e deklaratave të zyrtarëve të lartë dhe vetë kryeministrit, i cili deklaroi se lidhja me Shqipërinë do të jetë shumë problematike pasi nuk mund të gjendet zgjidhje konform standardeve të UNESCO-s që të lidhet me Qafëthanë, ndërkohë që të gjithë e dinë se ka zgjidhje shumë konkrete, shumë të lehta që mund për shkurt kohë të rregullohet kjo problematikë dhe përfundimisht do të duhet që edhe ajo pjesë e RMV-së të lidhet me Shqipërinë. Ndërsa nga ana shqiptare unë nuk jam i informuar se ajo do të përfundojë më poshtë0”, deklaroi Bajram Rexhepi, BDI./Alsat.mk.

Read More