Autor: Suad Avdiu

Një gjest i veçantë humanizmi dhe përkushtimi është realizuar në fshatin Opajë nga Burhan Arifi, i cili ka ndërtuar një kabinë pritjeje për udhëtarët, si sadaka rrjedhëse në emër të nënës së tij të ndjerë. Kjo hapësirë shërben si strehë për të gjithë ata që presin autobusë, taksi apo mjete të tjera transporti, duke u ofruar mbrojtje nga kushtet atmosferike dhe një vend të përshtatshëm për pritje. Banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke e vlerësuar si një kontribut të çmuar për komunitetin dhe një shembull frymëzues për të tjerët. Vepra të tilla jo vetëm që lehtësojnë jetën…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Konkurs të ri publik për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas konkursit, kushtet e përgjithshme janë të jenë shtetas i RMV-së, të jenë në moshë madhore dhe të kenë gjendje të veçantë shëndetësore dhe fizike, ndërsa kushtet e veçanta janë: të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në datën e mbylljes së shpalljes për rekrutimin e ushtarëve profesionistë), si dhe të gjitha detajet e tjera janë renditur në shpalljen publike, e cila është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë…

Read More

Bilall Kasami komentoi letrën e hapur të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ndaj Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Kasami tha se përbërja e kësaj gjykate është trashëgimi e BDI-së. “I njëjti ka pasur 20 vite që t’i zgjidhë këto probleme të cilat sot na i ka lënë trashëgimi, por ajo që mund të them që as Ligji për Gjuhët, as gjuha shqipe dhe as një e drejtë e siguruar e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, në asnjë mënyrë nuk do të vonohet dhe për këtë garanton kjo qeveri”, tha Kasami. Kreu i Lëvizjes Besa tha se nuk pajtohet me…

Read More

Policia është duke zbatuar një operacion të gjerë në Strumicë, Ohër dhe Manastir që dyshohet të jetë mbi shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal që merrej me poronografi të fëmijëve. Jo zyrtarisht deri tani ka disa persona të arrestuar, ndërsa në Strugë mësohet se është arrestuar edhe një kryetar i një shoqate të komunitetit bullgar. Gjatë ditë policia pritet të dalë me informacione konkrete./Alsat.mk.

Read More

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një letre të hapur ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe veprimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Alsat.mk. Sipas tij përdorimi i shqipes nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë kurse çdo përpjekje për ta relativizuar, reduktuar apo dobësuar statusin e gjuhës shqipe dhe të drejtën e përdorimit të saj është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje. Ahmeti porosit…

Read More

Pasi propozim-ligji për lojërat e fatit u tërhoq nga procedura parlamentare dhe u kthye në qeveri për precizim, kanë reaguar nga Lëvizja Anzibixhoz të cilët për Portalb.mk thonë se janë të zhgënjyer nga politikanët të cilët nuk e kanë prioritet interesin e qytetarëve. Xhemal Abdiu nga kjo lëvizje tha se nuk habitet nga tërheqja e ligjit derisa vendimmarrja arriti qëllimin që të luhet kumar në çdo skaj të vendbanimeve. “Lirisht mund të deklaroj që nuk është hera e parë që tërhiqet propozim-ligji për lojërat e fatit nga komisioni për financim dhe buxhet, propozim që vet e deklaruan, propozim sezonal apo…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (01.04.2026), oficerët e policisë ndaluan S.R. (45), punonjës në Sektorin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë MPB-së. Gjatë kryerjes së rregullimit fizik të trafikut në kryqëzimin e rrugëve “Jordan Mijalkov” dhe “Dimçe Mirçev” në Shkup, një oficer policie nga SPB Shkup ndaloi një automjet pasagjerësh Mercedes të drejtuar nga S.R., i cili po drejtonte në drejtim të kundërt dhe në të njëjtën kohë po tejkalonte kolonë automjetesh. Pasi iu kërkua dokument identifikimi, S.R. u prezantua si punonjës i MPB-së dhe tha se nuk kishte kartë identiteti, pas së cilës filloi të sillej në…

Read More

Gjatë marsit, nëpërmjet sistemit “Qytet i Sigurt”, policia regjistroi gjithsej 26,241 shkelje të rregullave të trafikut në zonat ku janë instaluar kamera. Shumica e shkeljeve, deri në 25,230, lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjë që konfirmon edhe një herë shpejtësinë si rrezikun më të zakonshëm në rrugë. Në të njëjtën kohë, u vu re një rënie e ndjeshme e shkeljeve për kalimin e semaforëve të kuq. Në mars, u regjistruan 70 raste të tilla, që përfaqëson një rënie prej 68.2 përqind krahasuar me shkurtin. Përveç kësaj, u regjistruan 941 shkelje për drejtimin e një automjeti me regjistrim të…

Read More

SHKUP, 2 prill 2026 – Pas ditëve me reshje dhe vranësira, fundjava që vjen shënon stabilizimin e motit dhe hap rrugën për një rritje të ndjeshme të temperaturave. Meteorologët paralajmërojnë hyrjen në atë që quhet “pranvera e vërtetë”. Duke filluar nga e hëna (6 prill), vendi do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë nga jugu. Kjo do të sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe pa reshje. Temperaturat do të pësojnë rritje graduale gjatë javës: – Në pjesën më të madhe të territorit do të kalojnë 20°C – Në zonat më të…

Read More

Studentët nga Maqedoniae Veriut që kanë punuar punë sezonale në Gjermani këto ditë janë të revoltuar për shkak të detyrimeve të paplanifikuara tatimore, pasi kanë marrë njoftime nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për të dorëzuar përllogaritje elektronike të tatimit mbi të ardhurat personale (E-TPA) dhe për t’i deklaruar të ardhurat e fituara jashtë vendit, transmeton Portalb.mk. Edhe pse bëhet fjalë për një detyrim ligjor që, sipas institucioneve, ekziston prej vitesh, kjo gjë për ditë të tëra ka qenë diskutimi kryesor mes studentëve për shkak të informacioneve të ndryshme që ata i kanë marrë nga institucionet dhe për shkak…

Read More