Autor: Suad Avdiu
Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Më datë 07.04.2026, në ora 14:45, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën prej datës 04.04 deri më 06.04.2026, në një xhami në fshatin Saraqinë të Tetovës, me përdorimin e një mjeti të fortë është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast nga kasaforta janë marrë mjete monetare nga donacionet vullnetare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Komunikata e plotë e VLEN-it Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë, por e drejtë kushtetuese e garantuar që nga viti 2001. Edhe pse ligji për këtë çështje është dashur të miratohet që në vitin 2003, ai për vite me radhë është lënë pezull nga ata që e kanë përdorur këtë të drejtë vetëm për propagandë, mbushje xhepash dhe pa guximin për ta zgjidhur. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 9 tetorit 2024, me të cilin ra vegla e balancuesit, u bë e qartë se kjo çështje nuk mund të mbahej më me arnime dhe zgjidhje gjysmake. Duhej ligj.…
Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e transportit detar, Ngushtica e Hormuzit – përmes së cilës kalon rreth një e pesta e gazit natyror të lëngshëm dhe naftës bruto në botë – është rihapur. Kalimi i sigurt nëpër të është konfirmuar edhe nga Irani të mërkurën. Menjëherë pas arritjes së armëpushimit dyjavor, çmimet e naftës kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke u rritur me më shumë se 13.5%, në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që shërben si pikë referuese globale. Prodhimi është ngadalësuar në shtetet…
Gjatë vitit 2025, në territorin e vendit u regjistruan gjithsej 8,183 aksidente trafiku. Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 114 rezultuan me vdekje, 870 rezultuan me lëndime të rënda trupore, 3,390 me lëndime trupore, ndërsa në 3,809 raste u shkaktuan vetëm dëme materiale, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme. Si pasojë e këtyre aksidenteve trafiku, u lënduan gjithsej 6,847 persona. Nga këta, 132 persona humbën jetën, 1,010 persona pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa 5,705 persona pësuan lëndime të lehta trupore. Analiza e të dhënave të mësipërme tregon se, pavarësisht aktiviteteve dhe masave të marra, aksidentet trafiku vazhdojnë të përfaqësojnë…
Nënkryetari i Tetovës dhe përfaqësues i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin Zoom në TVM2 tha se problemi me Provimin e Jurisprudencës është pasojë e zgjidhjeve gjysmake të pushtetit 22-vjeçar të BDI-së. Gjatë debatit, Qamili e pyeti përfaqësuesin e BDI-së Ridvan Ibrahimi se pse nuk e zgjidhi këtë çështje kryeministri shqiptar Talat Xhaferi, kur edhe djali i Xhaferit ka dhënë provimin në maqedonisht. Ai sqaroi se ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon harmonizimin e ligjeve të tjera, por këtë nuk e bëri BDI-ja. “Sot po përballemi me pasojat e zgjidhjeve gjysmake që na i la pushteti paraprak i BDI-së. Ligji për…
1. Një shtet që nuk ua njeh gjuhën bashkëqytetarëve të vet autoktonë, që përbëjnë mbi 40% të popullsisë, nuk është thjesht i padrejtë , është i paqëndrueshëm në vetë themelin e tij. Ai është një konstrukcion i brishtë, me legjitimitet të cunguar, si në planin moral, ashtu edhe në atë politik. Aq më tepër kur ky konstrukcion, i quajtur Maqedonia e Veriut, rrethohet nga dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, që përfaqësojnë një realitet të pakontestueshëm etnik prej miliona shqiptarësh, mohimi i gjuhës nuk është më thjesht shkelje e të drejtave, por është refuzim i vetë realitetit. Dhe shtete që…
Moti sot në vend i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë veriore.Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior./Alsat.mk.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në konferencën e sotme për media me rastin e kalimit në qeveri të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tha se ajo mban vulën e Komisionit të Venecias. “Po vendoset një qasje më e qartë, e kontrollueshme dhe më serioze. I njëjti është përpunuar dhe harmonizuar pas mendimit pozitiv dhe rekomandimeve të të njëjtit Komision. Kjo do të thotë se sot nuk kemi një tekst të sjellë me ngut, por një zgjidhje që ka kaluar filtër serioz juridik institucional. Ka një qëllim të vetëm- administrata të jetë shërbim i…
Një valë protestash nga studentët shqiptarë ka përfshirë Shkup, në mbrojtje të përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Lidhur me këtë lëvizje, gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli, në një prononcim për News24, e cilësoi situatën si një moment kritik për gjuhën shqipe në vend. Sipas saj, rrënjët e kësaj çështjeje lidhen që nga Marrëveshja e Ohrit, e cila parashikonte garantimin e të drejtave për komunitetet dhe përdorimin zyrtar të gjuhëve. Shamku theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe se modeli europian i garantimit të të drejtave gjuhësore është demokratik, por në praktikë…
Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim i largët, por realitet që e jetojmë çdo ditë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo theksoi se shteti duhet të kalojë nga një qasje reaktive në një qasje parandaluese, me politika të definuara qartë dhe përgjigje institucionale të koordinuara. Njëherit, e theksoi edhe obligimin kushtetues për mbrojtjen e natyrës, por edhe paralajmëroi se pa zbatim të vazhdueshëm të ligjeve dhe strategjive, dokumentet mbesin vetëm në letër, përcjell Nistori. “Sot, kur flasim për ndryshimet klimatike, nuk flasim për diçka të largët dhe abstrakte, por për një realitet që e jetojmë çdo ditë: për verat që…
