Autor: Suad Avdiu

Bota ka humbur rreth 50 miliardë dollarë naftë gjatë afro 50 ditëve të luftës Iran–Izrael, thonë analistët. Kanë kaluar 49 ditë që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit. Në këtë periudhë, tregu global i naftës është goditur rëndë, me mbi 50 miliardë dollarë naftë bruto të humbur, sipas Reuters dhe analistëve të industrisë. Pasojat e kësaj krize pritet të ndihen për një kohë të gjatë. Sipas ministrit të jashtëm iranian, Abbas Araghchi, Ngushtica e Hormuzit është rihapur “plotësisht”, pasi më parë ishte mbyllur në mënyrë efektive nga Teherani. Të dhënat e kompanisë Kpler tregojnë se…

Read More

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka reaguar lidhur me heqjen nga përdorimi të gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas ASH-së, ky veprim është i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë. Postimi i plotë i ASH krahu i Taravarit: Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje…

Read More

Koalicioni VLEN ka reaguar duke publikuar një dokument të datës 27 gusht 2019, të nënshkruar nga Talat Xhaferi, të cilin e cilëson si dëshmi të “neglizhencës dhe tradhtisë politike” në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas VLEN-it, në periudhën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, atëherë kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ka kërkuar harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat për gjuhën shqipe. Në deklaratë thuhet se ligji është shpallur i pranueshëm pa u garantuar përdorimi i gjuhës shqipe në këtë provim. Koalicioni gjithashtu kritikon faktin se ligji…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë disa automjete, ndodhi vonë mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Disa makina u përplasën mes vete. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të vërehet se është shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dëshmitarët thonë se forca e përplasjes ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar si shpërthim. Deri në mëngjes nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima.

Read More

Ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar pasi policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër tij dhe një personi tjetër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për presion politik dhe jo për procedurë juridike. „Dje Mickoski kishte ‘ndjenjën’ se do të kishte kallëzime penale. Sot Ministria e Punëve të Brendshme e realizon atë ‘ndjenjë’. Rastësi? Jo. Ky është presion i pastër politik“, deklaroi Bexheti. Ai vuri në dukje se kur kallëzimet penale paralajmërohen nga politika dhe më pas realizohen nga institucionet, kjo hap dilema serioze për funksionimin e shtetit. „Por le ta kenë të qartë: unë nuk ndalem. Nuk shantazhohem.…

Read More

Deputeti dhe përfaqësuesi i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për Ora24, ka folur për shkrirjen e VLEN-it në një parti. Ai tha se të gjitha punët shkojnë drejt përfundimit, duke shtuar se tashmë është arritur marrëveshje për udhëheqësinë e VLEN-it. Ai theksoi se me VLEN-in por krijojnë një parti që do të jetë funksionale, efikase dhe e mirëorganizuar, e cila ka mbrojtur dhe do të mbrojë interesin e shqiptarëve. “Ajo që mbanë të bashkuar VLEN-in është kauza e përbashkët, mbrojtja e interesave të shqiptarëve. Mendime ndryshe dhe përplasje ka pasur, por ajo që na mbanë të bashkuar është interesi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron për një rënie serioze të investimeve të huaja direkte në Maqedoni, duke kërkuar përgjegjësi politike nga qeveria aktuale. Sipas partisë, në vitin 2025, investimet u ulën me 61% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur një vlerë prej 468 milionë eurosh, të cilën e vlerësojnë si “një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe një sinjal të vështirë për ekonominë e vendit”. Deklarata thekson se investitorët e huaj kërkojnë siguri ligjore, institucione funksionale, stabilitet politik, administratë profesionale dhe një perspektivë të qartë euroatlantike, duke shtuar se “kur shteti krijon pasiguri, tensione politike dhe mungesë…

Read More

Prej më shumë se një dekade, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Komuna e Kumanovës, vazhdojnë të premtojnë ndërtimin e objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” Kumanovë dhe paraleleve në gjuhën shqipe të shkollës së mesme profesionale “Nace Bugjoni”. Problemi i radhës në zvarritjen e punimeve qëndron në faktin se parcela ku po ndërtohet objekti vazhdon të jetë në pronësi të Qeverisë dhe ende nuk është bartur në pronësi të shkollës. Kjo çështje si një ndër pengesat kryesore, përfshin edhe pamundësinë për lidhje në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe energjisë elektrike. Përderisa nxënësit po presin ndërtimin e objektit të…

Read More

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në pjesët juglindore do të ketë kushte për shira lokale afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të ketë erëra të forta, herë pas here të forta nga veriu, më të theksuara përgjatë lumit Povardarieto.Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperaturat do të arrijnë nga nga 5 gradë celsius deri në 16./Alsat.mk.

Read More

Më 24 prill në Ministrinë e Drejtësisë duhet të vazhdojë diskutimi i grupit të punës i formuar për ndryshime në kodin zgjedhor. Pas takimit të fundit ku janë diskutuar ndryshimet e nevojshme për harmonizim me vërejtjet e OSBE/ODIHR, në takimin e radhës duhet të prezantohen propozimet e partive politike e që kanë të bëjnë kryesisht me numrin e zonave zgjedhore, listat e hapura dhe pragun zgjedhor. Ndërkohë në këtë grup pune duan të kyçen edhe organizatat civile. Për këtë qëllim, ata realizuan takim me ministrin e drejtësisë, Igor Fillkov. Në takim u tha që të dorëzojnë propozime konkrete dhe sugjerime…

Read More