Autor: Suad Avdiu
Duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor, Qeveria në seancën e sotme solli vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës me kohëzgjatje deri më 4 maj. Siç njoftojnë nga Qeveria, me këtë vendim mbahet ulja e akcizës së dizelit në vlerë prej 4 denarë për litër si dhe ulja e akcizës për benzinën 95 dhe 98 oktan, në vlerë prej 2 denarë për litër. Pas këtyre masave, të hënën pritet ulje e re e çmimit të dizelit dhe benzinës, transmeton Lideri.mk. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Raporti vjetor i KSHPK-së për vitin 2025 nxjerr në pah një sërë problemesh serioze që lidhen me funksionimin dhe efektivitetin e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit. Ndër elementet më shqetësuese është numri i ulët i rasteve të iniciuara me vetëiniciativë nga vetë KSHPK-ja, që mbetet minimal krahasuar me numrin e madh të raportimeve nga qytetarët. Po ashtu, vërehet një rënie e përgjithshme e numrit të iniciativave krahasuar me vitin paraprak, si dhe një përqindje e konsiderueshme e rasteve që përfundojnë me refuzim ose ndërprerje të procedurave, raporton Portalb.mk. Në thelb, raporti dëshmon një varësi të madhe të KSHPK-së nga raportimet e…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut është me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë me erë të lehtë nga veriu, dhe temperaturat arrijnë nga 7 gradë celsius, deri në 23./Alsat.mk.
15 të lënduar në aksidente trafiku në rajonin e Shkupit vetëm brenda 24 orëve. Aksidenti më i rëndë me më shumë të lënduar u regjistrua mbrëmë në “Gjorçe Petrov” ku u përfshinë gjithsej 5 automjete. Dy vetura të tipit BMW, një “Volkswagen Touran”, një “Volkswagen Arteon” dhe një “Mercedes”, të gjitha me targa të Shkupit dhe të drejtuara nga persona nga zona të ndryshme përreth qytetit. Sipas policisë lëndime më të rënda ka pësuar 19 vjeçari L.J nga Kondova. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë 19-vjeçari L.J, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë dy…
BDI ka reaguar ndaj pohimeve të VLEN-it, duke i akuzuar për, siç thonë, manipulim dhe shmangie të përgjegjësisë për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tyre, ligji përkatës nuk përmban asnjë dispozitë për gjuhën, ndërsa baza juridike për përdorimin e shqipes ekziston përmes Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga BDI theksojnë se problemi nuk është ligjor, por mungesë vullneti për zbatim, duke akuzuar VLEN-in se në vend që të mbrojë studentët, po arsyeton institucionet. Ata shtojnë se kjo çështje teston përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe./TV21
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në North Macedonia, duke i cilësuar ato si standard demokratik të panegociueshëm. Gjatë një takimi me aktivistin dhe studentin tetovar Mevlan Ademi, njërin nga udhëheqësit e protestave paqësore për të drejtat gjuhësore, si dhe në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ministri Gonxhja diskutoi mbi nevojën për respektim të plotë të përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha nivelet institucionale dhe publike. Statusi i plotë i ministrit Gonxhja: Me aktivistin Mevlan Ademi, studentin tetovar…
Një denoncim i rëndë është bërë publik në emisionin “Stop”, ku familja e të ndjerit Lefter Koxhaj, të njohur me nofkën, Komandant Teli, pretendon se u është marrë prona në mënyrë të padrejtë dhe nga pronë familjare, e njejta është kthyer në tokë shtetërore. Sipas vajzës së Komandant Telit, institucionet shtetërore kanë ndërhyrë duke i hequr tokën familjes së tij. Rasti ka ngritur reagime dhe është cilësuar si skandal, ndërsa priten sqarime nga autoritetet për këtë çështje. Ndryshe, Komandant Teli, morri pjesë në tre luftra, Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni. Ndiqeni investigimin e emisionit STOP.
Shkup po zbaton aksion për shlyerje të borxheve pa llogatije të normës së interesit për pagesë të vonuar. Aksioni, siç informojnë nga ndërmarrja publike e qytetit, fillon të hënën më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 5 qershor të këtij viti. “U bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të pashlyer për ujin e shpenzuar (të paditur dhe të rregullt), ta shfrytëzojnë mundësinë për pagesë në këste pa normë interesi të përllogaritur”, thonë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup. Theksojnë se vendimi për zbatim të aksionit për shlyerje të borxheve të mbetura pa llogaritje të…
Skandali i radhës me keqpërdorimin e mjeteve shtetërore ka përfshirë kabinetin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq. Makina zyrtare e sekretarit shtetëror të kësaj ministrie, Vlladimir Stojanoviq është parë duke qarkulluar sot në ditë fundjave jopune nëpër Kumanovë, përcjell INA. Dëshmitë e siguruara duke na dërguar foto nga terreni tregojnë se ai përdor makinën zyrtare për qëllime private në qytetin e Kumanovës. Ky veprim përbën shkelje sepse sipas rregulloreve qeveritare, të gjitha automjetet zyrtare duhet të qëndrojnë të parkuara në vendet e dedikuara, përveç rasteve kur ekziston një urdhëresë specifike dhe e dokumentuar për vizitë pune. Ky…
