Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup është pritur nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh ndër figurat kryesore të koalicionit VLEN. “Mirë se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti në një postim publik. Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për çështje të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u fokusuar në prioritetet e përbashkëta dhe projektet konkrete që synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike, infrastrukturore dhe kulturore mes dy vendeve. Kurti ka udhëtuar drejt Shkupit për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej hekurave”, e vënë në…

Read More

Gazetari Baton Haxhiu është intervistuar sot nga dy hetues në staicionin policor “Qendra” në Prishtinë lidhur me një deklaratë të bërë në Pressing në T7 para rreth një jave. Haxhiu shkroi në një op-ed se prokurori Arianit Salihu kishte autorizuar intervistimin e tij, “duke e kthyer një analizë politike në objekt procedurial”, raporton GazetaExpress, transmeton Periskopi. Sot, Haxhiu tha se ishte në hetuesi, ku u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. “Dhe ajo që pashë nuk ishte vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, shkruan ai. Haxhiu kishte thënë në Pressing në T7 se qytetarët…

Read More

VLEN ka reaguar në lidhje me kërkesat e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, të cilat u shfaqën sot pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje. Nga VLEN thonë se ata janë në fazën përfundimtare të shkrirjes në një parti dhe se janë forca e dytë politike në vend. “VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në…

Read More

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin. “Me votim në këtë trup (Kryesi) u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar, i njoftova Kryesinë dhe kryetarët e degëve me procesin. Votuam dhe u dakorduam të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai. “Bashkëpunimi ynë është me…

Read More

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në tryezën ministrore të Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat, që po mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë. Në fjalimin e tij, ai theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike dhe krizës gjithnjë e më të theksuar klimatike. Hoxha informoi se Maqedonia e Veriut po ndjek në mënyrë aktive standardet evropiane në menaxhimin e ujërave, përfshirë edhe zbatimin e Direktivës Kornizë për Ujërat të Bashkimit Evropian. Ministri Hoxha theksoi nevojën për bashkëpunim rajonal, duke vënë në dukje se asnjë shtet…

Read More

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e përsëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm menjëherë të shkojë në zgjedhje. I pyetur pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje, Ahmeti tha se çdo herë i ka kërkuar ato. “Unë kam kërkuar që nga dita e parë të ketë zgjedhje të parakohshme — kjo nuk është befasi. Nëse nesër ka zgjedhje, jam i gatshëm”, tha Ali Ahmeti. Megjithatë, kryeministri Mickoski deri tani disa herë ka deklaruar se nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në periudhën e ardhshme pritet të ndodhë…

Read More

Jasmina Kostadinova, një zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë, u dënua me dhjetë muaj burg pasi pranoi në seancën e fundit dëgjimore se kishte pranuar ryshfet në lidhje me ndërmjetësimin e ndarjes së fondeve nga programi IPARD. Gjykata vendosi të përfshijë në dënimin e saj kohën e kaluar në arrest shtëpiak nga 5 nëntori 2025, një masë që është zgjatur. Në të njëjtën kohë, kërkesa për kthimin e 6.000 eurove u refuzua, ndërsa vendimi i gjykatës do të konfiskojë 8.000 euro të gjetura gjatë kontrollit. Pas hapjes së hetimit, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesën prej afërsisht 2.9 milionë eurosh nga programi…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari theksoi se mbështet dhe inkurajon kryeministrin e vendit që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet peng nga kjo qeveri. “Për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga përfaqësuesit e pafuqishëm të shqiptarëve VLEN, të cilët kanë tradhëtuar rëndë pritshmëritë e shqiptarëve.VLEN mori përgjegjësinë për të hequr balancuesin dhe e zëvendësoi atë me një ligj skandaloz për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke penguar reformën e vërtetë. Ky formacion politik…

Read More

Adem Jashari i ri është fejuar me Yllka Tahirin, bijën e inxhinierit të Trepçës, Xhevdet Tahiri, nga fshati Vllahi i Mitrovicës. Yllka Tahiri, e lindur në Mitrovicë, ka fituar zemrën e Adem Jasharit të ri. Ajo ka ndjekur studimet në mjekësi dhe ka filluar punë si mantelbardhë. Me rastin e fejesës, babai i saj, Xhevdet Tahiri, ka uruar çiftin me një mesazh emocional: “Vajza ime, drita e syve të mi, urime nga zemra për fejesën tuaj!  Yllka dhe Adem, ju urojmë një fillim të mbarë në këtë rrugëtim të bukur të jetës së përbashkët. U trashëgofshi, Allahu ju dhuroftë shëndet,…

Read More

Kongresi i VLEN-it që do të mbahet këtë të shtunë pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm figurash politike nga rajoni dhe më gjerë, në një ngjarje që po cilësohet si me rëndësi të veçantë politike, mëson Zyrtare. Nga Shqipëria, pjesëmarrja është konfirmuar nga përfaqësues të Partia Demokratike e Shqipërisë, përkatësisht Flamur Noka dhe Jorida Tabaku. Po ashtu, do të jetë i pranishëm edhe Adriatik Llapaj nga partia “Shqipëria bëhet”. Nga Kosova, me shumë gjasë do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njëherazi figurë e lartë e Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, nga Lugina e Preshevës është paralajmëruar…

Read More