Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hungaria akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të plotë të arkës së shtetit’ para se të largohej nga pushteti

5 Maj, 2026

VLEN me qëndrim të rezervuar për zgjedhje të parakohshme: Qeveria ka shumicë stabile!

5 Maj, 2026

Kurti në Shkup u prit nga Mexhiti, çka u bisedua?

5 Maj, 2026

Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat(VIDEO)

5 Maj, 2026

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

5 Maj, 2026

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

5 Maj, 2026

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

5 Maj, 2026

Ali Ahmeti i gatshëm për zgjedhje: Edhe nesër me pas zgjedhje të parakohshme jam gati!

5 Maj, 2026

Jasmina Kostadinova dënohet me dhjetë muaj burg për keqpërdorim të fondeve IPARD

5 Maj, 2026

ASH: Sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme, kjo Qeveri po mban peng shqiptarët dhe evrointegrimet

5 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 6 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat(VIDEO)

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Maj, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari Baton Haxhiu është intervistuar sot nga dy hetues në staicionin policor “Qendra” në Prishtinë lidhur me një deklaratë të bërë në Pressing në T7 para rreth një jave.

Haxhiu shkroi në një op-ed se prokurori Arianit Salihu kishte autorizuar intervistimin e tij, “duke e kthyer një analizë politike në objekt procedurial”, raporton GazetaExpress, transmeton Periskopi.

Sot, Haxhiu tha se ishte në hetuesi, ku u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

“Dhe ajo që pashë nuk ishte vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, shkruan ai.

Haxhiu kishte thënë në Pressing në T7 se qytetarët duhet “ta heqin qafe” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në atë mënyrë që të vendosin ose t’ia japin 80 mandate në Kuvend, ose ta largojnë nga qeverisja.

“Ne kemi humbur shumëçka në këtë vend dhe merremi me procedura. Dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ajo që duhet të them, qytetarët duhet të përgatiten për dy gjëra: ose le t’ia japin njeriut 80 vota, o le të tregojnë se ky nuk është i gatshëm të qeverisë, se kjo nuk ka kuptim më”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Kosovës po luajnë me veten. Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre. Ose jepjani 80 vota, ose largojeni që të qeverisin të tjerët, se jemi lodhë”, ka thënë Haxhiu.

Në ftesën që e ka parë Gazeta Express, Policia i kërkon Haxhiut të paraqitet për intervistim në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në stacionin kryesor policor në Prishtinë për “t’u marrë në pyetje lidhur me trajtimin e informacionit”, me një numër disashifror.

Haxhiu shkroi se dy hetuesit që e intervistuan “ishin korrektë” dhe “profesionalë”, por se prokurori që autorizoi intervistimin e tij e kishte keqlexuar deklaratën e tij.

“Dhe në një moment, në një bisedë që kaloi përtej formalitetit, më thanë se kjo lëndë ishte inicuar nga prokurori. Dhe se për ta vetë kjo ishte obligim profesional. Aty ndjeva keqardhje. Sepse kjo nuk ishte më çështje e një ftese. Ishte çështje e mënyrës se si është lexuar fjala ime. Dhe kur fjala lexohet gabim nga një qytetar, është keqkuptim. Kur lexohet gabim nga një analist, është debat. Por kur lexohet gabim nga një prokuror dhe kthehet në procedurë, atëherë kemi problem, sepse një prokuror nuk ka luksin e keqleximit”, shkroi ai.

Lexuar: 101

Lajme te ngjashme

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Fejohet Adem Jashari i ri, gëzim i madh në Prekaz (FOTO/VIDEO)

LDK: Nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Thaçi: “Faji” im i vetëm është – pse jam gjallë

Haradinaj ngjitet në vendin ku ra Luani, i bashkohet Ramiz Lladrovci

Sot varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Durrës

Lajmet e fundit

Hungaria akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të plotë të arkës së shtetit’ para se të largohej nga pushteti

5 Maj, 2026

VLEN me qëndrim të rezervuar për zgjedhje të parakohshme: Qeveria ka shumicë stabile!

5 Maj, 2026

Kurti në Shkup u prit nga Mexhiti, çka u bisedua?

5 Maj, 2026

Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat(VIDEO)

5 Maj, 2026

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

5 Maj, 2026

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

5 Maj, 2026

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

5 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.