Autor: Suad Avdiu

Siguria në shkolla është vënë përsëri në qendër të vëmendjes së publikut, veçanërisht pas rasteve të fundit të dhunës midis bashkëmoshatarëve, por edhe rasteve kur mësuesit dhe profesorët janë kapur duke u sjellë në mënyrë të papërshtatshme ose agresive ndaj nxënësve. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se do të urdhërojë futjen e kujdestarisë së mësuesve në shkolla, gjatë pushimeve, në korridoret e shkollave dhe në oborre, transmeton Portalb.mk. “Kemi bërë shumë për të arritur shkolla të sigurta, por duhet bërë shumë më tepër. Disa manuale, disa udhëzime u shpërndanë në vetë shkollat ​​dhe në komuna. Dje unë tashmë njoftova…

Read More

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së për Izet Mexhitin. Nga VLEN thonë se “BDI paska filluar përsëri me filmin e vjetër”. “Populli thotë, ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha. BDI-së i dhemb Izet Mexhiti, sepse bashkë me popullin i çoi në opozitë. Le ta mbajnë mend mirë: Izet Mexhiti nuk është produkt zyrash dhe përkëdheljeve të Ali Ahmetit. Ai ka mandat nga shqiptarët, si kryetar komune dhe deputet. Me votë, me terren, me njerëz. Jo si Bujar Osmani, Blerim Bexheti, Fatmir Besimi dhe klika e BDI-së, që politikën e kanë kuptuar vetëm si ngjitje për karrige, tender…

Read More

Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ende nuk ka përfunduar dhe se do të dërgohet një kërkesë e re. Në një intervistë për “Telma”, ai u shpreh se kërkesa për ekstradim ekziston dhe është në procedurë, ndërsa zhvillimet varen edhe nga situata politike në Hungari. Dimitrievski kritikoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së, duke thënë se ajo nuk ka marrë përgjegjësi të mjaftueshme për arratisjen e Gruevskit. Ai shtoi se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë më të vendosur për të çuar përpara këtë proces. Sipas tij, qytetarët presin transparencë dhe përgjegjësi në…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur në lidhje me deklaratën e tij, ku tha se së shpejti do të ketë zgjedhje. Ai theksoi se ka menduar për zgjedhje të rregullta, kur ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje. Mickoski tha se ka parti që frikësohen nga deklarata e tij, duke shtuar se VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje. “Ka parti që frikësohen nga ajo deklaratë për zgjedhjet. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është i konsolidimit. Do të doja të kemi zgjedhje të rregullta. VMRO-DPMNE çdo herë është e gatshme të shkojë në zgjedhje…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në adresimin e saj të fundit, ku iu drejtua diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka vendosur ta largojë flamurin dardan nga Zyra e Presidencës. Haxhiu, e cila ka marrë detyrën pasi ish-presidentja Vjosa Osmani përfundoi mandantin, të gjitha takimet që nga ajo ditë i ka zhvilluar me dy flamujt, por në video-mesazhin e fundit, ka vendosur ta heq. Nuk dihet akoma nëse flamuri është larguar përkohësisht dhe pse Haxhiu ka vendosur të veprojë në këtë formë.

Read More

“Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta vizitojë Greqinë këtë verë”, deklaroi dje ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle. “Ende nuk e dimë datën e saktë, shumë gjëra po ndodhin, por ai do të vijë në Greqi”, tha ajo, siç raportoi “Politico” i Brukselit. Megjithatë kjo vizitë nuk dihet se a do të përfshij edhe shtete tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas ambasadores Guilfoyle, në rajon do të qëndrojnë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, por që deri më tani siç tha ajo do ta vizitojnë Athinën. Kimberly Guilfoyle ishte e martuar me guvernatorin…

Read More

Në një aksion të përbashkët të policisë së Novi Pazarit dhe Bujanocit është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut M.Z. (66), nën dyshimin për kryerjen e katër vjedhjeve të rënda, shkruan SanxhakPress. Ai dyshohet se në periudhën nga 29 prilli deri më 1 maj ka thyer kasafortat dhe ka vjedhur para nga katër xhami në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë. Gjatë kontrollit, policia tek M.Z. ka gjetur një thikë dhe një elektroshok, për çka ndaj tij është ngritur edhe kallëzim për kundërvajtje. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës do të merret në…

Read More

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasoja fatale ka ndodhur dje në autostradën A3 pranë vendit Sredanac, në drejtim të Breganës, ku është përfshirë një kamion i cili pas daljes nga rruga është djegur plotësisht, me ç’rast ka humbur jetën shoferi i cili mbeti i bllokuar në kabinë, përcjell INA. Sipas informacioneve nga Drejtoria Policore Brod-Posavina, aksidenti është denoncuar në orën 14:15 në zonën e komunës Donji Andrijevci, ku u vërtetua se shoferi deri tani i panjohur po drejtonte kamionin në korsinë jugore, pas së cilës ka dalë nga rruga në anën veriore, ndërsa policia njoftoi se në vendngjarje janë…

Read More

Péter Magyar, kreu i partisë Tisza dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, i cili i dha fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán pas zgjedhjeve të prillit, akuzoi qeverinë në largim për shpenzime publike të pakontrolluara dhe për marrjen e detyrimeve të reja financiare në ditët e fundit të mandatit të saj, duke njoftuar një rishikim urgjent të buxhetit pas marrjes së pushtetit, raporton Anadolu. Magjari akuzoi qeverinë në largim të kryeministrit Viktor Orban për “vjedhje të plotë të thesarit të shtetit” në javën e fundit të mandatit të saj dhe njoftoi se qeveria e re do të kryejë menjëherë një…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare “Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Pas atyre zgjedhjeve partia që ai udhëheq do të margjinalizohet. Dhe unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan vendin”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen se si e komentoni deklaratën e kryetari të LSDM-së, Venko Filipçe se Bullgaria nuk po konteston identitetin maqedonas por Kryeministri po shpik armiq artificialë. Nga VLEN konsiderojnë se Qeveria…

Read More