Autor: Suad Avdiu

Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan me sukses të gjitha procedurat organizative . Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët e degës së Tetovës , duke ndjekur me përpikëri normat statutare dhe standardet demokratike të votimit . Po ashtu, u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror nga dega e Tetovës . Në përmbyllje të kuvendit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e organizimit dhe përkushtimit për një Kongres të IX të suksesshëm.

Read More

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 26 gradë celsius. Në ditët në vazhdim do të pasojë mot me vranësira dhe reshje të shiut.

Read More

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në TVM1 ka thënë se për herë të parë në kampusin politik shqiptarë po ndodhë bashkimi dhe kjo ndodhi pasi opozita në zgjedhjet e fundit parlamentare theu monopolin e quajtur BDI. Kjo, sipas tij solli konkurrencë dhe faktorizimin e votës shqiptare. “Këtë e bëmë në zgjedhjet e fundit parlamentare që dolën me sukses, edhe më herët ka mundur të ndodhë që shqiptarët të votonin anti-BDI, por opozita ishte e ndarë. E dëshmuam edhe në zgjedhjet lokale, dolëm jashtë si VLEN me kandidatë të pavarur me Mendi Qyrën në Strugë. Pra ka…

Read More

LAJM MORTOR Ndërron jetë Ramadan Ibraimi, avokat tek Avokati i Popullit, zyrja në Kumanovë. I ndjeri, për më shumë se dy dekada, ishte një dorë e zgjatur për të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Kumanovë e rrethinë. Zyrja e tij ishte e hapur për çdo qytetarë në nevojë, me sugjerimet e tija profesinonale dhe të njerëzishme! Kumanova dhe Likova humbën një avokat të rryer, me tipare patriotike! Ai ishte i lindur në Vaksincë të Likovës dhe ishte prind i dy djemëve, si dhe bashkëshort i denjë! I ndjeri, për më shumë se dy dekada, ishte një dorë e zgjatur…

Read More

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të gazetarisë sportive në vend, Sami Ademi. Lajmi ka prekur thellë opinionin publik, veçanërisht dashamirët e sportit që janë rritur duke ndjekur komentet dhe analizat e tij në ekranet televizive. Sami Ademi konsiderohej si një ndër pionierët e gazetarisë sportive, i cili me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion të jashtëzakonshëm kontribuoi për dekada në informimin dhe edukimin sportiv të publikut. Zëri i tij karakteristik dhe mënyra unike e përcjelljes së ngjarjeve sportive e bënë atë të dashur për gjenerata të tëra.

Read More

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius. Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë edhe autoritetet franceze njoftuan se u identifikua një pacient i cili nuk ishte në anijen MV Hondius, e cila është në karantinë, por ishte në të njëjtin fluturim me një nga pasagjerët. Në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RND), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon…

Read More

Komunikimi si pushtet dhe liri, që zbërthen epokën digjitaleë , është libri më i ri universitar i Prof. dr. Demush Bajramit, me titull: “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”. Ky libër sjell një perspektivë bashkëkohore dhe të argumentuar mbi sfidat e demokracisë në epokën e “pas së vërtetës”, duke ofruar një analizë të balancuar mes rreziqeve dhe mundësive që sjell teknologjia. Në një kohë kur komunikimi po riformëson vetë strukturën e pushtetit dhe të demokracisë, publikohet një libër i ri që analizon në mënyrë kritike komunikimin politik në epokën digjitale. Duke u nisur nga ideja se…

Read More

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë për RTK-në avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili në një përgjigje për RTK ka konfirmuar saktësinë e informacionit të raportuar në media. “Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë. Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte paraparë të shpallej më 19…

Read More

Izet Mexhiti, njeriu që për vite me radhë ndërtoi pushtet mbi lidhje familjare dhe interesa personale, sot përpiqet të paraqitet si “ndryshim”. Por qytetarët e Çairit dhe të Shkupit e njohin mirë realitetin. Sipas BDI-së, struktura e tij politike ka funksionuar me logjikën e klaneve: besnikëri ndaj rrethit të ngushtë, kontroll përmes njerëzve të afërt dhe përfitime për pakicën, në kurriz të shumicës. Për më shumë se dy dekada, ai dhe rrethi i tij uzurpuan përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup, duke lënë pas një realitet të zymtë për të rinjtë – mungesë perspektive, mundësi të kufizuara dhe një të ardhme…

Read More

Me rastin e përvjetorit të rënies së heroit të kombit Luan Haradinaj, sot, së bashku me bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij dhe të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Luan Haradinaj, së bashku me vëllezërit e tij dhe mijëra luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe sakrificës për atdheun. Nderimi për dëshmorët është dhe do të mbetet detyrim i përhershëm moral dhe kombëtar. Lavdi e përjetshme!

Read More