Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hungaria akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të plotë të arkës së shtetit’ para se të largohej nga pushteti

5 Maj, 2026

VLEN me qëndrim të rezervuar për zgjedhje të parakohshme: Qeveria ka shumicë stabile!

5 Maj, 2026

Kurti në Shkup u prit nga Mexhiti, çka u bisedua?

5 Maj, 2026

Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat(VIDEO)

5 Maj, 2026

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

5 Maj, 2026

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

5 Maj, 2026

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

5 Maj, 2026

Ali Ahmeti i gatshëm për zgjedhje: Edhe nesër me pas zgjedhje të parakohshme jam gati!

5 Maj, 2026

Jasmina Kostadinova dënohet me dhjetë muaj burg për keqpërdorim të fondeve IPARD

5 Maj, 2026

ASH: Sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme, kjo Qeveri po mban peng shqiptarët dhe evrointegrimet

5 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 6 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASH: Sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme, kjo Qeveri po mban peng shqiptarët dhe evrointegrimet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari theksoi se mbështet dhe inkurajon kryeministrin e vendit që sa më parë t’i bëjë thirrje kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të mundësuar lehtësimin dhe debllokimin e procesit eurointegrues të vendit, i cili po mbahet peng nga kjo qeveri.

“Për shqiptarët zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm nga përfaqësuesit e pafuqishëm të shqiptarëve VLEN, të cilët kanë tradhëtuar rëndë pritshmëritë e shqiptarëve.VLEN mori përgjegjësinë për të hequr balancuesin dhe e zëvendësoi atë me një ligj skandaloz për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke penguar reformën e vërtetë. Ky formacion politik i quajtur VLEN nuk kishte fuqinë politike për të mundësuar provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe për studentët shqiptar dhe nuk i mbështeti ata, nuk e realizoi premtimin për ndryshime kushtetuese edhe pse vetë liderët e VLEN-it deklarativisht e kishin kusht për këtë qeveri duke kërcënuar madje se nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese ne do ta lëshojmë qeverinë, gjë që nuk ndodhi, lejoi degradimin e gjuhës shqipe në institucione dhe solli nënçmim institucional ndaj shqiptarëve. Në vend të barazisë, VLEN ka sjellë nënçmim. Në vend të reformave të thella, ka krijuar bllokada të turpshme. Në vend të përshpejtimit të integrimeve evropiane, ka shkaktuar ngecje të rënda dhe pasiguri të frikshme. Qytetarët po përballen çdo ditë me çmime të larta, të papërballueshme për xhepin e tyre për shkak të pagave të ulëta dhe një të ardhmeje pa shpresë që shumë të rinjë i ka detyruar edhe të emigrojnë”, thuhet në reagim.

Më tej nënvizohet se Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi se kjo qeveri me VLEN në pushtet nuk kanë as kapacitet politik dhe as vullnet demokratik për të përfaqësuar me dinjitet qytetarët në veçanti shqiptarët dhe për të çuar vendin përpara, prandaj ne bëjmë thirrje, të lejohen qytetarët që nëpërmjet zgjedhjeve të reja, të lira, fer dhe demokratike të marrin fatin e tyre në dorë, të vendosin se kujt do t’ia japin besimin për t’i përfaqësuar siç duhet, dhe të ndëshkojnë me votë ata që tradhtuan besimin duke mos përmbushur premtimet e tyre, duke filluar nga VLEN.

“Në këtë ngërç politik e diplomatik, në këtë kohë të krizës së thellë ekonomike dhe sociale, zgjedhjet nuk janë thjesht një opsion, ato janë zgjidhja e vetme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të marrin fatin e tyre në dorë, të hedhin poshtë dështimet e kësaj qeverie dhe të VLEN, dhe të zgjedhin përfaqësues që do ta çojnë vendin përpara me dinjitet dhe prosperitet”, thekson ASH e Taravarit.(INA)

Lexuar: 85

Lajme te ngjashme

VLEN me qëndrim të rezervuar për zgjedhje të parakohshme: Qeveria ka shumicë stabile!

Kurti në Shkup u prit nga Mexhiti, çka u bisedua?

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

Ali Ahmeti i gatshëm për zgjedhje: Edhe nesër me pas zgjedhje të parakohshme jam gati!

Jasmina Kostadinova dënohet me dhjetë muaj burg për keqpërdorim të fondeve IPARD

Lajmet e fundit

Hungaria akuzon Orbanin për ‘plaçkitje të plotë të arkës së shtetit’ para se të largohej nga pushteti

5 Maj, 2026

VLEN me qëndrim të rezervuar për zgjedhje të parakohshme: Qeveria ka shumicë stabile!

5 Maj, 2026

Kurti në Shkup u prit nga Mexhiti, çka u bisedua?

5 Maj, 2026

Policia interviston gazetarin Baton Haxhiu, shkak kjo deklaratë në debat(VIDEO)

5 Maj, 2026

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

5 Maj, 2026

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

5 Maj, 2026

Hoxha në Forumin Ndërkombëtar për Ujërat: Nevojiten zgjidhje të përbashkëta për sfidat klimatike

5 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.