Autor: Suad Avdiu

Faza e fundit e standardeve të reja të sigurisë së automjeteve do të hyjë në fuqi në Bashkimin Evropian më 7 korrik, gjë që do të sjellë kosto shtesë për prodhuesit dhe, si rrjedhojë, një rritje të re të çmimit të makinave. Sipas vlerësimeve, çmimet e automjeteve të reja mund të rriten me 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga modeli dhe niveli i pajisjeve. Ky është zbatimi i plotë i Direktivës së BE-së 2019/2144, e njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Sigurisë. Me përfundimin e periudhës së tranzicionit, nga korriku asnjë makinë e re nuk mund të regjistrohet në…

Read More

“Për momentin, nuk ka raste të regjistruara, pasagjerë ose kontakte të ngushta të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, as nuk ka ndonjë indikacion për rrezik për shëndetin publik në vend”, informon Instituti për Shëndet Publik, pas situatës së lidhur me klasteret e raportuar të rasteve të infeksionit hantavirus të lidhura me udhëtimin e anijes turistike MV Hondius në rajonin e Oqeanit Atlantik Jugor. Sipas informacionit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe autoritetet kombëtare shëndetësore të vendeve të prekura, deri më tani janë regjistruar 8 raste të…

Read More

Ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit të kombit, Beqir Sadiku, nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës. Beqir Sadiku ishte një ndër luftëtarët e njohur shqiptarë, i cili mori pjesë në tri luftëra çlirimtare – në radhët e UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni,  (përcjell) Televizioni News Lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit ka pikëlluar familjarë, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë nga rajoni i Likovës dhe më gjerë, të cilët e kujtojnë me respekt sakrificën e familjes Sadiku për çështjen kombëtare. Ekipi i Televizionit News: Ngushëllime familjes Sadiku.

Read More

Përderisa kushti për Maqedoninë e Veriut për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbeten ndryshimet kushtetuese, ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi se vendi aktualisht nuk është i gatshëm t’i ndërmarrë ato. Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset (Alen Berse), Mucunski tha se ekziston mungesë besimi dhe besueshmërie në raport me premtimet dhe obligimet ndaj vendit. Megjithatë shefi i diplomacisë thotë se ne gjithmonë janë të gatshëm për dialog por sipas tij, mungoi vullneti për një dialog të tillë nga ana e Bullgarisë me Qeverinë e kaluar. Ai tha se,…

Read More

Policia e Kumanovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një banorë të rajonit të Likovës, pasiqë paraprakisht, për rastin në fjalë është njoftuar nga një banor i kësaj ane, kurse autori i veprës është dërguar në Stacionin policor, përcjell Kumanova Sot. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) 34-vjeçari gjatë tejkalimit me veturë ka gjuajtur nga revolja, kurse incidenti ka ndodhur “me daten 6 maj 2026 rreth ores 16:30”, përcjell portali “Kumanova Sot”, njoftimin e Policisë së Kumanovës. “Policia e ka privuar nga liria personin me iniciale A.A. 34-vjeç fshati Hotël i komunes se Likoves, i cili dyshohet…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme shënoi Ditën e Policisë vetëm në maqedonisht. Pa mbishkrime në shqip, pa adresim në gjuhën shqipe dhe pa asnjë shqiptar në listën e shpalljes së 12 policëve më të mirë. Edhe pse dekorimet përfshijnë pjesëtarë nga 8 sektorë dhe 4 qendra rajonale të MPB-së, pa përfaqësim mbeti edhe Tetova, ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Ministria e Brendshme, pa përgjigje se përse mungon shqipja dhe dekorimi i policëve shqiptarë. Në fjalimin e tij, numri një i policisë, foli për investimet në përmirësimin e kushteve dhe efikasitetin e shërbimeve policore, duke nënvizuar se kanë arritur uljen e krimit…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nëse Fatmir Limani do të vazhdojë ta ushtroj detyrëen e ministrit, pas deklaratave të tij, se ka përfunduar punë me koalicionin VLEN, tha se për këtë duhet të pyetet udhëheqësia e VLEN-it. Ai ka theksuar rëndësinë e VLEN-it si partner koalicioni i cili, sipas Mickoski, me patjetër se do të vazhdojë të jetë në Qeveri. “Për ne VLEN është partner strategjik në kuadër të Qeverisë, kështu që këtë pyetje duhet ta drejtoni aty”, tha Mickoski. Përndryshe, zv/kryeministri i parë Bekim Sali, mbrëmë deklaroi se me rikontruimin e Qeverisë, emri i Fatmir Limanit nuk do…

Read More

Shkruan:DRITON DIKENA U desh një bombë gjatë Luftës së Parë Botërore që të plagoste kupolën e saj, të lëndonte minaren dhe të shuante për një shekull zërin e ezanit. Një shekull heshtje… një shekull pritje… një shekull dhimbje. Dhe megjithatë, xhama e Mahmud Beut në Manastir nuk u shua. E shndërruan në stallë kuajsh, magazin plehrash…e përbaltën shenjtërinë e saj. Ajo qëndroi. E plagosur, por në këmbë. E heshtur, por me kujtesë. Brenda saj mbetën si ogur gjurmët e predhave deri më sot, si dëshmi se edhe guri e mban dhimbjen, por nuk e harron shpresën. Dhe sot, kur dyert…

Read More

Rasti me vajzën 13-vjeçare nga Gjorçe Petrovi nuk është më vetëm një histori e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Me gjashtë kallëzimet penale kundër prindërve, ky rast po bëhet paralajmërim se shteti po hap edhe pyetjen e dytë: kush i ka edukuar, kush i ka kontrolluar dhe kush e ka lënë pas dore detyrën për të parandaluar që fëmijët të bëhen të dhunshëm, shkruan gazeta KOHA. Neni kyç është 201 i Kodit Penal. Në tekstin zyrtar të ndryshimeve tashmë të publikuara, kjo vepër penale parashikon se prindi, adoptuesi, kujdestari ose personi tjetër që me neglizhencë të rëndë të detyrës për kujdes dhe…

Read More

Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 u dënuan 37 veta si pjesë e grupit të quajtur të Kumanovës, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Një nga dëshmitë ishte edhe ajo e Sami Ukshinit – komandant Sokolit që po ua risjellim në vijim. Sokoli: Ja kush organizoi 9 Majin Në njërën nga seancat e fundit gjyqësore ku po gjykoheshin të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001. Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini se kur,…

Read More