Autor: Suad Avdiu
Skender Ame, kryetar i shoqatës së blegtorëve që ruajnë dhen “Dashi”, thotë se nëse deri para tre viteve në Diber e rrethinë kishte më shumë se 40 mijë dele, aktualisht numri i tyre është 10 mijë më pak, respektivisht 30 mijë. – Arsyet për këtë rënie qëndrojnë në radhë të parë në faktin se të rinjtë u larguan në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA. Në tre vitet e fundit, dhjetë fermerë, të cilët kishin tufa të mëdha, i shitën ato dhe kjo tendencë vazhdon. Ndikon edhe fakti që nuk ka subvencione për qengjat. Gjithashtu, po përballemi edhe me…
Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2” është shtyrë, në mënyrë që kjo lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik. Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni politik është…
Ministri i drejtesise Krenar Lloga u takua sot mr U.D. Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf. Gjermania mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese, u tha në takim. Në takimin e sotëm me U.D. Ambasadorin e Gjermanisë, Otto Graf, u diskutua për ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe situatën aktuale në gjyqësor. Ministri Lloga njoftoi Graf se Preambula në Kushtetutë është prioritet dhe se në periudhën në vijim pritet që të formohet një grup ekspertësh për përgatitjen e këtyre ndryshimeve. Gjithashtu u diskutua edhe për idenë e përgatitjes së Kodit të ri Zgjedhor dhe…
Shkup, 30 mars – Sot, Këshilli mbikëqyrës shtatë anëtarësh i Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkohë që pikë e rendit të jetë përplasja e “Grupit të Zjarrit” me Kryesinë e partisë, konkretisht ndasitë që tashmë janë thelluar në BDI, e si shkak paraqitet detyra e Artan Grubit si zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë. Gazeta KOHA megjithatë merr vesh se lideri Ali Ahmeti edhe sot nuk do të lëshojë pe në kërkesat e Grupit të Zjarrit për shkarkimin e Grubit nga detyra e zëvendëskryeministrit, ndërkohë që Grupit të Zjarrit i mbeten dy opsione –…
Ministria për Punë të Brendshme po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba, kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe shtoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion rreth hetimeve, megjithatë premtoi se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha. “Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm. Spasovski tha se aktualisht është duke u hetuar një…
Nga përmbysja e një autobusi pasagjerësh në afërsi të qytetit Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 persona janë lënduar, shkruan Anadolu Agenca. Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e së enjtes. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur pasi autobusi ka rrëshqitur për shkak të akullit në rrugë. Pas denoncimit, në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, zjarrfikëse dhe shpëtimtare, si dhe policia për të hetuar. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Refahijas dhe Erzinxhanit pasi në vendin e ngjarjes iu dha ndihma e parë. Është një rajon…
Villma Ruskoska është shkarkuar nga funksioni i prokurores, mëson TV21. Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorit pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga 5 anëtarë, me shumicë votash e kanë shkarkuar Villma Ruskoskën nga funksioni i prokurores. “Për një ish-prokurore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91 paragrafi 6 nga Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që të dorëzojë propozim për shkarkimin e saj nga Këshilli…
Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia dhe Moldavia janë vendet ku mishi konsumohet më pak. Sipas një harte të konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë të publikuar nga faqja e internetit “Landgeist” bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë çdo vit 39 kilogramë mish për banorë, përcjellë Klan M. Nga vendet e rajonit konsumin më të lartë të mishit e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor. Mesatarisht, serbët hanë…
Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 18 gradë Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë
Kryeministri i sapozgjedhur i Skocisë, Humza Yousaf, ndau një foto të martën teksa drejtonte familjen e tij në lutjet, në natën e tij të parë në rezidencën zyrtare, Bute House. Kryeministri i sapozgjedhur i Skocisë, Humza Yousaf, ndau një foto të martën teksa drejtonte familjen e tij në lutjet, në natën e tij të parë në rezidencën zyrtare, Bute House.
