TV News
Maqedoni

AlternAtivA:Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut

Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2” është shtyrë, në mënyrë që kjo
lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e
skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet
propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit
politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë.
Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i
cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër
korrupsionit politik.
Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për
krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni
politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar
ëndrra europiane e këtij vendi.

AlternAtivA – Shkup
Shkup, 30.03.2023

Lajme të ngjashme

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

Suad Avdiu

Pavle Trajanov: Zgjedhjet pa qeveri teknike

Suad Avdiu

Mickoski: Në takimin e liderëve do të flitet vetëm për datën e zgjedhjeve

Suad Avdiu