Autor: Suad Avdiu
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nën udhëheqjen e ministrit dr.Jeton Shaqiri, iu ka vënë vulën shumë projekteve në interes të shqiptarëve, e të cilat ndër vite anashkaloheshin. Për shqiptarët e Velesit në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të ketë risi në arsim, për herë të parë me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 në Shkollën e Mesme Ekonomike “Jovçe Tesliçkov”, do të ketë paralele në gjuhë shqipe, dhe në Gjimnazin “KOÇO RACIN” do të hapet edhe një paralele tjetër në gjuhë shqipe. Gjithashtu për herë të parë në Shkollën e…
Një dramë e vërtetë po ndodh tani në lagjen Aerodrom të Shkupit, në lokacionin Porta Aerodrom, përballë Skopjankës, shkruan faktor.mk. Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete policie, përkatësisht forca policore të Policisë së Ndërhyrjes, të armatosur rëndë dhe me jelek antiplumb. Sipas informacioneve të marra nga lexuesit që ndodheshin në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje të rëndë në një nga objektet në atë lokacion, dhe disa nga supozimet të cilat nuk janë vërtetuar kanë shkuar në drejtimin se mund të jetë një dyqan bastesh. Informacionet nga terreni siç përcjellë Klan M, thonë se disa sulmues…
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore. Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Masakrën e Pastasellës, në komunën e Rahovecit, ka thënë se i denoncojmë forcat serbe, pasi 106 persona të këtij fshati u vranë vetëm për shkakun se ishin shqiptarë. “Ende ka persona të zhdukur nga kjo masakër, që familjarët ende nuk dinë asgjë për ta. Kishin planifikuar si teknikë dëbimi nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, si fëmijë të moshës 13 vjeçare e pastaj të rritur e të moshuar, fillimisht filluan me fëmijë që prindërit t’i shohin fëmijët e tyre që po vriteshin…
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga njësiti kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë pranë SPB-Kumanovë ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.T. nga Kumanova. Gjatë bastisjes që është kryer ndaj tij është gjetur marijuhanë, ndërkohë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 paketime të tjera me marijuahën dhe një peshore digjitale. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Në orën 08:05, në SPB Shkup është raportuar se në një kazino të vendosur në bul.M.T.Gologanov, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të N.A. (46) nga fshati Haraçinë, me të cilin paraprakisht kanë luajtur në aparatet në kazino, pas së cilës N.A. iu nënshtrua plagëve të marra. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimorë pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, kështu deklaroi sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete. “Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi…
Nga dita e djeshme është zhdukur vajza 12 vjeçare Anisa Ajro. Rastin në rrjetet sociale e k denoncuar nëna e saj, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e Anisës. Çdo kush që ka ndonjë informacion mund të paraqitet në numrat 071349628 ose 072232983, kurse mund të ndihmoni edhe duke shpërnda informacionin. “Është zhdukur Anisa Ajro, është 12 vjeç. Shpërndajeni ju lutem Nëse e sheh dikush nu lutem thirrni në 071349628 ose 072232983”, shkruan nëna e saj.
Televizioni News ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin mediatik ndërkombëtar Voice of America, një ndër mediumet më të vjetra të kontinentit amerikan. Voice of America transmeton përmbajtje mediatike në disa kontinente dhe në mbi 40 gjuhë. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me VOA vie si rezultat i profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë në fushën mediatike të Televizionit News. Drejtuesit e Televizioni News Vlora Zenuni Hamiti Suad Avdiu janë shprehur tejet e kënaqur me këtë risi në hapësirën mediatike në Maqedoni dhe garantojn që puna profesionale e medias që ato drejtojnë do të jetë kryefjalë e angazhimeve të televizionit
