Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026

Ndërroi jetë 107-vjeçari si banori më i vjetër i Çairit

3 Korrik, 2026

Publikohet renditja e re, me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtoni pa vizë në 127 shtete të botës

3 Korrik, 2026

Shkupit po i vjen edhe një hafiz i ri

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 3 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
🔴 Postimi i plotë nga Kurti:
Sot shpallëm 643 fermerët ndërmarrës përfitues nga 1200 fermerë sa kanë aplikuar gjithsej për grante në industrinë agro-përpunuese. Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës shpallet një numër kaq i madh përfituesish të një skeme publike investimesh në një proces të vetëm.
Rreth 35 për qind e përfituesve janë gra. E po ashtu një numër i konsiderueshëm përfituesish janë të rinj, që angazhimin në sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrjen rurale e shohin si perspektivë për të ardhmen e tyre.
Përmes kësaj mase po mbështeten sektorë me potencial të lartë zhvillimor, si agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, akuakultura dhe aktivitete të tjera që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.
Kosova për herë të parë nga të qenurit vetëm përfitues i mbështetjes ndërkombëtare u bë edhe bashkinvestuese në një program të kësaj përmase në vitin 2023. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in, të cilët prej shumë vitesh janë partnerë të besueshëm të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës tashmë e ka vendosur fermerin dhe bujkun në qendër të politikave bujqësore. Mbi 350 milionë euro dhe me rreth 150 mijë përfitues është mbështetja direkte financiare përgjatë qeverisjes sonë.
Bujqësia, përfshirë edhe pylltarinë, gjuetinë dhe peshkimin, është sektor tejet i rëndësishëm për zhvillimin e Republikës sonë, sepse përbën 7.3% të Bruto Produktit Vendor.
Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen. Prandaj, do t’ju mbështesim për standardizim e certifikim. Cilësia dhe ligjshmëria janë hovi i ardhshëm i shtimit të eksportëve, i zëvendësimit të importeve dhe i konkurrueshmërisë evropiane. Suksesi i fermerërve, prodhuesve dhe sipërmarrësve tanë është edhe suksesi i Republikës së Kosovës./KORREKT PRES
Lexuar: 104

Lajme te ngjashme

Ushtarët e FSK-së mirëpriten në Kroaci

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Sinan Vllasaliu: Albin Kurti po del politikani më i pakorruptuar deri tash

Vr’itet me thikë imami kosovar

Nga një familje mërgimtarësh, te familje me tre tituj Master universitar në Zvicër: Historia e familjes Begzati nga Gostivari

Ndodh në Shëngjin: Gruaja kujtoi se burri i saj u mb*t, s’do ta besoni ku e gjeti pas disa orësh

Lajmet e fundit

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.