Autor: Suad Avdiu
Një bujk 58-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet që ka marrë deri sa po punonte tokën me traktorin e tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Më datë 25.03.2023, në ora 12:00 është raportuar se në fshatin Saçevë të Strumicës, në vendin e quajtur Axhimerki, V.T.(58) nga i njëjti fshat, duke kryer punë bujqësore me traktor në arën e tij, në të cilën ka pasur gypa metalikë për folie të plastikës, ka pësuar lëndime, e më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB./Gazeta Lajm
Zëdhënësi i Aleqncës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar ndaj akuazave të opinioniatit Sulejman Mehazi i cili ditë më parë akuzoi funksionarët e ASH-së se janë rahatu në kolltuqe sa që nuk patën kohë të urojnë qytetarët për ramazan. Zeqiri në reagimin e tij ka shënuar; “I nderuar Sulejman Mehazi! Nuk i bëni nder askujt, e as kauzës tuaj kur akuzoni për gjëra të pavërteta. Na vjen keq që nuk ju kemi dhënë asnjë arsye të shëndoshë, nuk keni ku na kapni për gabime dhe detyroheni të bëni ju gabime të këtilla qesharake. Ju ftojmë të vazhdoni…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë. Ajo ka thënë se 24 vjet më parë ndodhi masakra më e tmerrshme ndaj një familje. Në deklaratën e Osmanit thuhet se krimi u mundua të fshihet, por që tre anëtarë të kësaj familje shpëtuan që janë dëshmia e këtij gjenocidi. “24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin.…
Amir Shabani nga dega e BDI-së në Kumanovë i ka reaguar deklaratës së kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimmitrievski në “10 Minuta” në TV21, i cili ftoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin, që të këndojë në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të parë gjendjen në këtë shkollë. Shabani thotë se Ministria e Arsimit disa herë ka siguruar mjete financiare për ndërtimin gjimnazit, por që komuna e Kumanovës nuk ka siguruar projekt.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme,përcjell TV21. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të…
Të marrësh pushim nga puna dhe jeta e përditshme për të udhëtuar është një mënyrë mjaft e mirë për ta rifreskuar mendjen dhe trupin, por nëse keni për të bërë një udhëtim të gjatë me aeroplan, atëherë duhet t’i dini disa rreziqe shëndetësore që shkaktohen nga fluturimi. Një infografikë e lëshuar nga Citybase Apartments tregon se çfarë ndodh saktësisht në trupin tuaj gjatë fluturimit. Fryrje, të ftohtë, rrahje të parregullt të zemrës dhe një rritje të rrezikut të prishjes së dhëmbëve janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat duhet të përgatiteni para fluturimit tuaj të ardhshëm. Grafika tregoi gjithashtu…
Pikat pagesore nl vendin tonë vitin e kaluar kanë realizuar profit prej 53.242.070 eurove, përcjell TV21. Nga N.P. “Rrugët Shtetërore” për MIA bëjnë të ditur se të ardhurat janë rritur për 6,6 milionë euro, krahasuar me vitin 2021, ku fitimi ishte 46,4 milionë euro. Në pikat e reja të pagesës që u përuruan me 18 korrik të viti të kaluar, Preod dhe Kadrifakovo, rruga Milladinovci-Shën Nikollë-Shtip, janë mbledhur 85.599.333 denarë, respektivisht 72.861.770 denarë. Më profitabile është pika e pagesës në Rramanli, ku sipas të dhënave janë mbledhur 400.174.788,00 denarë. Nga pika në Milladinovci janë mbledhur 266.361.767 denarë, nga ajo në…
Zv/kryeministri Artan Grubi Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, ku prezent ishin edhe Grupi i Zjarrit, ka thënë se Grupi i Zjarrit më nuk ekziston, raporton korrespodenti ynë nga Tetova. Ndërkaq Izet Mexhiti duke komentuar këtë deklaratë të Grubit, ka thënë se javën tjetër do të ketë një mbledhje të re për kërkesat e tyre. Hollësi tjera presim nga korrespodenti i Lideri.mk. Kurse Klan M ka raportuar se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Evropë dhe se ky është moment i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut…
Një zyrtarë i policisë nga Shkupi ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë është ngritur procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë. “Më 24 mars 2023, nga një shkollë e mesme në Shkup është marrë njoftim se një polic ka ngacmuar verbalisht disa nxënëse. Menjëherë janë marrë masat adekuate për zbardhjen e rastit dhe është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj personit do të iniciohet procedurë për përcaktimin e pergjegjësisë disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër (26.03.2023), duke filluar nga ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar atletike, do të merren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në malin Vodno. “Rruga e lëvizjes së garës atletike është nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në Manastirin Shën Panteleimoni dhe anasjelltas. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB-Shkup do të marrë masa për zhvendosjen e trafikut nëpër rrugët përreth. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do…
