Autor: Suad Avdiu
Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa vendi është siguruar nga policia. Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Një fëmijë 4-vjeçar me emrin Bogdan, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u raportua se ka humbur dje në zonën e Alto Mare. Sipas denoncimit të mbërritur, familjarët gjatë kohë kanë kërkuar 4 vjeçarin . Familja kishte njoftuar edhe Policinë e Golemit-Durres. Fatmirësisht pas disa orësh fëmiu është gjetur shëndosh e mirë, njoftuan mediat në Shqipëri.
Edhe këtë vit, për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, BDI po i mbledh në aheng privat kolltukofagët e vet. Të gjithë me karriera shumëvjeçare, të ndërtuara në emër të Marrëveshjes së Ohrit dhe mbi kurrizin e shqiptarëve. Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së. Ajo është rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë. Por ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI-ja e zhbëri, duke e kthyer në bankomat për pasurim personal. Aq e gjatë është lista e të korruptuarve të BDI-së që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë…
Një çerek shekulli pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, BDI-ja e cilëson këtë dokument si një nga kthesat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar njëkohësisht se parimet e saj po përballen me përpjekje për zhbërje dhe moszbatim. Në kumtesën me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, partia thekson se marrëveshja, e nënshkruar më 13 gusht 2001 me mbështetjen e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, vendosi themelet e një rendi të ri politik dhe institucional, të bazuar në paqe, barazi dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. “Marrëveshja e Ohrit instaloi një arkitekturë të re…
Drejtuesit e automjeteve me targa të huaja që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar aktualisht mund t’i shmangen ndëshkimeve, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” deri më tani ka kapur vetëm shoferët vendas. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se ky sistem këtyre ditëve do të fillojë të zbatohet fillimisht në Pikën Kufitare të Tabanocit dhe më pas në të gjitha pikat kufitare të vendit. “Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ këto ditë do të fillojë të funksionojë në Pikën Kufitare Tabanoc, ku të gjithë shoferëve të automjeteve me targa të huaja, të cilët sistemi i ka evidentuar se kanë kryer…
Një burrë 68-vjeçar nga fshati Berovc i Prilepit është gjetur i vdekur me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në pjesën e kraharorit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) Rasti është raportuar më 11 gusht, në orën 07:33, në SPB Manastir. Sipas raportimit, A.V. nga fshati Berovc e ka gjetur babanë e tij, S.V. (68), të vdekur në një arë në territorin e fshatit. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Prilepi ka konstatuar vdekjen. Në automjet është gjetur një pushkë gjuetie, me një gëzhojë të shkrepur në tytë. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipet kompetente. Me urdhër…
I dyshuari Skender Llugiq i cili bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt sot në Kuvend, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”. Kështu kanjoftuar Prokuroria Speciale përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se po merren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja””. “Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës…
BE-ja po përgatitet për një zgjerim të ri, por fillimisht duhet të forcojë rregullat brenda radhëve të saj. Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot për „Politico“ të Brukselit se Komisioni së shpejti do të paraqesë propozime për përgatitjen e një Unioni më të madh dhe konfirmoi se është e nevojshme të forcohet mbështetja nga të 27 vendet anëtare. Sipas portalit të Brukselit, Komisioni Evropian po punon për ndryshimin e kushteve për anëtarët e rinj dhe pritet të publikojë propozime për përcaktim më të saktë të të drejtave të tyre, por edhe për mekanizma mbrojtës. „Politico“: Komisionerja evropiane për…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, gjatë shënimit të përvjetorit të 25 të nënshkrimit të Marrëveshsjes Kornizë të Ohrit ka vlerësuar se kjo datë është një moment i rëndësishëm për reflektim mbi rrugën e përshkuar, por edhe për diskutimin e përgjegjshëm mbi të ardhmen. “Sot ishte një ditë e rëndësishme për reflektim mbi rrugën që kemi përshkuar gjatë këtyre 25 viteve pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, por edhe për të diskutuar me përgjegjësi për atë që na pret përpara”, ka thënë Azizi gjatë paneleve të diskutimit. Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi ka bërë të ditur se përmes tre paneleve,…
Erkan Arifi: Homazhe në Hotël në kujtim të dëshmorit të kombit, Muzafer Agushi Sot, me nderim dhe përulësi, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël, në kujtim të dëshmorit të kombit, Muzafer Agushi. Në nderim të veprës dhe sakrificës së tij, u përkujtua kontributi i dëshmorëve për lirinë dhe të ardhmen e vendit. Lavdi e përjetshme veprës dhe gjakut të dëshmorëve!/Televizioni News
