Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

17 Gusht, 2026

Protesta e 79-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

17 Gusht, 2026

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

17 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rreziku i dështimit të zgjedhjeve në Maqedoni nga mos arritja e cenzusit, skenaret e mundshme?!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partitë politike akoma nuk kanë caktuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Nga historia dhe praktika e zgjedhjeve presidenciale dihet se presidenti i vendit gjithmon është zgjedhur në raundin e dytë, por që nevojitet cenzusi i nevojshëm prej 40 për qind të votuesve, që nënkupton rreth 800 mijë vota nga gjithshejtmbi 1, 8 milion votues.

Dështimi i zgjedhjeve dhe mosarritja e censusit mund të ndodhë nëse kandaditatët janë jo popullor dhe jo bindës, nëse kemi bojkotim të një pjese të elektoratit.

Analistët mendojnë se në raundin e dytë gjithnjë ka pasur rënie të numrit të votuesve, për dallim nga raundet para, ku vërehet një pjesëmarrje më e madhe.

Analisti Muhamer Pajaziti thotë se dozës së dështimit të zgjedhjeve mund ti shtohet edhe bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve nga elektorati shqiptar, edhe përkundër ndonjë pazari të mundshëm politik, si në të kaluarën me ndonjë nga partitë maqedonase për përkrahjen e një kandidati të tyre, me ç`rast do të pasojë thirrja publike, e cila do të refuzohet nga votuesi shqiptar.

Sipas amendamentit 31 të Kushtetutës, për president do të zgjidhet ai kandidat që siguron shumicën e votave, nëse në votime kanë dalë 40 për qind të votuesve, ndërsa në rast se nuk arrihet kjo, atëherë deri në zgjedhjen e presidentit të ri në zgjedhje të reja, postin e presidentit do ta kryejë kryetari i Parlamentit nga radhët e LSDM-së.

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat formalo-juridike për përgatitje për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve për të përzgjedhurit e popullit më 8 maj. Sipas marrëveshjes së partive politike të koalicionit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër të Qeverisë teknike.

Ndërsa posti i kryeparlamentarit do ti takoj deputetit të LSDM, Jovan Mitrevski, zgjedhja e të cilit sipas afateve do të bëhet deri më 20 janar. Nëse nuk arrihet cenzusi i duhur, atëherë Mitrevski do të ushtrojë postin e presidentit, ndërsa këtë do ta bënte edhe Talat Xhaferi nëse do të mbetej kryeparlamentar. Ndërrimi i tij nga ky post pasoi pas debateve dhe shkrimeve të disa mediave, se në rast të dështimit të censuzit, shteti do të udhëhiqej nga një kryeministër teknik shqiptr, një kryeparlamentar shqiptar dhe një president në detyrë, po ashtu shqiptar. (INA)

Lexuar: 11

Lajme te ngjashme

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Marija Petkovski, policja që fiton respektin e udhëtarëve në Bellanoc–Stançiq

11 persona privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 8 prej tyre pa patentë

Shpend Suma dhe Mirsad Memeti në mesin e nënoficerëve të avancuar në kuadër të Armatës

Hoxha: 100 mijë trofta të Ohrit lëshohen tani, ndërsa 1.5 milionë të tjera në shtator

Lajmet e fundit

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

18 Gusht, 2026

Nderohet ish – presidenti Jiang Zemin

18 Gusht, 2026

PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues

18 Gusht, 2026

Beatrix Ramosaj publikon fotografi me bikini, por një detaj i veçantë tërheq vëmendjen

18 Gusht, 2026

Gjermania po rikthehet si ushtria më e fortë në Evropë, arrin nivelin më të lartë të trupave në 13 vitet e fundit

18 Gusht, 2026

Kreu i Preshevës Sinani pret në takim kreun e Haraçinës Beqirin

18 Gusht, 2026

Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”

17 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.