Autor: Suad Avdiu
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci. Sipas Kocit, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar. Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe…
Sot, në seancën solemne të Qeverisë, shënuam 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ky është një moment historik që i dha vendit tonë një rrugë të re drejt paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës. Si Ministër i Drejtësisë, e shoh këtë përvjetor jo vetëm si një mundësi për të kujtuar të kaluarën, por mbi të gjitha si një përgjegjësi për të ardhmen. “Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë. Ajo është përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë.” Për mua, drejtësia nuk mund të jetë selektive. Barazia nuk mund të mbetet vetëm një…
Fehim Sali është arrestuar të enjten nën dyshimin për spiunazh pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq, shkruan Insajderi. Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Sali më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit. Ai ishte emëruar në vitin 2022, me mandat dy-vjeçar Të arrestuarit gjatë ditës iu është publikuar një fotografi bashkë me…
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Seancën e udhëhoqi Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë, Bekim Sali, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë historike dhe politike të kësaj marrëveshjeje për stabilitetin, barazinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Duke folur për rëndësinë e jubileut, Zëvendëskryeministri i Parë, theksoi se 25-vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është një moment për të rikujtuar të kaluarën, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësinë e institucioneve për të ardhmen e vendit. Sipas Ministrit Sali , Marrëveshja e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, pas deklaratës së presidentit Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën. Në një reagim, Rama shprehet se nuk duhet të vihet në diskutim mbështetja ndaj Ukrainës për shkak të qëndrimit të saj për Kosovën. Ai kritikon ata që, sipas tij, kanë menduar se Shqipëria duhet të “ndëshkojë” Ukrainën duke mos e mbështetur më. Rama e cilëson qëndrimin e Ukrainës për Kosovën si të gabuar, por nënvizon se kjo nuk e ndryshon të drejtën e Ukrainës për të qenë e lirë. Në reagimin e tij, Rama thekson…
Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i përkthejmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës, thotë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e shënimit të përvjetorit të marrëveshjes. “Derisa sot shënojmë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, ishte përgjigje politike dhe institucionale ndaj një krize që kërkonte përgjegjësi, dialog dhe vizion për të ardhmen. Mbi të…
ë 13 gusht 2001, Maqedonia e Veriut zgjodhi marrëveshjen mbi konfliktin dhe ndërtoi një rend kushtetues modern dhe më të drejtë: mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizimin. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte gurthemeli për mënyrën se si do të funksiononte shteti më tej. Ajo çimentoi një të vërtetë që sot nuk mund të relativizohet: shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e tyre janë pjesë integrale e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit! Pas 25 vitesh, misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë Marrëveshjen. Plotësisht, çdo ditë dhe pa…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se dokumenti është pjesë e realitetit politik dhe institucional të vendit, por theksoi se fokusi duhet të jetë te sfidat e së ardhmes. Mickoski tha se qytetarët presin institucione funksionale, barazi para ligjit, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi më të mirë, ndërsa bëri thirrje që dallimet etnike të mos përdoren për ndarje politike. “Koha është që politika të merret gjithnjë e më pak me atë që na ndan dhe shumë më tepër me atë që duhet ta ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Mickoski. Ai theksoi se e…
Të martën dhe të mërkurën (18 dhe 19 gusht 2026) është afati i parë për aplikimin e kandidatëve për studime në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup. Në 23 fakultetet e universitetit më të vjetër dhe më të madh në vend, për vitin akademik 2026/2027 janë të lira gjithsej 8.851 vende, ndërsa viti akademik do të nisë më 1 tetor. Sipas Konkursit të USHKM-së, nga numri i përgjithshëm i vendeve, 4.395 janë për studentë në kuotën shtetërore (studentë të rregullt që financohen nga buxheti i shtetit), 3.621 për studentë të rregullt që paguajnë tarifë shkollimi, ndërsa 835 vende janë për studentë…
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit i është drejtuar me një mesazh të veçantë Ali Ahmetit, duke e nisur reagimin me fjalët “Vëlla Ali”. Lladrovci e ka cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si një “arritje të jashtëzakonshme të kombit shqiptar”, duke theksuar rëndësinë e saj në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, kulturës dhe identitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se, pavarësisht përpjekjeve të viteve të fundit për t’i lëkundur themelet e marrëveshjes, ajo nuk do të mund të zhbëhet. “Fryma e saj është e fortë, me vizionin për bashkëjetesë,…
