Autor: Suad Avdiu
Çmimi i bukës dhe produkteve të tjera ushqimore bazë në vend nuk do të ndryshojë në dy muajt e ardhshëm, edhe pse në bursat botërore ka ndryshime në çmimet e drithit, thonë furrtarët. Ata thonë se pas dy muajsh do të bëhet sërish analizë në funksion të konfliktit ruso-ukrainas dhe turbulencave në Lindjen e Mesme, si dhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës, që mund të nënkuptojë një çmim potencial më të lartë te lëndët e para në ushqim dhe në përgjithësi në të gjithë industrinë. Siç vlerëson Oda e Agrobiznesit e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), problem…
Një dyzet e një vjeçar nga Kumanova i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës. – Me datë 05.05.2024 në ora 20:47 në MPB Kumanovë, është paraqitur rasti nga i sulmuari. Siç shtojnë nga aty, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.J do të vijojë një paraqitja përkatëse. Televizioni News
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,70% në raport me vendimin e datës 29.4.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,829 den/kg dhe do të jetë 45,832 den/kg. Nga data 8.5.2024, ora 00:01…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV në muajin prill inflacioni ka shënuar rritje për 0.7%, ndërsa rritje të çmimeve ka pasur në shërbimet hotelerike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në muajin prill 2024, krahasuar me marsin 2024, janë rritur për 2.5%,. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e qëndrimit gjatë natës me 13.5%. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në prill 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 5.9%. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – prill…
Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Në Gjakovë sot kujtohet 25 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer…
Në rajonin Veri-lindor, respektivisht, komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, gjendja me të prekurit nga “Pertusis”, apo “Kollën e mirë” vazhdon të jetë shqetësuese. Si pasojë e numrit në rritje, nga ana e ISHP “Shtëpisë së Shëndetit” në Kumanovë po vazhdojnë pa ndërprerë thirrjet për imunizim masiv me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje. Nga ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, për shkak të disa rasteve që po refuzojnë të sjellin fëmijët e tyre për ti vaksinuar në lokalet e Shtëpisë së Shëndetit, ky institucion në bashkëpunim me “OBSH”, përmes fushatës “Sprint”, ka nxjerr ekipe mobile…
Bota ka pasuri dhe burime të mjaftueshme për të siguruar që e gjithë raca njerëzore të mund të gëzojë një standard të mirë jetese. Megjithatë, njerëzit në vende si Burundi, Sudani i Jugut dhe Republika e Afrikës Qendrore vazhdojnë të jetojnë në varfëri të tmerrshme. Për pretendentët e tjerë të mundshëm për titullin e padëshiruar të vendit më të varfër në botë, Afganistanin, Sirinë dhe Eritrenë, vitet e paqëndrueshmërisë politike dhe konfliktit e bëjnë të pamundur as përpjekjen për një vlerësim për shkak të mungesës së shifrave të besueshme ekonomike. Si mund të përcaktohen vendet më të varfra në botë?…
Mbi 1,128,000 turistë nga Maqedonia e Veriut vizituan Greqinë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti i Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke (INSETE). Sipas të dhënave, numri i vizitave të turistëve nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022, është pothuajse dyfish më i madh. Në sondazhin “Kush shkon ku?” Sa kohë qëndron? Sa shpenzon?”, analizon INSETE të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë për turizmin dhe turistët në vend në vitin 2023, duke u fokusuar më konkretisht në secilin nga 13 rajonet e Greqisë. Sipas numrit të turistëve, Maqedonia e Veriut është ndër 15 vendet…
Sot në Shkup do të mbahet manifestimi qendror i 7 majit – Ditës së policisë së Maqedonisë. Manifestimi qendror do të jetë në parkun në komunën e Aerodromit ku janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, ndërsa në kuadër të manifestimit është paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore. Me rastin e shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë në periudhën prej orës 8…
