Autor: Suad Avdiu

Procesi në Lagjën e Trimave ka filluar në rregull dhe fluksi më i madh i votuesve është për zgjedhjet parlamentare, njofton TV21. “Pas bisedave me qytetarët e vërejtëm se sipas asaj që ata thanë është se ata po i bëjnë të pavlefshme votimet pra votën po e japin vetëm për zgjedhje parlamentare ndërsa për zgjedhjet presidenciale po i bëjnë votat e pavlefshme”, raporton Shkëlzen Lakna nga TV21.

Read More

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski deklaroi sot se jehonë më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në pjesët lindore dhe qendrore të vendit, ndërkohë që jehonë më e ulët është regjistruar në pjesën perëndimore. “Më së shumti dalje për momentin për zgjedhjet presidenciale ka në Probishtip, 27,85, ndërsa dalja më e vogël për zgjedhjet presidenciale në Likovë 1, 76 për qind, mund të vërehet se në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore, më shumë votues kanë votuar për zgjedhjet presidenciale se sa në Maqedoninë Perëndimore, ku përqindja është shumë e ulët. Sa u përket vendvotimeve që këtë mëngjes kishin…

Read More

Në raundin e dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse në qendrat e votimit shkojnë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, pra 725.727, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe për të kenë votuar 362.864 votues. Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, e gjithë procedura e zgjedhjes do të përsëritet. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë janë me të drejtë vote dhe do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të…

Read More

Koordinatori special i OSBE-së, Nikoloz Samkharadze, së bashku me shefen e misionit të Asambles Parlamentare të OSBE-së, Karina Odebrik, vizituan vendvotimet në sh.f. “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec në Shkup. Ai theksoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë Parlamentare të OSBE, ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës. “Jemi këtu në qendër të Shkupit, duke vëzhguar një vendvotim në një shkollë fillore. Ne gjithashtu do të bëjmë vëzhgime në të gjithë vendin, në zonat rurale dhe urbane dhe të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet tona do t’i themi nesër në një konferencë për shtyp në orën…

Read More

Reperja kosovare, Loredana, prej kohësh është në lidhje me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Dortmundi ka arritur ta sigurojë finalen e Ligës së Kampionëve, në një përballje kundër PSG-së. Loredana menjëherë ka reaguar duke iu gëzuar kësaj fitoreje. Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, fotografine e ekipit gjerman që e kanë shkrepur pas fitores, ku e ka shoqeruar me një ‘’emoj’’ me lot në sy nga gëzimi, ku ka lënë të kuptohet se edhe ajo sikurse ‘’emoji’’ po e përjeton triumfin e gjermanëve.

Read More

Barcelona ka shpresë për të sjellë një nga talentet e rinj më të mirë në Evropë këtë verë, pasi ylli nën pronësi të Paris Saint-Germain, Xavi Simons, ka shprehur interesim për t’u rikthyer në Camp Nou. Sipas gazetarëve Roger Torello dhe Ferran Martinez të Mundo Deportivo, Simons ka hapur derën për rikthimin e tij te Barcelona. Holandezi do të ketë një takim me presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, për t’u siguruar që ai mund të largohet nga klubi në një tjetër huazim këtë verë. https://twitter.com/mundodeportivo/status/1787966042242748594?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1787966042242748594%7Ctwgr%5E5bd547f991cb71f8e45b2d26d058e46748e16c8b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fxavi-simons-deshiron-rikthimin-te-barcelona%2F Lojtari është i gatshëm të shtyjë për lëvizjen e tij te Barça pasi një klauzolë…

Read More

Njomza, është vajza e madhe e këngëtares Shyhrete Behluli, e njohur si frizere e makeup artiste tejet e zonja. Vetë Shyhretja ka folur disa herë për të bijën dhe atë se si ajo është kujdesur për motrat e vëllezërit, derisa ajo ishte në koncerte e mbrëmje muzikore. Sot, Njomza kujdeset me delikatesë për pamjen e jashtme të së ëmës, shkruan “Kosovarja”. Vetë Njomza në dorën e saj ka tatuazhuar emrat e familjes së mrekullueshme që ka. Një thesar, në dorë.

Read More

Kompanitë e sigurimeve do të vendosin të martën nëse do të rimbursojnë ata që kanë paguar për policat е sigurimit të automjeteve 15% më shtrenjtë për një javë sa ishte në fuqi vendimi për shtrenjtim. Sipas përllogaritjeve, nga 400.000 vetura, fuqia e të cilave kalon 44 kilovat, regjistrohen mesatarisht 10.000 vetura në javë, që do të thotë se kaq persona kanë paguar nga 840 deri në 1600 denarë më shumë për polica për auto përgjegjësi. Pasi më 25 prill Agjencia për mbikëqyrje të Sigurimeve rriti çmimin për 15%, më 2 maj, qeveria ndryshoi tarifën dhe ktheu çmimet e vjetra, por…

Read More