Autor: Suad Avdiu

Ish-presidenti Donald Trump u plagos në një të shtëna të shtunën në mbrëmje gjatë mitingut të tij në Butler, Pensilvani. Një person i armatosur dhe të paktën një anëtar i audiencës kanë vdekur, tha Shërbimi Sekret, dhe dy të pranishmit e tjerë janë plagosur rëndë. Trump tha në rrjetet sociale se ai u qëllua dhe u godit nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”. Shërbimi Sekret tha se ish-presidenti është i sigurt pasi u nxor nga skena me gjak në fytyrë. Një zëdhënës tha se Trump është “mirë” pas “aktit të urryer”. Shërbimi Sekret tha…

Read More

Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 42 gradë, informon tvklan.mk UV indeksi =10 Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar. Nga BDI thonë se VLEN-VMRO po përgatisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Reagimi i plotë: Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO-DPMNE-së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, para pjesmarrësve tha se ndonëse ka pasur përpjekje për të rrëzuar BDI-në, ata nuk ia dolën. Përkundrazi, BDI doli fitimtare me aleatët e saj. Ahmeti gjithashtu theksoi se janë përfaqësues të vërtetë dhe legjitim të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla. Në këtë situatë të jashtëzakonshme, Ahmeti ka bërë thirrje për bashkim dhe përgjegjësi ndaj shtetit dhe marëveshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka denoncuar përpjekjet e forave politike që synojnë të pengojnë avancimin e proceseve dhe të frikësojnë qytetarët shqiptarë. “Të…

Read More

Arbër Ademi nga BDI për mbledhjen e Kryesisë Qendrore të mbajtur në Gostivar theksoi se është e çështjes organizative por edhe përmbajtësore. “Gjithçka do të varet nga diskutimet nga çështjet të cilat do ti ngritë aktivi, struktura, drejtues të BDI-së të të gjitha niveleve, duke filluar nga ndonjë anëtarë i Këshillit vendor deri tek kryetari i subjektit politik”, tha Ademi. Në pyetjen e gazetarëve se a pritet protesta nga BDI-ja për të “demonstruar pakënaqësinë ndaj cenimit të legjitimitetit”, Ademi tha se BDI dhe aleatët kanë fituar në mënyrë absolute.

Read More

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, realizoi takime me diasporën maqedonase në Nju Jork, SHBA, ku mori pjesë në shërbimin fetar të mbrëmjes në nder të shenjtorëve Petar dhe Pavle në kishën e Shën Kirili dhe Metodi në Nju-Jork, si dhe në mbledhjen e organizuar nga maqedonasit në SHBA. Mickoski para të pranishmëve theksoi se postulatet bazë nga të cilat niset qeveria e re në planin ndërkombëtar janë përparimi i përshpejtuar në procesin e integrimeve evropiane, përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe bashkëpunimi rajonal, rritja e kredibilitetit të vendit si anëtare e NATO, forcimi…

Read More

Me çdo ekspozim ndaj diellit, kur indeksi i rrezeve ultravjollcë është shumë i lartë, rritet rreziku për zhvillimin e kancereve të lëkurës, shkruan Alsat. Dermatologët thonë se efektet e menjëhershme të këtyre rrezeve mund të jenë djegia e lëkurës, dehidrimi i organizmit apo infeksionet. Ndërsa në afat më të gjatë, rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë edhe plakje të lëkurës. “Më kryesorja është elementi akut, të mos digjet lëkura, sepse përveç këtyre efekteve të menjëhershme që është djegia dhe si komplikim infeksioni që mund t’i ketë pacienti, mund të rritet edhe rreziku për kancerin e lëkurës dhe këtu flas për melanomën,…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në vilën Biljana në Ohër, i priti gratë e zgjedhura menaxhere për vitin 2024, nga vendi dhe rajoni, në kuadër të manifestimit “Zgjedhja e grave më të suksesshme”, organizuar nga agjencia “Marili”. Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim u bisedua për qëllimet e manifestimit, i cili mbahet tashmë 28 vite, si i vetmi në vend dhe me traditën më të mirë rajonale. Në frymën e simbolikës, “Gruaja udhëheqëse” – statujë që u dorëzohet fitueseve, ky manifetim vazhdimisht e promovon menaxhimin e grave. Bashkëbisedueset e njoftuan Davkovën edhe me aktivitetet e Marili Biznis Klubit (MBK) të…

Read More

Policia ka ndaluar 40-vjeçarin në shtëpinë e të cilit u gjetën 4 persona të moshës nën 18 vjeç pa ndjenja dhe me lëndime trupore, shkruan Alsat. Personi me inicialet D.GJ në cilësinë e të dëmtuarit dhe njëkohësisht pronarit të shtëpisë është paraqitur në stacionin policor me denoncimin se është sulmuar nga një person i mitur, por pas ndërhyrjes së policisë dhe dërgimit të katër të miturve në Klinikën e Toksikologjisë denoncuesi ka përfunduar në pranga. Motivet për këtë, as policia dhe as Prokuroria Publike nuk i bën të ditura derisa hetimi është në rrjedhë e sipër. “Pas denoncimit policia ka…

Read More

Vijon moti i nxehtë me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30°C, e disa vende do të kalojë edhe 40°C. Ndaj deri në fund të javës së ardhshme të punës do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun e temperaturave të larta. Nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Ndryshim të duksh të motit pritet të kemi nga e premja e javës së ardhshme.

Read More