Autor: Suad Avdiu
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti thotë se përveç se nuk respektohet dygjuhësia në njoftimet e Kuvend, nuk respektohet as koha e njoftimit, pasi deputetët thirren sot për sot. “Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të…
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, ka treguar se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas. Daçiq tha se fillimisht kjo do të zbatohet në Ohër, pasi ka numër të madh të turistëve nga Serbia. “Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë me praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jenë…
Me datë 25.07.2024 në ora 17:10 në DPB-Gostivar, personi S.N. (55) nga Gostivari ka raportuar se në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar është sulmuar nga një qen endacak. Ts
Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është rritur javët e fundit në Zvicër. Pavarësisht rritjes, ende konsiderohet të jetë një nivel i ulët dhe të shtruarit në spital mbeten shumë pak. Në javën që filloi më 8 korrik u regjistruan 484 raste, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, transmeton albinfo.ch. Rënia graduale e imunitetit në popullatën zvicerane mund të shpjegohet pasi imuniteti thjesht zbehet me kalimin e kohës. Ende na kujtohet që të shmangni kontaktin me njerëz të cenueshëm nëse keni ndonjë simptomë të ftohjes.
Pas skandalit me emrimin e zëvendës drejtorit të Idrizovës, Qeveria VLEN-VMRO vazhdon të regjistrojë edhe skandale tjera. Skandali i rradhës është regjistruar në burgun e Shkupit (Shutkës). Pozita e drejtorit në këtë shtëpi korrektuese i ka takuar partnerëve maqedonas të koalicionit, si shumica e drejtorive. Sipas njoftimeve në rrjetet sociale, në pozitën e drejtorit është vendosur Boban Utkovski. Siҫ shkruajnë në rrjetet sociale, Utkovski ka qenë komandant i forcave speciale “Llavovi” gjatë luftës së vitit 2001. Kutjojmë, menjëherë pas formimit të Qeverisë, kryeministri Mickoski u ka refuzuar disa kuadro, emra për drejtor, ministra e zv. ministra, partive të VLEN-it vetëm…
Koalicioni VLEN përmes një kumtese për media njoftojnë opinionin se: “skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror. Garnitura e kaluar ndryshoi Kodin Penal për të ulur dhe vjetërsuar dënimet e ish-zyrtarëve, një akt që u prezantua nga BDI si një harmonizim me standardet evropiane “Skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror. Vërejtjet dhe mangësitë e evidentuara nga Komisioni Evropian në…
Avokati Arianit Koci, ka thënë se një zyrtar i morgut i ka treguar se trupi i pajetë i Faton Hajrizit gjendet në morgun e Lloznicës, në Serbi. Koci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar gjithë epilogun e ditës në morgun e Lloznicës bisedat që zhvilloi aty si dhe pritja që iu bë në stacionin policor. “I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim. Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë. Nuk e fshihte. E kishte njohur policin…
Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e sigurisë në territorin e SPB-së në Shkup, përmes prezencës parandaluese të policisë. Gjatë kësaj periudhe një person është arrestuar për vjedhje sipas nenit 237 të Kodit Penal, është kryer kontroll i qarkullimit rrugor, janë sanksionuar 13 drejtues mjetesh, 10 automjete janë kapur nga mjeti special “merimangë”… Prezenca e shtuar e policisë vijon edhe në ditët në vijim, njofton MPB.
Doganierët nga vendkalimi kufitar Tabanoc kanë parandaluar tentimin për nxjerrje të kundërligjshme të 6800 eurove, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara. “Personi është shtetas i Maqedonisë dhe i pyetur nga doganieri nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së pasagjerit iu gjetën 8800 euro, për të cilat personi nuk dispononte asnjë dokument të origjinës”. “Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, shumë që mund të nxirret pa raportim, ndërsa 6800 euro të mbetura…
Tërmet me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudës lokale të Rihterit 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit është në zonën Dellçevë – Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit. Siç njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46 dhe është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. Tërmeti i dytë kishte magnitudë më të dobët prej 2.1 ballë shtatë minuta më vonë me një epiqendër në të njëjtin vend dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
