Autor: Suad Avdiu

MPB njofton se dje pasdite rreth orës 15:10 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.R.(61) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të moshës 17-vjeçare nga fshati Stracinci, rajoni i Shkupit. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes është bërë kontroll nga policia e SPB Shkup./Telegrafi/

Read More

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka shprehur shqetësim për vendimet e djeshme të Qeverisë, e cila solli vendim të ngrijë çmimet e disa produkteve ushqomore dhe joushqimore. Nga Oda e tregtarëve kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi për të shqyrtuar pasojat e këtyre vendimeve dhe për të marrë parasysh propozimet e arsyetuara të kompanive në sektorin e tregtisë. Sipas këtyre vendimeve, siç thonë ata, parashikohet kufizimi i marzhit të produkteve ushqimore bazë, me pritshmëri që çmimet e këtyre produkteve të ulen mesatarisht 10 për qind, përveç qumështit, bukës,…

Read More

MPB me një qendër të re trajnimi multimedial që synon një forcë policore më efikase dhe profesionale. Sot në Qendrën për trajnime të MPB-së në Idrizovë zyrtarisht është hapur Qendra Multimediale e Trajnimeve të MPB-së, e cila realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në MPB të Maqedonisë”. Qendra është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe paraqet një hap real përpara në modernizimin e trajnimeve dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e aftësive dhe njohurive të të gjithë pjesëtarëve të MPB-së përmes integrimit të mjeteve inovative hibride…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese. Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”. “Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të…

Read More

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë në minus, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë. Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të…

Read More

Ndalesë e vizitave të pacientëve në spitale për parandalimin e përhapjes së gripit në kushte spitalore dhe respektimi rigoroz i rregullave në objektet shëndetësore janë pjesë e masave parandaluese të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Rekomandimet theksojnë se duhet të vendosen maska ​​mbrojtëse, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe të ruhet distanca fizike, kur është e mundur. Ministria e Shëndetësisë obligon të gjitha institucionet shëndetësore publike që të respektojnë masat. “Masat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë pikun e…

Read More

Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit, për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, akuzojnë nga BDI. “Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik, një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën, pasi filloi seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), megjithatë ajo shkoi në pushim për arsye se ish-Presidenti, Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm. Si rrjedhojë, Luka Mishetiq- avokat i tij tha se ai është i njoftuar nga sekretarja se Thaçi nuk do të vijë dhe se nuk di asgjë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi“. Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai…

Read More

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqipëtare në Maqedoninë e Veriut tashmë ka UD drejtor të ri. Me ansamblin po udhëheq artisti, Jetmir Rexhepi. Emërimi i Rexhepit si drejtor vjen pas disa muajve shkarkim të ish-drejtorit, Shkodran Tolaj. Kujtojmë se ngjarjet në ansambël kanë qenë në fokusin e mediave për muaj të tërë, pasi shumë artistë të këtij ansambli ishin pa vendime dhe pa vende pune, problematikë e cila tashmë është zgjidhur. Artistët janë rikthyer në vendet e punës dhe kanë filluar me aktivitetet artistike për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare.

Read More

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë ka komentuar edhe deklaratën e Riçard Grenellit në lidhje me lirimin sa më të shpejtë të ish drejtuesit të UÇK-së, Hashim Thaçi. Gashi pajtohet me Grenellin në këtë pikë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë. “ Ne, nuk kemi asnjë sponzor politik, por kur jemi të Gjykata Speciale që po mbahet për udhëheqësit e UÇK-së, mendoj se ajo në tërësi është e pabazë. U nis për diçka dhe vazhdoi krejtësisht diçka tjetër. Edhe në dëshmitë edhe në procedurën shihet se nuk ka dëshmi rreth asaj. Unë…

Read More