Autor: Suad Avdiu
Përskaj ndryshimeve ligjore me të cilat u thjeshtësuan dhe përshpejtuan procedurat për regjistrimin në librat amë dhe pajisja me certifikata, në Maqedoninë e Veriut vazhdojmë të kemi mbi 600 persona fantomë. “Fatkeqësisht nga 700 persona, vetëm 400 i përgjigjen apelit… të cilët u evidentuan në qendrat për punë sociale, por vetëm gjysma e tyre i plotëson kushtet për t’u evidentuar në librat e posaçëm dhe deri në momentin kur po e mbajmë këtë pres konferencë, shumica e tyre ende nuk e kanë realizuar këtë të drejtë. Nga informatat e fundit që I kam, vetëm 60 prej tyre, që janë evidentuar…
BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia. Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi! M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj…
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë vonë në një objekt në Kisella Vodë të Shkupit, nga i cili kanë mbetur të lënduar katër persona, dy banorë, një polic dhe një zjarrfikës që kanë ndërhyrë në vendngjarje. Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, një nga banesat është djegur plotësisht, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe disa banesa të tjera. Banorët e objektit, siç ka treguar ai, janë evakuuar nga aty dhe janë transferuar në zyrën e tij në ndërtesën e komunës.
Nga dita e sotme, mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore pritet të lirohen pas publikimit në Gazetën Zyrtare të vendimeve të Qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit dhe ngrirjen e çmimeve të disa produkteve. Që në fillim të vendimeve të qeverisë dje ka reaguar Oda e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, e cila ka shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar takim të ri me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për të shqyrtuar pasojat e këtyre vendimeve. Qeveria miratoi të martën vendimet për të kufizuar marzhin bruto të fitimit dhe për të përcaktuar çmimet…
Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 9 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes shumë ftohtë ndërsa gjatë ditës me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia është gati të kthehet në negociata për luftën në Ukrainë, duke shtuar se një rezolutë është një prioritet për Rusinë. Në komentet e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass, Putin tha se qëllimi i bisedimeve të djeshme midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, ishte rritja e besimit. Putin tha se delegacioni amerikan veproi pa paragjykime apo gjykime, transmeton Telegrafi. Presidenti rus theksoi se i është thënë nga Donald Trump se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme. Ndërsa detaje të mëtejshme nuk janë aktualisht të disponueshme, ato vijnë pasi…
“Ekonomia e vendit është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe nevojiten veprime të përbashkëta urgjente. Në vend të zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë që Qeveria dhe shumica parlamentare t’i pranojnë menjëherë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe heqjen e TVSH-së në ushqime”. Këtë e tha deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska, e cila theksoi se vendimi i fundit për të kufizuar marzhet është i vonuar, gjysmak dhe thelbësisht me të meta. “Ngrirja e nivelit të çmimeve nga 1 shkurti është e gabuar, sepse të dhënat…
Nga VLEN sot thonë se BDI edhe një herë provoi të mashtronte shqiptarët, por propaganda e tyre u shemb nga faktet. Nga VLEN theksojnë se akuzat e tyre të pabaza për urimin e pavarësisë së Kosovës u demaskuan nga vetë Presidenca, e cila konfirmoi se urimi është dërguar më 16 shkurt. “Po ashtu, kanë uruar edhe zëvendëskryeministrat nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, duke treguar edhe një herë përkushtimin institucional ndaj Kosovës. Ky veprim i BDI-së nuk është as i pari dhe as i fundit në strategjinë e tyre të njohur për të përdorur dezinformata si mjet…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. “Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në…
Nga BDI thonë se “denoncojnë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut”. Nga BDI thonë se për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët. “Është një spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar, që nuk ka për qëllim vetëm margjinalizimin, por ringjalljen e një mentaliteti të rrezikshëm që për dekada e ka parë popullsinë shqiptare si “armik…
