Autor: Suad Avdiu
Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të madh. Numri i dobësive në fushën virtuale në mbarë botën – domethënë pikat e dobëta të mundshme në sisteme – është dyfishuar në vetëm katër vjet – nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit nga IBM. Studimi u krye midis 2019 dhe 2023, duke ndjekur shërbime të ndryshme cloud në të gjithë botën. Ballkani duket se është “pjesa kritike” e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud “Cloudl”. Vendet më të rrezikuara janë Bosnja dhe Hercegovina (me shkallë rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind)…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme. “Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja. Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të…
Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -14 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 9 gradë. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, në mëngjes ftohtë ndërsa gjatë ditës me diell dhe erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -9, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 9 gradë Celsiusë.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ai i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nesër (21.02.2025) në ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare “Bllacë”, njoftojnë nga MPB për portalin Lideri.mk. Vizita është në lidhje me zbatimin e kontrollit të përbashkët kufitar të pasagjerëve dhe mallrave, sistemi “One Stop Shop” gjatë të cilit do të ketë deklarata për media.
“Jemi në Llojan, ndërsa kjo rrugë jo vetëm që lidhë dy fshatëra, Llojanin e Miratocin, por lidhë edhe dy shtete, Maqedoninë me Serbinë. Mbi 20 vjet premtohet hapja e një vendkalimi administrativ për këto dy vendbanime shqiptare. Maqedonia e Veriut i ka mbyllur të gjitha procedurat, por autoritetet serbe pavarësisht se kanë ratifikuar marrëveshjen në Kuvend, të njëjtën nuk e zbatojnë”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar. Banorët thonë se mbeten të zhgënjyer nga të gjitha pushtetet të cilat nuk kanë bërë asgjë për hapjen e kësaj pike kufitare. “Për krejt banorët e fshatit ka nevojë. Që të kemi qarkullim, nipat mbesat,…
VLEN sot ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për për mospërfaqësimin e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në shërbimet sekrete. VLEN i kujton BDI-së se ishte pikërisht kjo parti, e cila në vitin 2011, duke qenë pjesë e qeverisë Gruevski, votoi në mbledhjen e qeverisë sistematizimin e ri të Agjencisë së Zbulimit, duke e shkrirë de jure pozitën e zëvendësdrejtorit. Pra, ishte BDI ajo që e la këtë agjenci pa zëvendësdrejtor, pozitë të cilën, për ironi të fatit, në atë kohë e mbante një funksionar i saj. “Sa i përket Shërbimit të Zbulimit Ushtarak, ta kujtojmë BDI-në se kjo strukturë, si…
Hapja e çerdheve në Likovë dhe Haraçinë vazhdon t’i përplas institucionet lokale dhe ato qëndrore, edhe pse edhe sot çerdhet vazhdojnë të jenë të mbyllura, fajin për mos hapjen e tyre, nuk e merr asnjë institucion. Në vigjilje të kësaj, Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, tha se hapja e institucioneve në fjalë varet nga komunat sepse ligjërisht janë dhënë të gjitha pëlqimet për hapjen e tyre nga ana e Ministrisë që ai drejton. Nëse para disa muajsh Limani kishte hatërmbetje dhe deklaronte se nuk do të nënshkruaj, sot i njëjti ka ndryshuar mendje dhe thotë se është në dispozicion…
Në xhaminë qendrore në Hasanbeg të Shkupit u bë ceremonia e duasë së hifzit për hafizin e ri, Adis Gashi i cili mësimet i mori nga shkolla e muhafizit të njohur nga Shkupi, hfz. Isa ef. Bekteshi. Familjen Gashi dhe xhematin e Hasanbegut me prezencën e tyre e nderuan krerët më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtorët e Rijasetit, muftiu i Muftinisë së Shkupit, Dr. Qenan Ef. Ismaili me bashkëpunëtorët e tij, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, prof dr. Islami Islami, kryetari i kuvendit të Bfi-së, Nesip ef. Demiri…
Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me Gabi Hagmiler nga Drejtoria e përgjithshme për politikë rajonale dhe urbane. “Fokusi ishte në bashkëpunimin dhe mbështetjen përmes programeve për bashkëpunim territorial, si dhe përforcimi i kapaciteteve për menaxhimin më të mirë të tyre. Maqedonia e Veriut në qershor merr kryesimin me strategjinë makro-rajonale EUSAIR – një tjetër hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe dhe integrimit rajonal. Takimi i sotëm ishte mundësi për të parë më detajisht përgatitjet dhe qëllimet që na presin”, ka deklaruar ministri Murtezani.
Nga BDI thonë se qeveria me debatin për stemën po defokuson opinionin nga problemet reale me të cilën ballafaqohet vendi, siç janë kriza ekonomike dhe çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë elektrike, ndërsa vendi po shkon drejt izolimit. “Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshme si ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj. Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet…
