Autor: Suad Avdiu
Moti sot paradite do të jetë shumë i ftohtë, ditën me diell me vranësira lokale të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga -12 deri në 10 gradë. Në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga -8 deri në 9 gradë.
Një zarf i bardhë mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një sfidë të veçantë për Gjestin, i cili mban rolin e liderit këtë javë. ‘Vëllai i Madh’ e vuri atë përballë “Valixhes së Tundimeve”, një sfidë që përmban shpërblime dhe dënime që mund të ndikojnë si tek ai, ashtu edhe tek banorët e tjerë. Brenda valixhes ndodheshin shtatë zarfa, dhe Gjesti kishte 24 orë kohë për të hapur një prej tyre. Ai zgjodhi të hapte një menjëherë, duke zbuluar një vendim që ndryshon dinamikën e tij në shtëpi. Në zarf shkruhej: “Gjesti, për dy…
Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca ka kryer kontroll të paparalajmëruar në katër rrjete të marketeve dhe në një prej odave ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, përcjell TV21. Është zbuluar se këto markete dhe oda ekonomike kanë sjellë janë marrë vesh që të veprojnë së bashku dhe nuk do të blejnë produkte nga furnizuesit që do të vendosin çmimore të reja të produkteve, për çka është ngritur procedurë kundërvajtëse. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje nga konkurrenca, më saktësisht nenin 7. Janë paralajmëruar sanksione./tv21.tv
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje partnerëve të qeverisë që të qortohen në mbledhjet e qeverisë dhe jo në Facebook. Dauti shkruan se partnerët qeverisës duke u kundërshtuar në Facebook i kanë lënë shqiptarët pa përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe pa meritokraci. “I lusim partnerët e Qeverisë që të qortohen në mbledhjet e Qeverisë dhe jo në Facebook. Kështu duke u kundërshtuar nëpër Facebook, i latë shqiptarët edhe pa përfaqësim adekuat edhe pa meritokraci”, shkruan Ilire Dauti – deputete e ASH-Sela/Fronti Europian.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën shkencore “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë”, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës. Ai ka thënë se është e rëndësishme të kuptojmë se gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë. “E kisha nderin sot të marr pjesë në konferencën shkencore “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë”, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti, dhe kolegë të tjerë profesorë, me të cilët shtjelluam tema…
Nga Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me debatin për stemën dhe simbolet tjera shtetërore, përcjell TV21. Nga ASH thonë se ky debat është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët. Tutje nga ASH-ja bëjnë thirrje që ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, duke shtuar se himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta. Kumtesa e plotë e ASH-së. “Ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta Debati për stemën dhe simbolet e tjera shtetërore,…
KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë. Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë…
Mexhiti porosi Minçevit: Hiq dorë nga retorika e Apasievit, sillu si ministër i të gjithë qytetarëve
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nëpërmjet rrjetit social Facebook i ka dërguar porosi ministrit të Administratës Goran Minçevit, që të heqë dorë nga retorika e Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve, transmeton TV21. “Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit. Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth…
Bujar Osmani nga BDI ka reaguar ndaj VLEN-it pas deklaratave të ministrit të Administratës, Goran Minçev i cili sipas tij ka ironizuar zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave. “Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë. Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan. VLEN-i premtoi ndikim dhe barazi, por realiteti është se ata nuk kanë asnjë…
Minsitri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se më së voni, në muajin prill, do të nisë të funksionojë “one stop shop” në pikën kufitare “Bllacë”. Toshkovski tha se qytetarët do të kontrollohen vetëm nga një polic në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Nëse më pyesni mua, unë sot do ta…, por…shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion”, tha Toshkovski.
