Autor: Suad Avdiu

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë të ditur se vendi i tij është një lider botëror në prodhimin e dronëve dhe renditet e 11-ta në nivel global për eksportet e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu. “Turqia është një lider botëror në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe renditet e 11-ta në nivel global për eksportet e industrisë së mbrojtjes”, tha presidenti Erdogan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara. Erdogan theksoi se Turqia është në prag të një transformimi të madh dhe një përparimi emocionues ekonomik, duke shtuar se “zhvillimet…

Read More

Përveç vetvetes, VLEN-i vazhdon të nënçmojë, fyejë dhe dëmtojë të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i për çdo ditë po merr “shuplaka” nga shefi i tyre, Mickoski. Kështu në profilin e tij në Facebook ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka numëruar, sipas tij, dështimet në shtatër ditët e fundit të koalicionit VLEN! Postimi i plotë i Arbër Ademi: Përveç vetvetes, VLEN-i vazhdon të nënçmojë, fyejë dhe dëmtojë të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i për çdo ditë po merr “shuplaka” nga shefi i tyre, Mickoski.…

Read More

Zëvendëskryeministri I parë, Izet Mexhiti tha se nuk hapet Kushtetuta vetëm për stemën, himnin dhe gjuhën shqipe, në pako duhet të jetë edhe çështja e futjes së bullgarëve në Kushtetutë. Në një intervistë për Racin, Mexhiti tha se për momentin nuk ka as negociata dhe as marrëveshje politike për hapjen e kushtetutës, por kur të hapet, punët do të duhet të diskutohen në pako. “Nëse bëhet fjalë për stemën që e ka origjinën nga koha e komunizmit, edhe himni e ka origjinën prej atëherë, njëkohësisht rri pezull edhe çështja e gjuhës shqipe. Të gjithë e dijnë se gjuha që e…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga VLEN, në PressCast ka deklaruar se kjo qeveri i ka numrat për të miratuar ndryshimet kushtetuese. “Në negociatat e para VLEN-VMRO-DPMNE flas pas 8 majit, kërkesa jonë ka qenë top prioritet janë eurointegrimet, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe decentralizimi. Pra, këto kanë qenë katër pikat kryesore. Për këtë mandat katër vjeçar të VLEN-it e arritura më e madhe e jona do të ishte vazhdimi i rrugëtimit evropian”, tha Taravari. Ai shtoi tutje që për këtë gjë duhet garancë dhe pjesa tjetër mbulohet pa problem. “Me kryeministrin më së shumti kemi biseduar…

Read More

Sot, në Hasanbeg, bashkë me Zv. Kryeministrin z. Mexhiti, Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, z. Limani, si dhe kryetarin e Komunës, z. Svetkovski, paralajmëruam fillimin e fazës së parë për dy projekte të rëndësishme për zhvillimin e këtij rajoni: hapjen e kanalit kryesor dhe ndërtimin e çerdhes së re. Këto projekte, që qytetarët i presin me vite, janë jetike për komunitetin dhe mirëqenien e banorëve në këtë zonë, prandaj jemi të lumtur që, më në fund, po bëhen realitet. Vazhdojmë përpara me angazhimin tonë për ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka thënë se nga BDI nuk mund të pritet propozime për jetë më të mirë, shëndetësi më të mirë, dhe se ata do të flasin për tema siç janë gjuhët, numrat, për qindjet. Sa i përket paralajmërimeve për punësimet partiake, ai ka deklaruar se derisa të jetë në pushtet, do të punësohen persona kompetent dhe adekuat për pozitat e kërkuara. “Nuk ka një gjë të tillë, e kam lexuar atë, i kam ndjekur mediat, një gjë të tillë nuk ka, as nuk do të ketë, deri sa unë jam kryetar i Qeverisë maqedonase.…

Read More

Ministrja për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë Minerale, Sanja Bozhinovska ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër, Byroja për Metrologji ta vendos në funksion pajisjen e sofistikuar për testimin dhe verifikimin e orëmatësve, e cila për shkak të papërgjegjësisë ka mbetur e pashfrytëzuar. Bëhet fjalë për maqinën – sistem me tri faza për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila më shumë se 7 vite qëndron e papërdorur në bodrumin e Byrosë. Me vënien në funksion të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar, është që krahas verifikimit të orëmatësve, të shqyrtohet nëse janë në rregull, për të cilën Ministrja Bozhinovska…

Read More

Nëpunësit e policisë SPB Tetovë dje në ora 16:55 në Tetovë, e kanë arrestuar M.M (37) nga Tetova. Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan katër kavanoza marihuanë, para në prerje të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara si produkte të veprës penale. Personi është ndaluar në stacion policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzimi përkatës.

Read More

Arben Taravari ka njoftuar se kryetar i FRASH për në Strugë sonte është zgjedhur Taulant Pollozhani. Ky organizim i rinisë së FRASH vazhdoi në Strugë sonte për më tej edhe në qytetet tjera deri në përmbylljen e plotë të procesit. Postimi i plotë: Jam i lumtur që në Strugë sonte në një sallë të mbushur plot e përplot u zgjodh kryetar i FRASH-it Dr. Taulant Pollozhani. Më të Mirët? Bash në FRASH!

Read More

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një video mesazh në Facebook ka thënë se është koha që ashtu is në SHBA edhe ne ta ngrejmë çështjen e konceptit tradicional të familjes. “Sot kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional i familjes, një temë që në tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha që edhe në Maqeedoninë e Veriut ta ngrejmë këtë çështje dhe të deklarojmë se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi.

Read More