Autor: Suad Avdiu
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nga VLEN thonë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane. “Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me…
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka folur për temat e fundit politike që janë duke u diskutuar në opinionin publik. Ibrahimi ka theksuar se është detyrim që të ndryshohet preambula e kushtetutës me qëllim që të zhbllokohet rruga drejt BE-së. Me këtë rast, duhet ndryshuar edhe ëmërimi pezhorativ “20” për gjuhën shqipe. “Jam dakord se stema e shtetit nuk e pasqyron saktë identitetin e shtetit tonë të ri, por nëse jemi gati të flasim për këtë temë, kjo është edhe një mundësi e mirë për reforma reale dhe të nevojshme që do ta ritrajtësonin edhe të ardhmen e Maqedonisë së…
Ministri për ҫështje evropiane, Orhan Murtezani, sot në mëngjes u takua me eurodeputetin austriak Tomas Vajc, raportuesin e sapoemëruar të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Takimi u zhvillua në prag të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedoni e Veriut-Bashkimi Evropian, i cili paraqet mundësi të rëndësishme për të thelluar dialogun dhe për të përforcuar angazhimin e përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit. Murtezani dhe Vajc theksuan rëndësinë e këtij forumi si hapësirë për shkëmbim konstruktiv të qëndrimeve dhe avancim të bashkëpunimit, me qëllim të përshpejtimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në…
Drejtoria e Policisë Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër Fidan Bibajt, pronar dhe drejtues i disa kompanive në vend, por edhe kundër katër kompanive, për shkak të fshehjes së tatimit nëpërmjet një sërë veprimesh në periudhën kohore prej vitit 2013 deri në vitin 2023. “Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, ka kryer një sërë veprimesh të ngjashme antiligjore me qëllim të zvogëlimit të bazës së tatimit për përllogaritje dhe pagesë të tatimit të fitimit, me të cilat veprime ka kryer vepër penale Fshehje tatimi”, njoftojnë nga Policia Financiare. Pronari i…
Në seancën e sotme të qeverisë pritet të miratohet propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski. Siç njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë apo muaj, sipas ligjit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për media nëse në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet dhe do të pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, ai ka sqaruar se Qeveria nuk mund ta shkarkojë atë, por vetëm mund ta inicojë procedurën. “Ne si Qeveri absolutisht nuk mund ta shkarkojmë atë, por mund ta inicojmë procedurën. Me sa di unë…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në Samitin prestigjioz të kryebashkiakëve B40 i mbajtur në Sofje, ku përfaqësoi Tetovën dhe ndau vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe kulturor lokal. Gjatë fjalimit të tij, Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor lokal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të rajonit. “Bashkëpunimi Ekonomik dhe Kulturor Lokal është një koncept që përfshin angazhimin e komuniteteve lokale, bizneseve, institucioneve dhe organizatave në zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme në një rajon ose qytet,” theksoi…
“E Majta” kërkon shfuqizimin e deklaratave dygjuhësor të ambalazheve, kuvendi hedh poshtë propozimin
Shumica parlamentare nuk i miratoi ndryshim propozimet e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, me çka “E Majta” kërkonte të shfuqizohen deklaratat e ambalazheve dygjuhësore të produkteve. Propozimi mori mbështetje nga vetëm katër deputetë, e 22 ishin kundër. Siç thonë nga “E Majta”, ky ligj është në kundërshtim me amendamentin e pestë të Kushtetutës, ndërsa gjithashtu u bëhet padrejtësi prodhuesve dhe kompanive, veçanërisht atyre të pjesës lindore. “Në Gjevgjeli përshembull ka prodhime të cilat kanë etiketa, ambalazhe, deklarata, udhëzime, çertifikata e kështu me radhë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. E ato produkte i blejnë maqedonasit, grekët, serbët, boshnjakë e…
Kuvendi miratoi disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve të rëndësishme për qytetarët, njoftoi kryeparlamentari Afrim Gashi. Njoftimi i Gashit: Në Seancën e 35-të plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, miratuam ndryshime dhe plotësime të ligjeve të rëndësishme për qytetarët, si: -Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse -Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut -Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme
”Javën e filluam me energji pozitive dhe angazhim për zhvillimin e infrastrukturës lokale, duke përuar tre rrugë të rikonstruktuara në Komunën e Dollenit. Këto projekte të rëndësishme, të financuara nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, sjellin kushte më të mira dhe lëvizje më të sigurt për banorët” ka thënë Kaltrina Zekolli. Investimet në infrastrukturë sipas Zekollit janë investime në të ardhmen, dhe ne do të vazhdojmë me projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. ”Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan– seksioni 2 (686 m) Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan – seksioni 3 (540…
Shumica parlamentare hodhi poshtë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për rrymën elektrike si dhe heqjen e TVSH-së për produkte ushqimore. Nga ana tjetër, shumica miratoi propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, me çka, marketet qofshin të vogla apo të mëdha, do të duhet që çdo produkt ta publikojnë në ueb faqen e tyre zyrtare, duke ua vendosur edhe çmimet, të azhurnuara çdo ditë. Ministria e Ekonomisë, me një akt nënligjor do të duhet ta përshkruajë mënyrën e publikimit të çmimeve në produkteve. Qëllimi sipas shumicës parlamentare është transparenca, konkurrenca e drejtë dhe mbrojtja e konsumatorëve. Megjithatë,…
