Autor: Suad Avdiu

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë. /Alsat.mk

Read More

Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim. Maqedonia, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë. Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në…

Read More

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, presidentit i SHBA-ve, Donald Trump, ka shpërndarë një video të pazakontë, të krijuar nga inteligjenca artificiale (AI), e ku përshkruhet vizioni i tij për Gazën. Në video fillimisht shihen pamjet që tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërsa më pas shihet shndërrimi në një vend me ndërtesa të larta, hotele, dyqane, kafene dhe plazhe. Në pamje gjithashtu shihet Elon Musk, por edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili qëndron në plazh bashkë me Trump. https://www.instagram.com/realdonaldtrump/?utm_source=ig_embed&ig_rid=99c96203-f266-4e2a-baf3-0d0de7c23c2b  Video ka ngjallur reagime të shumta. Trump sugjeroi në fillim të këtij muaji që palestinezët të zhvendoseshin…

Read More

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka komentuar situatën në gjyqësor dhe lëvizjet e qeverisë, përfshirë iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski. Bytyqi në “Kanal5” ka vlerësuar se hapat e qeverisë kanë për qëllim partizanizimin e gjyqësorit dhe i paraqet si reforma. “Ndryshimi i personelit, i një të pabinduri me një tjetër të bindur, nuk është reformë dhe nuk do të bindë 96% të popullsisë që nuk i beson atij sistemi drejtësie se gjithçka do të ndryshojë. Reformat duhet të rrisin besimin te një qeveri e pavarur, sepse ne kemi nevojë për të për t’u përballur me…

Read More

Në vend që të transferojë fajin dhe të sajojë arsyetime për dështimet e tij, kryetari i Komunës së Çairit duhet t’u japë përgjigje qytetarëve për kaosin urban dhe betonizimin e pakontrolluar që po shkatërron këtë qytet, akuzojnë sot nga BDI “Nuk ka ajër, nuk ka hapësira për fëmijë, nuk ka vend për të ecur, nuk ka dritë. Ka vetëm beton dhe korrupsion. Çdo cep i këtij qyteti është bërë një treg privat ku lejet ndërtimore nuk janë dhënë për zhvillim, por për përfitime personale të një grupi të vogël njerëzish. Kjo është fytyra e vërtetë e keqqeverisjes që po shkatërron…

Read More

Me nxjerrjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes, në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhoskit për të cilën akuzohen Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorqevski. Në seancën e sotme, me kryerjen e dëshmive materiale – gjashtë CD disqe me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev, prokuroria e përfundoi deponimin e dëshmive. Në gjykatë janë shfaqur video ku Prokuroria pohon se shihen të pandehurit, thasë për fjetje, kova, lopata… I pandehuri i parë Palevski tha…

Read More

Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike të afërta me LSDM-në dhe BDI-në, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke pretenduar se socialdemokratët janë në anën e një gjyqësori dhe prokurorie të korruptuar “LSD mbron gjyqësorin dhe prokurorinë dhe nuk dëshiron reforma në sistemin gjyqësor sepse në këtë mënyrë ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Nënkryetari i LSD-së, Fani, ka dhënë mbështetje të qartë për gjyqtarët dhe prokurorët, prandaj besimi në drejtësi është 2 për qind. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike pranë…

Read More

Marketet VERO, TINEKS, KAM, REPTIL dhe Lidhja e Odave Ekonomike kanë lidhur marrëveshje të ndaluar për të ndikuar në çmime, gjë që paraqet shkelje të konkurrencës. Komisioni për mbrojtje të konkurrencës solli përfundime për ngritjen e procedurave kundërvajtëse. Zbuloi se katër rrjetet e marketeve kanë bërë bashkim karteli që të ndikojnë në çmimet në marketet. Komisioni mendon se Lidhja e Odave Ekonomike është pjesëmarrës në marrëveshjen e ndaluar. Sipas konkluzionit, persona nga Oda e kanë gënjyer Komisionin dhe kanë fshehur informacione. Nëse konstatohet se është bërë shkelje, të katër marketet do të gjobiten sipas nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjen…

Read More

Fetai: Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin Në seancën e sotme, Qeveria ka shqyrtuar propozimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike. Sipas vendimit, disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:  Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike  Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave  Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke theksuar se Prokurori Republikan e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin dhe se ai duhet të largohet menjëherë. Përmes një postimi në Facebook, Fetai…

Read More

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit tha se lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar më shumë, shkruan Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/B2JQ6YivtYo “Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli.U dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe se çdo veprim tjetër i tyre ka qenë vetëm për të mbrojtur disa kompani të afërta…

Read More