Autor: Suad Avdiu
Pensionistët në muajin prill do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë. Amendamentet ligjore që janë dorëzuar tashmë në Kuvend propozojnë rritje të re të pensioneve nga 1 marsi 2025. “Në Maqedoni sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor si fushë është i rregulluar me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin rregullohet metodologjia për korrigjimin e pensioneve. Neni 18 paragrafi (3) shfuqizon dispozitën sistematike të Ligjit në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe, pensionet janë rritur në vlerë fikse prej 2.500 denarë nga 1 shtatori 2024 dhe 1 marsi…
Nëpër rrjetet sociale ka një shpërthim dezinformatash, gjuhë të urrejtjes dhe propagandë që paraqesin rrezik për demokracinë në përgjithësi. Kështu u tha gjatë panel diskutimit të organizuar nga Instituti për Media dhe Analitikë, ku panelistët folën për ballafaqimin me dezinformatat nëpër rrjetet sociale. Në pajtueshmëri me rregullativën e re të Bashkimit Evropian, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele merr kompetenca në pjesën e mediave online dhe rrjeteve sociale.“Nga korriku i vitit 2023, me ndryshimet e ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele, u bë harmonizim I këtij ligji me direktivën për shërbime audio vizuele të BE-së, në pjesën ku Agjencia…
ERJONA EMINI Anëtare e Klubit të Karatesë Shkëndija – Tetovë Anëtare e Reprezentacionit të Federatesës Karatese Maqedonisë së Veriut. Fituese e shumë medaljeve në gara prestigjioze, duke përfshirë edhe medalje Ballkanike, ku ka treguar aftësitë dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm. Erjona është një frymëzim për shumë të rinj dhe të reja që merren me sport, sukseset e saj janë dëshmi e punës së palodhur dhe disiplinës që ka për sportin e karates. Me çdo medalje dhe pjesëmarje në gara prestigjioze ajo vazhdon të ngrejë emrin e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut në sportin e karatesë. Tash jemi në…
Nga Koalicioni VLEN përmes një reagimi në Facebook kanë thënë se Sadulla Duraku është njeriu që ka qenë në krye të çdo institucioni që BDI e ka kontrolluar. Siç thonë ata, ai ka qenë ministër disa herë në ministri të ndryshme, kryetar komune, zëvendëskryeministër, drejtor, pa asnjë pauzë, pa përgjegjësi, pa llogaridhënie Reagimi i plotë i VLEN-it: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdimisht flet për veting, por a e dëshiron vërtet ta zbatojë atë? Nëse po, le të fillojë nga funksionarët e saj më jetëgjatë! Është koha të shtrohet pyetja: si është e mundur që Sadulla Duraku është pjesë e…
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës aktualisht është duke realizuar hulumtim ku janë përfshirë të gjitha universitetet shtetërore dhe gjenerata e të diplomuarve në vitin akademik 2022/2023, për të parë nivelin e punësueshmërisë, gjegjësisht, nëse këta studentë tashmë janë punësuar dhe sa kohë pas diplomimit, nëse njohuritë dhe aftësitë e fituara janë të zbatueshme në vendin e tyre të punës, nëse janë të kënaqur me të ardhurat e tyre nga puna e tyre, etj. Kjo do të na ndihmojë të shohim më saktë se çfarë cilësie prodhojnë universitetet tona dhe çfarë duhet të ndryshojë”. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk e konsideron një opsion dislokimin e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Gjatë një konference për media në Katar të mërkurën, Lavrov, ka thënë se këto bisedime kanë për qëllim “të nxisin më tej konfliktin”, raporton Reuters. Lavrov gjithashtu i ka përshkruar diskutimet si “bisedë boshe” dhe një “mashtrim”, që synon “pompimin e Ukrainës me armë”. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të martën se do të kishte nevojë për “një formë paqeruajtjeje” në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje, pasi kishte deklaruar të hënën se Rusia ishte e hapur për…
Gjykata Kushtetuese po mban seancë në të cilën duhet të votojë për iniciativën që konteston ndryshimet paraprake të Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë me kushtet për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarët e këshillave dhe kryetarët e komunave. Sipas dorëzuesve të iniciativës, pragu për paraqitjen e listave të pavarura qytetare është rritur në mënyrë drastike në 1% të trupit votues, gjë që sipas tyre shkakton një pozitë të pabarabartë të qytetarëve kur bashkohen në iniciativa për të paraqitur lista të pavarura për pjesëmarrje në zgjedhje. Thuhet se këto ndryshime kanë krijuar pabarazi…
Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Familjare, Lilija Çolakova Dervishova, thotë se sot nga ora 11:00 të gjithë mjekët privatë të familjes do të dalin në grevë, sepse kanë marrë urdhër nga “Termini im” pa paralajmërim për të verifikuar celularët e pacientëve para se t’i kontrollojnë. Sipas saj, sistemi “Termini im” nuk ka lejuar kontrollin e pacientëve mëngjesin e sotëm, disa prej të cilëve kanë pasur të vjella, grip dhe sëmundje të tjera – derisa është vërtetuar numri i celularit të pacientit. “Nga ora 11 deri në 12 sot, ne mjekët specialistë privatë, nuk do të punojmë në shenjë revolte…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk ka shanse që të bien dakord me Serbinë se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës, transmeton Anadolu. Në një intervistë për një televizion grek, Rama ka folur për disa çështje, përfshirë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, marrëdhëniet me Serbinë, luftën Rusi-Ukrainë, Bashkimin Evropian (BE) dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Serbia është këtu, është në rajon dhe ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vjetësh unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila…
Njëri nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari me një shkrim në rrjetet sociale ka analizuar ngjarjet që po ndodhin në politikën botërore pas ardhjes në pushtet të administratës së presidentit Donal Trump dhe situatën në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Taravari shkruan se diplomacia është në zhdukje dhe se presidenti Trump po ndryshon krejtësisht qëndrimet dhe veprimet e SHBA-ve. “E gjithë bota është një skenë Dhe të gjithë burrat dhe gratë janë thjesht aktorë”… Njësoj si në fundi i papritur i një martese ashtu po përjetohet krisja e raporteve amerikano-evropiane, sepse krisje ka dhe…
