Autor: Suad Avdiu

BDI në një kumtesë për media ka publikuar një deklaratë të Antonio Milloshoskit, për të cilin thonë se ai ka para disa viteve ka raportuar një rast për korrupsion për Izet Mexhitin. “Pas deklaratës së Kryeministrit, ku kërkoi fakte mbi akuzat për korrupsion ndaj Izet Mexhitit, ne po i përgjigjemi me një provë të pakundërshtueshme nga aleati i tij më i afërt dhe Kryetari de fakto të Kuvendit, Antonio Miloshoski. Në një video të disa viteve më parë, Miloshoski, duke mbajtur dokumente në duar, akuzon drejtpërdrejt Mexhitin për marrjen e një provizioni prej 14% nga tenderi për Sheshin Skënderbej, që…

Read More

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.S.(48), drejtor i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Ai duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, pa vendim të këshillit drejtues të institucionit, pa ftesë të rregullt dhe në kundërshtim me rregulloren për shpenzimet e udhëtimit afarist, ka udhëtuar jashtë vendit dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit të institucionit në shumë prej 46.520 denarë”, thonë nga SPB Ohër.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënonuar ashpër gjuhën e turpshme dhe denigruese të përdorur nga Sarana Ademi, shefja e kabinetit të Izet Mexhitit, ndaj deputeteve shqiptare. Ky është një sulm jo vetëm ndaj grave në politikë, por ndaj çdo gruaje shqiptare që me dinjitet dhe përkushtim jep kontributin e saj për shoqërinë. Kështu e nis reagimin BDI pasi mbrëmë, Sarana Ademi e Lëvizjes Demokratike, njëherësh anëtare e Komisionit për muzikë në Ministrinë e Kulturës, ofendoi deputetet gra duke i quajtur “lopë”, ndërsa aludoi te deputetet e Frontit Europian. Disa orë më vonë Ademi e hoqi postimin, megjithëse në rrjetet…

Read More

Bogdanga Kuzeska nga LSDM ka thënë se standardi i jetesës së qytetarëve është një temë për të cilën qeveria duhet të flasë. Ajo tha se faturat e rrymës janë rritur me 30 e ndonjëherë edhe 40%, çmimet në supermarkete janë shumë të larta dhe paga minimale nuk është rritur. “LSDM propozoi masa ekonomike për të ndihmuar qytetarët, por qeveria nuk i pranoi. Rritja me 40% e energjisë elektrike është një goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve, të cilët tashmë mezi po ia dalin mbanë për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve. LSDM ka bërë disa propozime ekonomike, si…

Read More

Sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë do të dorëzojë raport në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi do të raportohen për rastin e kërcënimeve me bomba nëpër disa shkolla. “Konkretisht, me datë 19.02.2025, të miturit nga celulari i njërit prej të tyre kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit i Kroacisë, Josip Dabro, është arrestuar për shkelje të të drejtave të fëmijës dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Deputeti i Lëvizjes Atdhetare (DP), Josip Dabro, u arrestua të mërkurën pasdite nga policia e Vukovarit-Srijemit pasi Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të DORH për një procedurë penale dhe mundësinë e caktimit të një masë arresti për hetime. Policia e Vukovarit-Srijemit, duke mos zbuluar identitetin, njoftoi se, bazuar në urdhrin e Prokurorisë së Rrethit të Osijekut, arrestuan një 42-vjeçar që do të dërgohet në mbikëqyrjen e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit. Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. “Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. I pyetur nëse kishte…

Read More

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë parlamentare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Konform Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat të parët i parashtrojnë deputetët e opozitës.

Read More

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme, nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, posaçërisht në pjesët jugperëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 12 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut.…

Read More

Më 25.02.2025, në orën 09:12, në SPB Shkup është raportuar nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” Shkup se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.S. (55) nga fshati Çerkezi, Komuna e Kumanovës, i cili më pas ka ndërruar jetë. Sipas raportimit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, ai ka rënë nga një objekt në ndërtim në zonën e Kisella Vodës. Organet kompetente kanë kryer inspektimin dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Read More