Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 27 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bedri Hamza: I gatshëm të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Mars, 2025 Kosovë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se veçse po zhvillon bisedime me partitë që ishin në opozitë në përbërjen e kaluar parlamentare.

PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri.

Nëse i kalon radha te partitë që deri dje ishin në opozitë, ai tha se është i gatshëm t’i krijojë Kosovës institucione të reja dhe të mos ketë vakum institucional.

“Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga PDK t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, jemi në biseda me partitë që kemi qenë në opozitë që ne ta krijojmë Qeverinë”, tha Hamza gjatë një konference për media.

Hamza përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë.

 

Megjithatë, ai tha se deri më tani ka biseduar me partitë që gjendeshin në opozitë.

“Sa i përket takimeve, me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mund të vijmë tek ajo faza, te pjesa ku mund të flasim për formulën për përbërjen e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket disa partive politike, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ende nuk kemi arritur në atë fazë që ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë. Mirëpo, unë jam shumë i hapur për diskutime”, tha Hamza.

Partia e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit për çdo marrëveshje eventuale për një koalicion të ardhshëm qeveritar.

Hamza u pyet nëse PDK-ja është e gatshme të pranojë këtë kusht:

“Renditja është e qartë, PDK është e dytë i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë, apo temë se si do të duket Qeveria e re. Radha dihet dhe mbi bazë të kësaj ne do të diskutojmë”, tha ai.

Pavarësisht se tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, Hamza tha se preferon që të krijojë një ekzekutiv ku nuk do të ishte LVV-ja.

“Me partinë e parë, LVV-në nuk kemi deri në këtë moment kurrfarë komunikimi zyrtar. Nuk kemi pranuar ftesë, nuk kemi bërë ftesë sepse ftesa dhe radha dihet si shkon. Realisht, për shkak të programeve, bindjeve politike dhe koncepteve, gjithmonë e kam thënë që për mua është e preferueshme krijimi i Qeverisë me LDK-së dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin zgjedhor, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Por, në bazë të rezultateve asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, andaj kërkohen që të krijohen koalicione.

Sipas ligjeve, fillimisht duhet të konstituohet përbërja e re parlamentare, duke u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët. Propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit i takon partisë së parë, në këtë rast, LVV-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që fillimisht ta mandatojë LVV-në për formimin e Qeverisë.

Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin.

Sipas rezultateve, LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.

LVV-ja ka thënë se ajo do të udhëheqë edhe me Qeverinë e re dhe nga kjo parti kanë thënë se preferojnë që të bashkëpunojnë me partitë pakicë joserbe.

Partitë joserbe kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq komuniteti serb ka dhjetë ulëse të tjera.

Lexuar: 2

Lajme te ngjashme

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Mërgimtarët të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi që nga ora 02.00 e natës

Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.