Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

25 Nëntor, 2026

Parregullsi me kreditë e shpejta: Dy kompani financiare ndalohen të japin kredi!

25 Nëntor, 2026

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

25 Nëntor, 2026

Sllupçani feston me zemër shqiptare: “Faik Konica” ndez atmosferën për 22 dhe 28 Nëntorin

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

MË SHUMË HAKMARRJE SESA DREJTËSI! Hetohen 4 ministra të BDI-së, asnjë i tanishëm

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente9 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri do të jenë në burg shtëpiak prej 30 ditësh, ndërkohë që fat I njëjtë e pret edhe ish-ministrin Driton Kuçi. Shaban Sali, ministri pa resor është dërguar në Shutkë, ndërkohë që hetimi është zgjeruar për 19 të tjerë, me mundësi për zgjerim të listës. Prokurori i shtetit, Lupço Kocevski thotë se “lista e të dyshuarve” nuk është selektim etnik, ndërkohë BDI akuzon se Mickoski po përdorë hetimin si mjet për të shkaktuar përçarje etnike. Në paraburgim vazhdon të mbetet edhe Kreshnik Bekteshi

Ersan PAJAZITI

Shkup, 13 prill – Ish-ministrat e Ekonomisë në periudhën 2012-2013 dhe 2015, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri do të jenë në paraburgim shtëpiak deri në fillimin e gjykimit të rastit të Koçanit, ndërkohë që 30 ditë paraburgim është shqiptuar për ministrin pa resor, Shaban Sali, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan gazeta KOHA. Në paraburgim shtëpiak do të jetë edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami. Ndërkohë, pritet që edhe ish-ministrit, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi, pasi të merret në pyetje, t’i shqiptohet vendimi për paraburgim shtëpiak. Në paraburgim vazhdon të jetë edhe ish-ministri Kreshnik Bekteshi, i dyshuar dhe i ngarkuar me padi nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Prokuroria ka thënë se bëhet fjalë për persona zyrtarë, ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini, Bekim Neziti dhe Driton Kuçi, si drejtorin aktuale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16.03.2025, së bashku – por secili nga aspekti i pozitës, kompetencave dhe përgjegjësive të veta, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve për masat e mbrojtjes dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve si dhe për pasuri në përmasa të mëdha.

“Ndër të dyshuarit e rinj janë inspektorë ndërtimorë të autorizuar në Komunën e Koçanit, drejtorë dhe një inspektor i përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të ekonomisë, sekretarë shtetërorë dhe persona të tjerë zyrtarë nga ai ministri, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime se “veprimet dhe lëshimet e tyre të paligjshme në vazhdimësi kanë çuar në atë që kabareja KLUB PULSE në Koçan që nga fillimi e deri në ndodhjen e zjarrit të vazhdojë të ushtrojë veprimtari hotelierike pa plotësuar kushtet ligjore për këtë dhe duke shkelur të gjitha rregullat e sigurisë për jetën e personave që e vizitonin objektin”.

KOCEVSKI: JA PSE MINISTRI DURMISHI NUK ËSHTË I PËRFSHIRË NË HETIM

Prokurori Publik Lupço Kovevski, dje ka deklaruar se hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar me 19 persona shtesë. “Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Për katër nga të akuzuarit është propozuar masa e paraburgimit, për shtatë të dyshuar është propozuar arrest shtëpiak në kombinim me ndalim për të komunikuar, dhe për edhe shtatë persona të tjerë janë propozuar masa kujdesi. Njëri nga të dyshuarit, në momentin e hapjes së hetimit, ndodhej jashtë shtetit“, tha Kocevski.

Kocevski theksoi se ndër të dyshuarit e rinj janë tre persona që në një moment të caktuar kanë ushtruar funksionin e ministrit të ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë dhe tre zyrtarë përgjegjës për sektorin e gastronomisë dhe turizmit, të cilët kanë punuar në Ministrinë e Ekonomisë. “Kanë mundësuar që ‘Puls’ të marrë licenca dhe të vazhdojë në mënyrë të paligjshme të ushtrojë veprimtari gastronomike gjatë gjithë periudhës nga hapja e objektit deri te zjarri. Ministri aktual i Ekonomisë nuk është i përfshirë pasi pronari nuk ka iniciuar procedurë për licencë”, shtoi Kocevski, ndërsa mohoi që “lista e të dyshuarve të jetë selektive sipas etnisë”.

Për tragjedinë e Koçanit, ai tha se po hetohet edhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve, personave zyrtarë të cilët me veprimet e tyre të jashtëligjshme kanë ndikuar në vazhdimësi që diskoteka – kabare “Puls” ka vazhduar të kryej veprimtari hotelerike pa përmbushur kushtet ligjore. Kocevski thotë se me këtë kanë cenuar rregullat jetësore të të gjithë personave që e kanë vizituar këtë objekt.

“Pronarë, menaxhues, sigurimi i objektit dhe organizues të mjeteve piroteknike, hetohet edhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve, personave zyrtarë, të cilët me veprimet e tyre të jashtëligjshme kanë ndikuar në vazhdimësi që diskoteka ‘Puls’, që nga themelimi dhe për një kohë të gjatë, deri në shkaktimin e tragjedisë, ka vazhduar të kryejë veprimtari hotelerike pa përmbushur kushtet ligjore dhe me këtë kanë cenuar rregullat jetësore të të gjithë personave që e kanë vizituar këtë objekt. Parimet ligjore janë të qartë dhe ata janë krijuar për t’u zbatuar pikërisht për t’iu ikur katastrofave të këtilla”.

Përskaj tre kryetarëve të Komunës të cilët janë tashmë të dyshuar, Kocevski thotë se Prokuroria ka ardhur deri te dyshimi i bazuar për përgjegjësi të mundshme edhe ndaj tre inspektorëve komunal të ndërtimit, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me autorizimin dhe detyrimet e parapara me Ligjin për ndërtim dhe Inspektime mbikëqyrëse, të cilët aspak nuk kanë realizuar inspektime ndaj objektit i cili jashtëligjshëm ka qenë i ridestinuar nga objekt për kabare për industri të lehtë në objekt hotelerik pas asnjë standard të sigurisë.

“Krahas ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, hetim është kryer edhe kundër tre personave të të njëjtit funksion, përfshirë edhe drejtorin aktual dhe sekretarin gjeneral që kanë qenë në këtë funksion gjatë kohës kur ka ndodhur tragjedia në klubin. Ata kanë anashkaluar detyrimet ligjore të parapara me ligj për mbrojtje dhe shpëtim, jo vetëm ndaj këtij klubi, por edhe ndaj objekteve të tjera. Për disa vite, aspak nuk kanë kryer masa për mbikëqyrje, ndjekje dhe inspektim ndaj objekteve që kryejnë veprimtari hotelerike si diskoteka dhe kabare. Me mosveprimin e tyre ata kanë dëmtuar sistemin për shpëtim dhe mbrojtje dhe me këtë në vazhdimësi i kanë ekspozuar qytetarët në rrezik nga objekte të pakontrolluara në aspekt të përmbushjes së kushteve ligjore për siguri, mbrojtje nga zjarret dhe për mbrojte nga rrezikim i jetës”, tha prokurori Lupço Kocevski.

Ai shtoi se krahas ish-ministrit dhe ish-sekretarit shtetëror, të dyshuar janë edh ish-ministra të Ekonomisë dhe sekretarë shtetërorë, të cilët e kanë kryer këtë funksion që nga themelimi i klubit. Të dyshuar janë edhe tre persona zyrtarë të punësuar në sektorin për turizëm dhe hoteleri.

Me paditë e djeshme – 19 gjithsej, Prokuroria e Koçanit po hetime ndaj gjithsej 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë lidhur me zjarrin. Tash numri shkon në 64. Një prej tyre, pas hapjes së hetimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në zjarr, dhe për këtë arsye, pas sigurimit të plotë të dokumentacionit mjekësor, procedura ndaj tij do të ndalet.

“LIGJI I MICKOSKIT” QË LIRON NGA FAJËSIA ZYRTARËT AKTUAL

Në ndërkohë, ka reaguar ashpër Bashkimi Demokratik për Integrim. Partia e Ali Ahmetit akuzon për sjellje shqetësuese nga ana e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski.

“Pas zjarrit tragjik në Koçani, ku humbën jetën 60 të rinj, BDI thekson nevojën urgjente për përgjegjësi dhe respektim të standardeve më të larta, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla në të ardhmen. Për fat të keq, pas kësaj katastrofe, qytetarët janë dëshmitarë të një sjelljeje shqetësuese nga ana e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski. Për fat të keq, pas kësaj katastrofe, qytetarët janë dëshmitarë të një sjelljeje shqetësuese nga ana e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski. Në vend që të ndërmarrë masa të shpejta dhe vendimtare dhe të kërkojë përgjegjësi nga fajtorët e vërtetë, qeveria ka zgjedhur të shmangë përgjegjësinë e funksionarëve aktualë dhe është dhënë pas krijimit të tensioneve të panevojshme ndëretnike”, reagon BDI, ndërsa akuzon Mickoskin që, përmes arrestimeve të pabazuara të shqiptarëve, po përpiqet të nxisë tensione ndëretnike si mbulesë për dështimet e qeverisë dhe si mjet për të shkaktuar përçarje etnike.

BDI dënon ashpër arrestimet e fundit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë.

“Këto veprime të paprovuara, të nisura nga institucionet e kontrolluara nga Mickoski, shërbejnë për të targetuar qëllimisht individë për qëllime politike. Është e qartë se, ndërkohë që individë të thjeshtë po përdoren si kurbanë, ata që mbajnë pozita të fuqishme – përfshirë ministra dhe drejtorë aktualë – vazhdojnë të jenë të lirë, pavarësisht përgjegjësisë së tyre të plotë për këtë tragjedi.

I bëjmë thirrje Institucioneve të mos veprojnë sipas ‘Ligjit të Mickoskit’, por të dëshmojnë përkushtimin e tyre për respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie; të zhvillojë një hetim të thellë dhe transparent për tragjedinë në Koçani, të bazuar në prova, duke garantuar që personat realisht përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike; si dhe të përqendrohet në zgjidhjen e kërkesave legjitime të familjeve të të prekurve dhe të opinionit më të gjerë publik që kërkon drejtësi, për çka është e domosdoshme të hetohen në mënyrë të thelluar të gjitha faktet që çuan në këtë fatkeqësi që mori 60 jetë njerëzore – në mënyrë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më”.

Mickoski, thuhet më tej në reagim, duhet të ndalojë me qasjen selektive dhe arrestimet pa prova të mjaftueshme, të lirojë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme pa material provues apo pa procedurë të rregullt. “BDI mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, barazisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave vendore të shoqërisë civile që t’i bashkohen thirrjes për një zgjidhje të drejtë dhe të paanshme të kësaj krize të imponuar njëanshëm, ku përgjegjësit e vërtetë po udhëheqin proceset dhe po përpiqen, përmes ndikimit të tyre, të shmangen nga përgjegjësia”. (koha.mk)

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

Parregullsi me kreditë e shpejta: Dy kompani financiare ndalohen të japin kredi!

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

Lajmet e fundit

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

25 Nëntor, 2026

Parregullsi me kreditë e shpejta: Dy kompani financiare ndalohen të japin kredi!

25 Nëntor, 2026

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.