Autor: Suad Avdiu

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra të 147 mostrave nga 39 vende matëse. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 22 deri 25 prill mori 147 mostra për analizë fizike-kimike dhe 147 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup. Ndërmarrja publike, siç bëjnë të ditur nga aty, me qëllim të informimit më të mirë të…

Read More

Çmimi i arit ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë javës së kaluar, duke u larguar nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave. Kjo tërheqje erdhi në një kohë kur ndjenjat ndaj rrezikut u zbutën, pas sinjaleve pajtuese të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me tarifat ndaj Kinës. Edhe pse analistët parashikojnë se çmimi i arit mund të qëndrojë nën presion në afat të shkurtër, pritshmëritë për rritje afatgjatë mbeten të forta, të nxitura nga pasiguritë e vazhdueshme ekonomike dhe politike. Të dyja, të ardhmet dhe tregtimi fizik i arit, ranë rreth 6.5% nga kulmi i tyre…

Read More

Për shembull, Elon Musk është cilësuar si CEO me pagesën më të lartë, duke fituar miliona dhe ndonjëherë miliarda dollarë në vit, kryesisht përmes bonuseve dhe opsioneve mbi aksione, jo vetëm me një rrogë fikse. Në disa vite, të ardhurat e tij kanë kapur vlera marramendëse që shkojnë përtej 1 miliardë dollarësh në vit. Në përgjithësi, CEO-t e kompanive të listuara në bursë paguhen jo vetëm me paga të majme, por edhe me shpërblime të mëdha në bazë të performancës së kompanisë në treg. Kjo e bën rolin e tyre punën më të paguar në planet, megjithëse kërkon përgjegjësi të…

Read More

“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit” Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin…

Read More

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se mëkatet më të mëdha ndaj popullit të vet i bën BDI-ja. Nga VLEN thonë se “nëse dikush punon kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, padyshim që janë Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani”. “Vetëm amatorët politikë nuk mund të parashikojnë se në zgjedhjet lokale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo VMRO-DPMNE, në këtë gjendje dhe përballë kësaj opozite të dobët, do të dalë fituese absolute, me një shumicë prej mbi 60 deputetësh. Derisa në kombinimet parlamentare të mos arrihet një shumicë prej dy të tretave pa deputetët e OBRM-PDUKM-së, opozita…

Read More

Presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nëse mendon se presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”. Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit amerikan, takimi “shkoi…

Read More

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 23 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij…

Read More

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Kumanovë dhe nëpunësit policorë nga Njësia policore për siguri në komunikacionin rrugor Kratovë privuan nga liria A.M. (38) nga Kumanova, A.R. (49) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, dhe Z.L. (60) nga fshati Stracin, rajoni i Kratovës. MPB njoftoi se gjatë një kontrolli të trafikut në Kumanovë, nëpunësit policorë konstatuan se A.M., i cili drejtonte automjetin e tipit “Citroen”, kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.56 promilë, ndërsa A.R., i cili drejtonte automjetin “Opel”, kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.55 promilë. Ndërsa, gjatë një kontrolli të trafikut…

Read More

Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje. “Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepni llogari për krejt të palarat dhe për çdo cent të vjedhur!” ka shkruar Ibrahimi.

Read More

Kryetari i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se personalisht mendon se bashkë me zgjedhjet lokale, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan TV21. Sela tha se ASH-ja e mbështet këtë ide. “Unë mendoj, si politikan, që bashkë me zgjedhjet lokale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe ne jemi për variantin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe sipas zhvillimeve që ndodhin, çdo hap politik që ndodh, i bën më të përafërta idetë, të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare bashkë me lokalet, dhe ne jemi për këtë opsion”, tha Sela.

Read More