Autor: Suad Avdiu

Të paktën 4 të vdekur dhe mbi 500 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian. Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar. Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit. Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit. Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian…

Read More

Në një mesazh të fundit në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump shprehu kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të sulmeve të fundit raketore ndaj objektivave civile në Ukrainë. Trump paralajmëroi se Rusia mund të përballet me presione të tjera ekonomike nëse nuk pranon të hyjë në bisedime për paqe. “Jam thjesht duke u përpjekur të pastroj rrëmujën që më lanë Obama dhe Biden, dhe çfarë rrëmuje që është. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për atë që Putin ka bërë këto ditë duke lëshuar raketa mbi zona civile, qytete dhe vendbanime. Po filloj të…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mori pjesë në “Balkan Health Business” në Edrine të Turqisë, ku theksoi rëndësinë për bashkëpunimin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor. Në fjalimin e tij, ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut u trajtuan në institucione shëndetësore në Turqi, falë teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të profesionistëve turq. “Çdo pacient është një histori shprese dhe një jetë e shpëtuar”, u shpreh ministri, duke shtuar se Turqia përfaqëson një model unik që kombinon cilësinë e lartë mjekësore me mikpritjen tradicionale. Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të…

Read More

Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26 maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë. Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve. “Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më pare. Nëse kanë qenë…

Read More

Takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Romë ka potencialin të bëhet historik nëse arrihen rezultate të përbashkëta. Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi. – Advertisements – “Takim i mirë. Diskutuam shumë ballë për ballë. Shpresojmë për rezultate për gjithçka që trajtuam. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër”, ka thënë Zelensky. “Takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, shtoi Zelensky, duke shprehur mirënjohje…

Read More

Në Koçan arriti një konvoj me ndihmë humanitare nga Gjermania, i udhëhequr nga një grup zjarrfikësish të cilët dhuruan një kamion të specializuar zjarrfikës dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh për kolegët e tyre nga Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetarë të Koçanit, përcjell TV21. Zjarrfikësit gjermanë morën pushim nga detyrat e tyre të punës dhe udhëtuan personalisht pothuajse 3,000 kilometra për të dorëzuar donacionin, për të përmirësuar kushtet e punës së zjarrfikësve të Koçanit. Me këtë akt, dërguan mesazh solidariteti dhe miqësie./TV21

Read More

Gazeta KOHA merr vesh se Grupi punues për Ligjin ka tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së Shkup, 26 prill – Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por nuk do të publikohet së shpejti – pak për shkak të pakënaqësisë së anëtarëve shqiptarë të Grupit punues e pak për shkak se Ligji si i tillë, do të shkojë njëherë në Komisionin e Venecias për mendim e që pastaj të miratohet në Parlament. Se Ligji është…

Read More

Njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë. Sot i shohim të kapur në një panik patetik, duke lypur pushtetin sikur të ishte frymëmarrja e tyre e fundit politike. Në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje shtesë nga përleshja e djeshme me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, ku si pasojë mbeti i vrarë 31-vjeçari A.S. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas Policisë, personat kishin ardhur në vendin e ngjarjes me motoçikletë, ndërsa sipas njoftimit, 31-vjeçari ndërroi jetë në ora 16:00, pasi u transportua në spital. “Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë Bit Pazar dhe efektivë të Njësisë…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas mesnate, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë shoferin E.J., 31 vjeç nga Shkupi, pasi i njëjti rreth orës 20:30 gjatë mbrëmjes së djeshme. kishte goditur një këmbësor. “Më 25.04.2025 në orën 20:30 në rreth rrotullimin mes rrugës “Kirili dhe Metodi”, rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe rrugën “Heronjtë Kosturski”, ai ka goditur këmbësorin Gj.P. (87) nga Shkupi me një automjet pasagjerësh tip “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte. Këmbësori u transportua me ambulancë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda”, thonë nga MPB.

Read More