Autor: Suad Avdiu
Në Universitetin e Tetovës po ashtu u organizua edhe Panairi i Karrierës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku shumë kompani janë prezantuar duke ofruar vende pune për studentët Urim HASIPI Tetovë, 29 prill – Në Universitetin e Tetovës është mbajtur Dita e Hapur” dhe “Panairi i Karrierës”. Me këtë rast, Universiteti i Tetovës ka hapur dyert për maturantët dhe ka shpalosur ofertën akademike dhe kushtet që ofrohen për studime në këtë universitet. Me këtë rast, rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, tha se ky universitet ka programe studimore të cilët janë cilësore dhe maturantët mund të…
Sot për herë të gjashtë, Lëvizja Vetëvendosje dështoi në grumbullimin e votave për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. Deputetja i mori sërish vetëm 56 vota për. Njëlloj ka ndodhur edhe seancave të kaluara, pasi sipas Opozitës e cila në këto gjashtë seanca votoi kundër, Haxhiu nuk është figurë unifikuese. Seanca e radhës, pra një skenar pothuajse i ngjashëm pritet të ndodhë sërish pas 48 orësh.
Fadil Nimani i njohur si Komandant Tigri, ishte një nga komandantët më të shquar të UÇK-së i cili mori pjesë në luftën e Kosovës dhe pastaj edhe në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e atëhershme dhe sot të Veriut, në vitin 2001. Lindi me 7 prill 1967 në fshatin Gërgoc të Gjakovës, dhe ra dëshmor me 25 maj 2001 në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës, gjatë një operacioni ushtarak kundër forcave maqedonase. Gjatë konfliktit të vitit 2001 ai ishte Komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, aktive në rajonin e Likovës dhe Kumanovës . Nën komandën e tij kishte rreth…
Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan. Organizatorët njoftojnë se marshimi do të fillojë para Prokurorisë në orën 12:05, si simbol i, siç thonë ata, reagimit të vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt “Sheshit Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit. “Meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë në ligj dhe procedurat ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit i ndalojnë dhe më pas i lirojnë. A janë ata të vetëdijshëm për besimin tashmë tërësisht të tronditur në punën aktuale institucionale…
REAGIM Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse: • dëshmi e ambicies së tyre të rrezikshme për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare, me synim krijimin e një strukture shqiptare marionetë nën kontroll – dhe njëkohësisht, • dëshmi e hakmarrjes së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve – për qëllime të thella gjeopolitike, antieuropiane dhe shoviniste. Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve? E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk…
Deputetët kanë planifikuar të debatojnë sot për interpelancën ndaj ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovski të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00. Interpelanca u paraqit më 14 prill sepse, sipas “Të Majtës”, ministri Toshkovski e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Brendshme. Ndaj ministrit të MPB-së një interpelancë u ngrit edhe në janar, së bashku me katër interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë. Interpelancat…
Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 25 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Është vjedhur një automjet në pronësi të Armatës së Maqedonisë së Veriut, që ishte lënë tek automekaniku, përcjell TV21. Nga Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Dje në ora 08:40 në SPB-Shkup, S.A. ka raportuar se gjatë natës së datës 27/28.04.2025, nga servisi i tij në zonën e Gazi Babës, i është marrë një kamion tip “Iveco Daily Van”, në pronësi të ARM-së, i cili ishte lënë për servisim, si dhe targa të automjetit të pasagjerëve Mazda”, thonë nga MPB.
Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare (nr. 71 të vitit 2025), nga 190 denarë, formularët do të kenë një kosto nga 4000 denarë për lejen e qëndrimit të përkohshëm e deri në 6.150 denarë për lejen e qëndrimit të përhershëm. Në vendim nuk jepet ndonjë sqarim rreth ndryshimit drastik të kostos për formularin për të huajt Evis HALILI Shkup, 28 prill – Çmimi i formularit për të huajt që aplikojnë për t’u pajisur me leje të përkohshme ka ndryshuar. Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare…
Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare “Tabanoc”, ku një qytetar nga Ohri, duke drejtuar një automjet të markës “Passat”, është përplasur në një shtyllë metalike mbi të cilën ishin të vendosura kamera të sigurisë, informon Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë. “Me datë 27 prill në ora 18:30 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është raportuar për një aksident trafiku, në të cilin automjeti “Passat” me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L.(59) nga Ohri, është përplasur në shtyllën metalike me kamera video vëzhgim”, thonë nga MPB.
