Autor: Suad Avdiu
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoiçiq – ish-nënkryetar i partisë së serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për lëshimin e fletarrestimeve. “Prokuroria…
Sonte në ora ⏰20:00 në Televizionin News – Premiera e emisionit special për Komandant Tigrin! 🚨Mos e humbisni rrëfimin ekskluziv për jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më të njohura!
Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje. “Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepni llogari për krejt të palarat dhe për çdo cent të vjedhur!” ka shkruar Ibrahimi.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në kuadër të organizimit të Takimi të 65-të të Komisionit Për Çështje Juridike Dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare e organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), ka mirëpritur në Kuvend Sekretarin e Përgjithshëm, z. Asaf Haxhiev. “Diskutuam për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në forcimin e bashkëpunimit parlamentar, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal. Shpreha përkushtimin e Kuvendit të RMV për të qenë partner aktiv dhe konstruktiv mbrenda organizatës dhe theksova gatishmërinë tonë për të kontribuar në projekte të përbashkëta në fusha si ekonomia, energjia, digjitalizimi dhe mjedisi.…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e bulevardit “Serbia” dhe bulevardit “Jane Sandanski” në Shkup. Sipas informacioneve të para, shkaqet e aksidentit janë të panjohura, dhe nuk ka informacione nëse ka pasur persona të lënduar në makina. Priten më shumë detaje nga Ministria Punëve të Brendshme.
Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrollet kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë. Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi. Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 49 vjeçarin N.L. nga Tetova i cili drejtonte automjetin e tij me shpejtësi 111 km/h në rrugën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h. Ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës. “Me datë 27.04.2025, në orën 16:10, në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në komunikacionin rrugore-Tetovë kanë privuar nga liria personin N.L.(49) nga Tetova, për arsye se ai drejtonte veturën ,,Honda”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 111 km në orë në një vend ku…
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprat vrasje dhe vrasje në tentativë. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar në Haraçinë kur dy vëllezër të moshës 23 dhe 31 vjeçare me dashje dhe në mënyrë të fshehtë vranë një person dhe tentuan të vrisnin një tjetër. Të pandehurit kishin rënë dakord me palët e dëmtuara, djalin dhe të atin e tij, për t’u takuar dhe për të diskutuar një borxh të supozuar prej 7 mijë eurosh. Pasi arritën në vendin e caktuar dhe pas një debati të shkurtër, njëri nga të pandehurit nxori pistoletën dhe filloi…
Drejtori i MEPSO, Burim Latifi njoftoi se është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan TV21. Latifi tha se për projektin në fjalë është anuluar marrëveshja me kontraktuesin paraprak, pasi siç theksoi, nga 269 themele e parapara për shtylla të transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, me justifikime për fonde shtesë. Latifi tha se projekti është kyç për stabilitetin elektroenergjetik të vendit, ndërsa e cilësoi si hap themelor drejt përfundimit të korridorit energjetik lindje-perëndim, që lidh Bullgarinë, RMV-në, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë. “Parashikohet ndërtimi i rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga…
“Qeveria dhe shumica parlamentare janë të qëndrueshme”, thanë dje kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Prania e Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit në qeveri është vënë në pikëpyetje, pas trazirave në koalicionin VLEN, një nga partnerët e koalicionit qeveritar së bashku me VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Burime qeveritare disa ditë më parë përsëritën qëndrimin se kryeministri Mickoski do të takohet me Taravarin pas 1 majit, kështu që përgjigjja e pyetjes nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeveri. Taravari dhe ASH nuk janë pjesë e VLEN pasi vendosën të kenë lista të ndara në…
