Autor: Suad Avdiu
Deri në fund të këtij muaji KRRE do të kumtojë nëse qytetarët nga 1 janari do të mund të shfrytëzojnë një orë shtesë energji të lirë elektrike. “Nëse vendoset lista, kjo do jetë nga 1 janari. D.m.th. ne me analizat jemi nga fundi, do të duhet ato analiza t’i prezantojmë para opinionit të ekspertëve dhe kuptohet para kompanive EMV dhe EVN Home. Nëse analizat tregojnë se duhet të pranohet, megjithatë pa i bërë dëm EMV-së dhe EVN Home, do të propozohet që tarifa e tanishme ditore të vlej deri në orën 16 në vend të deri në orën 15 siç…
Sonte në Kumanovë, së bashku me nënkryetarin Gëzim Kadriu, koordinatoren e Asamblesë së Gruas, znj. Elfete Ismaili, zëvendës kryeministrin Arben Fetai, sekretarin organizativ Gadaf Uzairi, si dhe me kordinatorin e degës Huzeir Mustafi, mirëpritëm gratë dhe vajzat që kanë vendosur t”i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët. Shumë profesioniste të fushave të ndryshme, si: mjeke, mësuese, profesoresha, infermiere etj, do të jenë një vlerë e shtuar e Aleancës për Shqiptarët, i cili subjekt politik do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për ata që kanë kapacitete intelektuale dhe kanë vullnetin për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë. Mirësevini…
Ish – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj degradimit që sipas tij ju bëhet shqiptarëve në Armatën e RMV-së. “Vazhdojnë degradimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, Shefi i J2 në ARM apo ndryshe përgjegjes i seksionit për Zbulim, kundërzbulim dhe siguri, Kolonel Salija Mustafa shkarkohet dhe në vendin e tij emërohet kolonel Zlatko Stanoeski. #VasaliteriNukVlen” – thekson Lloga.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka planifikuar një drekë pune me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator në Bruksel. Ky takim vjen si një shenjë e përkushtimit të saj për të mbështetur rajonin dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) gjatë mandatit të saj të dytë në krye të Komisionit. Diskutimet kryesore do të përqendrohen në “agjendat e reformave dhe rritjes” të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë dorëzuar në Komisionin Evropian si pjesë e parakushteve për përfitimet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky plan, i miratuar nga BE-ja në…
Një mashtrim i ri që përfshin paraqitjen e të dhënave personale po përhapet në internet. Pas raportimeve të fundit për vdekjet e personazheve të famshëm maqedonas, si dhe investimeve të supozuara në kripto ku përfshiheshin edhe gazetar, tani po shfaqen mesazhe false në whatsup që kërkojnë llogari dhe përditësim të të dhënave. Këtë herë, mashtruesit paraqiten si rrjeti social Facebook dhe u kërkojnë përdoruesve të përditësojnë llogarinë e tyre. Keni kujdes, mos hapni linqet në mesazh dhe mos lini të dhënat tuaja në të. Ja si duket mesazhi që mund të merrni:
VLEN vazhdon me akuzat e ditëve të fundit që e lidhin deputetin e Frontit Evropian Elmi Aziri me një kompani që ka fituar shumë nga tenderet e institucioneve. Fjala ishte për tenderë nga Ministria për Sistem Politik dhe Lotaria Shtetërore, kurse tani, edhe nga institucione të tjera lokale. Sipas tyre, kjo është bërë me ndërmjetësimin e Grubit. “Kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme “Ismet Jashari” në Likovë, nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe IPSH – Shtëpia e Shëndetit –…
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kolegën e saj nga “Fronti Evropian”, Ilire Dauti, duke e ftuar të tregojë publikisht dhe me fakte si kanë votuar, deputetët e Ahmetit dhe Selës, për rendin e ditës, për ligjin për “branitellat” në seancën e 143-të, më datë 28.02.2024. “JU SFIDOJ Deputetë te BDI se dhe te Seles ,dilni publikisht ME FAKTE ta mohoni se nuk e keni votuar rendin e dites qe ligji per “branitelat”,te hyje ne rend dite ne seancen e 143(pjesa e dyte) me date 28.02.2024,dhe do ju kerkoj falje publike!! FAIR…
”RMV, De Facto dhe De Jure është shtet shumë etnik, shumë fetar dhe me shumë kultura. Për përfaqësimin sa më të drejtë dhe adekuat të të gjitha etnive në RMV janë bërë shumë përpjekje; janë bërë qindra vite burg, qindra e mijëra fëmij janë rrit jetimë, me qindra e mijëra shqiptar këtë përpjekje për barazi etnike e kan paguar edhe me gjak e besa një pjesë edhe me më të shtrenjten, jetën. Prandaj dje, sot dhe nesër përpjekjet e shqiptarve dhe etnive të tjera me të gjithë format demokratike kan qenë , janë dhe do të jenë për barazi të…
Arben Tarvari Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata! Duke përdorur varfërinë e njerëzve, ata i joshën me këto marrëveshje të shëmtuara gjoja pune, duke i instruktuar madje që as mos të paraqiteshin fare në vendin e punës… Kjo masakër dhe tallje me dinjitetin e njerëzve, ky implikim direkt në krim pasiv, është nga më mizorët që ky grup kriminal ka bërë. Duke i kërkuar vota si shkëmbim, vota të kushtëzura, duke i premtuar që kontratat 6 mujore, pas zgjedhjeve do të ktheheshin në “vendime” pune, ata luajtën pa asnjë skrupull dhe me…
Herët e mëngjesit të sotëm, në orën 5, banorët e një pjese të lagjes Kisella Vodë janë zgjuar të shqetësuar nga pamja e automjeteve duke djegura në parking, raporton Kurir. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikësve, transmeton TV News, të cilët kanë shuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha./TV News
