Autor: Suad Avdiu

Instituti GAP të mërkurën ka publikuar raportin e ri “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, i cili hedh dritë mbi sfidat e mëdha që po përballet tregu i punës në vend. Sipas raportit, deri në vitin 2023, rreth 359 mijë persona janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës, ndërsa 99 mijë janë kthyer ose janë të huaj që jetojnë në Kosovë.​ “Ky bilanc negativ i migrimit ka ndikuar ndjeshëm në mungesën e fuqisë punëtore në tregun vendor. Sipas të dhënave, nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm…

Read More

Qanije Selimi është një grua e jashtëzakonshme, e cila ka krijuar një model unik kujdesi për të moshuarit. Me ndihmën e saj dhe një ekipi të dedikuar profesionistësh, ajo ka themeluar qendrën InHomeService+, një shërbim që ofron mbështetje të gjithanshme për të moshuarit, duke u siguruar atyre qëndrim dinjitoz dhe të sigurt në shtëpitë e tyre. Qanija, gjithmonë me buzëqeshje dhe një zemër të madhe, është e njohur për kujdesin që ofron, duke bërë që çdo person të ndihet i dashur dhe i mbështetur. Me një filozofi që përfshin përkushtimin dhe dashurinë ndaj secilit individ, Qanija ka ndihmuar shumë familje…

Read More

Sot përfundon masa për kufizimin e marzheve për produktet elementare Masa për të kufizuar çmimet dhe marzhet e vendosur nga Qeveria para festave të Ramazanit dhe Pashkëve skadon sot. Ministria e Ekonomisë dhe Punës thotë se së pari do të shohin rezultatet përfundimtare të masës dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëjnë më tej. Nëse ka abuzime, ata njoftojnë masa të reja, më të rrepta. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha se do të ketë një kufi marzhi për pothuajse të gjitha produktet ose rritje të vlerës së kufirit të marzhit nëse, pas përfundimit…

Read More

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in do ta udhëheq Kresia e partisë me 23 anëtarë, ndërkohë që Alternativa e Zeqirija Ibrahimit do të ketë numrin më të madh të anëtarëve 9 gjithsej, BESA e Bilall Kasamit 7, ndërkohë që LD e Izet Mexhitit 5 anëtarë, ndërsa dy vende janë rezervuar për Vetëvendosjen, konkretisht Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi. Anëtarët e Kryesisë nga Lëvizja Demokratike: 1. Izet Mexhiti 2. Visar Ganiu 3. Saranda Imeri 4. Merita Koxhaxhiku, dhe 5. Feride Haxhiu Lëvizja BESA…

Read More

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për largim nga parimet dhe kauzat fillestare të përbashkëta. Në një status të gjatë, Kadriu shpreh zhgënjimin e thellë për, siç thotë ai, “harresën e shpejtë” të zotimeve dhe dëmtimin e përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri. “Jo, nuk është gabim të besosh në një kauzë – përkundrazi, është vlerë! Por partnerët tanë e harruan këtë shumë shpejt,” thekson Kadriu, duke shtuar se ASH-ja me Arben Taravarin ishin promotorët e rotacionit politik pas 22 vitesh, ndërsa tani ndihen…

Read More

Demë Shehu, një nga anëtarët e Grupit të Kumanovës, i cili është i burgosur që nga viti 2015 në Maqedoninë e Veriut, është larguar me forcë nga ambientet ku po zhvillonte një vizitë familjare në burgun e Idrizovës. Lidhur me rastin ka folur avokati Ibrahim Bajrami në emisionin “Kosova Today”në Klan Kosova, duke thënë se tashmë bëhen 10 vite nga rasti dhe se familjarët dhe të burgosurit kanë të drejtë absolute për vizita, të përcaktuara, përcjell INA. “Sipas informacioneve, ka ndodhur vetëm një zënkë verbale mes Demë Shehut dhe disa punonjësve të bllokut, e cila përfundoi me largimin e tij…

Read More

Gjykata e Apelit në Shtip njoftoi sot se kanë përfunduar procedurat rreth ankesave të parashtruara ndaj vendimeve për paraburgim lidhur me rastin me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Nga gjithsej tetë lëndë, në shtatë raste ankesat janë refuzuar si të pabaza, ndërsa vendimet e Gjykatës themelore në Koçan janë konfirmuar. Vetëm në një rast, ankesa e të akuzuarit E.M. është pranuar, me ç’rast vendimi i shkallës së parë për paraburgim është tjetërsuar dhe zëvendësuar me masë arrest shtëpie, së bashku me masa shtesë të kujdesit. Ankesat e tjera – parashtruar nga K.B., N.I., R.Ç.D., M.S., M.GJ. dhe R.D. janë…

Read More

I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Agim Islami në profilin e tij ne Facebook, merret vesh se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së tij me arsyetimin se “nuk ka dëshmi të reja”. Islami zotohet se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”. Postimi i plotë i Agim Islamit ”Pěrshěndetje Miq dhe Dashamirě. Sapo e pranova Vendimin…

Read More

As VMRO-DPMNE e as LSDM publikisht nuk kërkuan dorëheqje prej kryetares së Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila momentalisht ka ndalesë për kryerjen e funksionit. Ajo është e dyshuar për dhënien e shërbimeve zyrtare për lëndën “Aditiv”, ndërsa ish kolegët e saj kërkuan që Dimitrovska të japë dorëheqje ose të veprojë Kuvendi i cili e ka emëruar. Megjithatë LSDM do të pres të shohë se çfarë do të tregojë hetimi. “Më adekuate është që fillimisht të shohim çfarë do të tregojë hetimi. Ne me vëmendje i ndjekim informacionet. Me vëmendje i ndjekim të gjitha detajet në lidhje me këtë rast, të…

Read More

MPB njofton se Shkup ka ndodhur një aksident në trafik në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 28.04.2025 në ora 10.10 në SPB Shkup, ishte denoncuar se në rr.„Cvetan Dimov“ në Shkup, automjeti i pasagjerëve „mercedes“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga М.D.(75) nga Shkupi, ka goditur automjetin trasportues „fiat dukato“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të parkuar nga H.I.(60) nga Kumanova, i cili sipas inercionit të goditjes ka goditur automjetin transportues „man“ me targa regjistrimi të Shkupit, të parkuar nga L.SH.(42) nga Shkupi, ndërsa më pas edhe personin H.I., i cili ka qëndruar pranë automjetit…

Read More