Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VIDEO: JETA DHE VEPRIMTARIA E FADIL NIMANIT

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Prill, 2025Updated:29 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Fadil Nimani i njohur si Komandant Tigri, ishte një nga komandantët më të shquar të UÇK-së i cili mori pjesë në luftën e Kosovës dhe pastaj edhe në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e atëhershme dhe sot të Veriut, në vitin 2001. Lindi me 7 prill 1967 në fshatin Gërgoc të Gjakovës, dhe ra dëshmor me 25 maj 2001 në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës, gjatë një operacioni ushtarak kundër forcave maqedonase. Gjatë konfliktit të vitit 2001 ai ishte Komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, aktive në rajonin e Likovës dhe Kumanovës . Nën komandën e tij kishte rreth 150 luftëtar. Mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në rrafshin e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës dhe më vonë erdhi në Maqedoni ku u emërua komandant u Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe udhëheqës i Brigadës 114 në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Fadil Nimani u bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës, për lirinë e shqiptarëve. Me 25 maj 2001 ai ra dëshmor në fshatin Vaksincë të Kumanovës, pas një ofensive ushtarake e cila u zhvillua ballë për ballë, ndërmjet UÇK-së dhe forcave të armatosura maqedonase. Sot në çdo prëvjet të rënies së tij për liri, Fadil Nimanin e përkujtojnë me mijëra shqiptarë në fshatin Vaksinë, ku u varros dhe ju ngrit shtatorja. *“Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri vëllezër të ma ruani” – Fadil Nimani “TIGRI”.* Në fshatin Gergoc të Gjakovës, për trimëri, bujari dhe atdhetarizëm është e njohur familja Nimani që nga gjiri i saj ka nxjerrë trima dhe atdhetar, por edhe dëshmor. Gjurmëve të të parëve të tij do të shkoj edhe Fadil Nimani, i cili si të parët e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve.
Ai mbahej mend si një nga njerëzit e parë që kërkonte themelimin e Ushtrisë Shqiptare në Kosovës. Fadil Nimani filloi përpjekjet e para për çlirim të atdheut. Në vitin 1996 është bastisur edhe shtëpia e tij ku shënoi një rrugë pa kthim për Fadil Nimanin. Ndërsa në fund të atij viti bie në kontakt me Luan Haradinaj, Lahi Brahimaj, Rexhep Selimi dhe të tjerë. Në vitin 1998 ai ngarkohet me një detyrë shumë të rëndësishme dhe jetike për UÇK-në. Atij u dha detyra e furnizimit me armatim të UÇK-së. Trimëria, guximi dhe puna e tij e vazhdueshme u ndjenë shumë tek ushtarët dhe e gjithë UÇK-ja. Roli që ai luajti ishte shumë i madh dhe u emërua me pseudonimin Tigri. Njësiti Tigrat ishte një prej njësive më speciale të UÇK-së. Ata u shkuan në ndihmë luftëtarëve të Gllogjanit kur u sulmuan nga forcat serbe më 24 mars 1998. Ndërsa një nga betejat më të gjata në Kosovës është beteja në Radoniç, kjo betejë zgjati katër ditë. Ajo e cila ishte më e habi, ishte që edhe pse Komandant Tigri ishte i plagosur ai nuk u tërhoq nga beteja dhe qëndroi në front duke luftuar si një ushtar i vërtet. Fadil Nimani ishte njëkohësisht edhe komandant i batalionit “Rrufeja”. Në shkurt të vitit 2001 ai bashkohet në luftë kundër forcave të armatosura të Maqedonisë së atëhershme dhe tregoi heroizëm, disiplinë, guxim dhe një atdhedashuri të madhe. Në Vaksincë të Likovës ai ra dëshmor.
*Në vazhdim do të dëgjoni rrëfimet e familjarëve, bashkëluftarëve, miqve dhe shokëve të tij. Ky dokumentar është i përgatitur për ta kujtuar dhe betonuar veprën e tij për liri dhe atdhedashuri. Lavdi, mirënjohje dhe falëndërime sa të jetë jeta për jetën e dhënë të Komandant Tigrit që ne ta gëzojmë lirinë tonë!./TVNEWS – Gazetare: Vlora Zenuni Hamiti
Lexuar: 59

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.