I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor.
Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Agim Islami në profilin e tij ne Facebook, merret vesh se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së tij me arsyetimin se “nuk ka dëshmi të reja”.
Islami zotohet se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”.
Postimi i plotë i Agim Islamit
”Pěrshěndetje Miq dhe Dashamirě.
Sapo e pranova Vendimin Negativ prej Gjykatěs Apelit me Besushemiri 2%!! Vendimi ěshtě marrë më 09-04-2025 nga Gjygjtar tě njohur për padrejtěsi,
Jam i sigurt se do tě shpërblehen me ndonjě post ne Gjykaten Supreme ne tě ardhmen pěr puněn qe kaně bërë.
Nuk janë marrë parasysh dëshmitë e reja aspak, siç edhe kemi parashiku moti, qellimi ishte ti asgjësojnë dëshmitë e reja (videoekspertizen),dhe ta bëjnë Jovalide!!
Me këtë vendim banal pas shumë vite zvaritje dhe manipulime ja arritën qëllimin qě faji të më ngelet mua dhe të mbyllet rasti si i tillë.
Shumë Faleminderit juve që punuat në heshtje për zbardhjen e rastit, shumë ma keni ndihmu!!
Mos haroni se ka Zot e ai vonon por dënimin e ka shumë të ashpër, gjithě ju që ma keni bërë këtë padrejtësi qe 17 vite.
PS: Beteja pěr Drejtěsi dhe Liri vazhdon, mos mendoni se do të Dorëzohem ndonjëherë!!


