Autor: Suad Avdiu

Shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar se kushtet e rënda atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit mund të vazhdojnë, ndërsa zjarret përfshijnë Jerusalemin dhe Izraelin qendror. Kombinimi i erërave të forta, temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe lagështisë së ulët në vend po rrit rrezikun dhe përhapjen e zjarreve. Sipas Jerusalem Post, një burrë 50-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të ndezë një fushë të hapur në jug të Jerusalemit. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, po zhvillon një “maratonë” bisedimesh me homologët ndërkombëtarë, me fokus në vendet evropiane. Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi…

Read More

Një Maji, si simbol i luftës për të drejtat e punëtorëve, për drejtësi sociale dhe për një jetë me dinjitet, është dita kur u japim mirënjohje të gjithë atyre që jetojnë nga puna e tyre, që me ndershmëri e kryejnë detyrën e tyre duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për veten, për familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë, shkroi kryetari i Kuvendit, Afrim gashi në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës. Prandaj, siç thekson Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, u drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë punëtorëve në vendin tonë, të cilët…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon fuqishëm vendimin politik dhe antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, duke i mohuar mijëra të rinjve të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre. Në reagimin drejtuar mediave, BDI akuzon se më e rëndë se vendimi i gjykatës është heshtja e turpshme e përfaqësuesve shqiptarë në këtë qeveri. “Në vend që të protestojnë, ata heshtin. Në vend që të japin dorëheqje, ata justifikojnë. Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. Nuk…

Read More

Time Kadriaj nga AAK ka thënë se nga partia e saj nuk dërgojnë asnjë deputet për tu bërë pjesë e komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit pasi që ndërrimi i procedurës së votimit në mes të procesit është shkelje ligjore dhe kundër-kushtetuese. Kjo që po ndodh këtu është për keqardhje, Aleanca ka dhënë alternativa dhe ju si keni pranuar ato alternativa andaj s’do të bëhemi pjesë e cirkut tjuve. Sa për buzëqeshjet e juaja veç po jav kujtoj: Zdravo Mimoza”, ka thënë ajo.

Read More

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së, akuzojnë sot nga VLEN. Nga atje thonë se ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike. “Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë…

Read More

Parashikimi i motit për sot Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta, rreth 11°C. Gjatë orëve të paradites, temperaturat do të vijojnë në rritje, duke shoqëruar vendin me diell të plotë dhe kushte të qeta atmosferike. Në mesditë pritet kulmi i ngrohjes, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24°C. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime të lehta vranësirash, por pa reshje. Mbrëmja do të jetë e këndshme, me temperatura rreth 15°C dhe mot të kthjellët. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri në 15 km/h.…

Read More

Finlanda ka miratuar legjislacionin për të kufizuar përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera celulare gjatë ditës së shkollës, mes frikës për ndikimin e tyre në mirëqenien dhe të nxënit e nxënësve. Sipas ndryshimeve, të cilat u miratuan nga parlamenti finlandez të martën dhe do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, pajisjet celulare do të kufizohen shumë gjatë orarit të mësimit, shkruajnë mediat e huaja. Nxënësve do t’u lejohet t’i përdorin ato vetëm me lejen e mësuesit për qëllime shëndetësore ose mësimore. Finlanda është vendi i fundit evropian që vendos kufizime ligjore për përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të…

Read More

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lëvizjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se është takuar me Sali Berishën, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në takimin që u realizuar në kuadër të Kongresit të EPP-së, siç bëri të ditur Abdixhiku, ky i fundit i ka uruar suksese “PD-së dhe shqiptarëve në zgjedhjet e majit”. “Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë. I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më…

Read More

Bilall Kasami mohon se ASh-ja e Arben Taravarit është nxjerr nga VLEN, pasi sipas tij, ai vetë ka dalë dhe ka shkuar te BDI. Këtë Kasami e tha në emisionin Click Plus në TV21. “Çdokush që shkon te BDI, për të bashkëpunuar me BDI-në, ka dalë. Ka dalë apo e keni nxjerr? -ishte pyetja e gazetarit. Jo, ka dalë. Ai (Arben Taravari) vetë ka dalë. Për të shkuar te Ali Ahmeti dhe te BDI. Duhet të dalësh nga këndej për të shkuar andej. E ka pranuar (Taravari që negocion me BDI-në). E ka pranuar… E ka pranuar”, u përgjigj Kasami.

Read More

Në pikën kufitare Bellanoc është formuar organizata e re sindikale pranë Stacionit Policor, ku për kryetare është zgjedhur Arlinda Shabani e cila do të udhëheqë sindikatën në përpjekjet për përfaqësim të dinjitetshëm të interesave të të punësuarve. Kjo iniciativë synon përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në këtë institucion. Organizata tashmë ka pranuar edhe anëtarë të rinj, duke forcuar strukturën e saj që në hapat e parë./ Televizioni News

Read More