Autor: Suad Avdiu
Në Shkup janë zhdukur tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç. Tetëvjeçari A.J., i cili kishte probleme shëndetësore, u largua nga vendi ku po qëndronte me të atin. Prindi i djalit njoftoi policinë në Karposh për rastin. Ministria e Brendshme thotë se po merr masa për gjetjen e fëmijës. Policia po kërkon gjithashtu dy vajza, të moshës 11 dhe 14 vjeç, të cilat u zhdukën në Shkup.
Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 42-të në botë nga 180 shtete, transmeton TV21. Në vitin 2024 vendi renditej në vendin e 36, ndërsa në vitin 2023 në vendim e 38. Sipas raportit, edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat online gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Në kontekstin politik, në raport thuhet se ambienti i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike i nënshtrohet gjithnjë e më shumë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit për të anuluar statusin e Medresesë, duke e cilësuar këtë veprim si një precedent të rrezikshëm që cenon rëndë themelet e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Më poshtë, reagimi i plotë i BDI-së: REAGIMAnulimi i vendimit për Medresenë – një akt i rrezikshëm që godet liritë themelore dhe kohezionin ndërfetar Vendimi i fundit për të anuluar statusin e Medresesë përbën një precedent të rrezikshëm që trondit themelet e një shoqërie të barabartë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse.Ky nuk është një vendim teknik – por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për arsim…
Parashikimi i motit – E premte, 2 maj 2025 Nga ora 06:00 në mëngjes pritet mot i kthjellët me temperatura që do të fillojnë të rriten gradualisht. Fillimisht, temperaturat do të jenë rreth 12°C dhe do të ngrihen ndjeshëm gjatë paradites, duke arritur kulmin rreth orës 15:00 me 26°C. Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë dielli pa prani të reshjeve, dhe moti do të qëndrojë i qetë dhe stabil. Era do të fryjë me shpejtësi të moderuar, me rrahje deri në 12 km/h, pa ndonjë ndikim të madh në ndjesinë termike. Temperaturat do të bien gradualisht në mbrëmje, duke arritur…
Gjykata Kushtetuese dje mori vendim për shfuqizimin e “Medresesë Isa Beu” në Shkup, dhe për këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ku sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuse është shkelje e rëndë e të drejtave të garantuara nga Kushtetuta. Rexhepi ka theksuar se me këto vendime që po merr ky institucion tani më është kthyer në shërbëtore të VMRO-DPMNE-së. Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi: Ky institucion, që duhet të mbrojë të drejtat dhe barazinë e qytetarëve, sot është bërë një vegël politike për të shtypur të drejtat etnike…
Bizhuteri argjendi me peshë 3.4 kilogramë, ar me vlerë prej 600 mijë denarë, 13 laptopë, 6 biçikleta dhe 1.500 çorape me logon Nike janë pjesë e mallit të sekuestruar nga Drejtoria Doganore në ditët e fundit. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur stoli dhe është ngritur padi penale kundër një personi. Në Tabanocë u parandaluan disa përpjekje kontrabande – nga veshjet dhe kozmetika deri te pajisjet elektronike të përdorura dhe pjesë të automjeteve. Dogana njoftoi se kontrollet e përforcuara po vazhdojnë.
Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE, ka komentuar sot protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE mbështet dhe respekton të drejtat e punëtorëve, por nuk mbështet dhe respekton udhëheqjen politike të sindikatave. Manasievski akuzon krerët e LSM-së se marrin paga të majme. VALENTIN MANASIEVSKI,VMRO-DPMNE “Kur Trendafilov flet për pagat e politikanëve, do të ishte mirë të përmenden edhe pagat e sindikalistëve. Ai personalisht merr 75 mijë denarë në muaj nga të njëjtët punëtorë, ndërsa kolegët e tij, madje arrin deri në 130 mijë denarë. Si presim që Trendafilovi t’i kuptojë punëtorët? Shpjegoni se deri në çfarë mase ai…
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas qarkullimit të një videoje ku ky i fundit shihet në shoqëri me një person të njohur për sjellje kontroverse. Sipas Azizit, kjo video është “pasqyra më e qartë e mënyrës se si Ali Ahmeti ka udhëhequr me fatin e fëmijëve shqiptarë”. “Në këtë zgërdhime të Ahmetit me një figurë që i madh e i vogël e njeh si të krisur, u zbulua plotësisht ai që për vite të tëra është paraqitur si udhëheqës i shqiptarëve. Shqiptarët i kanë borxh një falënderim figurës tragji-komike që…
Sot është afati i fundit për aplikim për të drejtën e ushqimit të subvencionuar për studentët për vitin akademik 2024/2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në njoftimin e thirrjes për subvencionim, vëren se janë bërë ndryshime në Ligjin për Ushqimin e Subvencionuar të Studentëve, sipas të cilave zgjerohet fushëveprimi i masës. -Që tani e tutje, statusi i punës nuk është një kusht kufizues për studentët, kështu që e drejta do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e studimeve universitare me kohë të plotë që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se shumë shpejt do të shtohet numri i deputetëve shqiptarë në anën e VLEN-it. “Aktualisht, numri i deputetëve shqiptarë në Qeveri është 14, në momentin që del ndokush hy ndokush tjetër. Në skenën politike shqiptare ka dy subjekte politike VLEN dhe BDI. VLEN është përfaqësues i shqiptarëve në qeveri dhe BDI në opozitë. Rreth BDI-së ka subjekte më të vogla që janë në opozitë, dhe rreth nesh VLEN-it sillen subjekte që janë pjesë e pushtetit”, tha Kasami. Ai shtoi se kur flasim për numra edhe në anën…
