Autor: Suad Avdiu

Një i moshuar nga Maqedonia përjetoi ferrin në Beograd gjatë një “takimi të organizuar” me një vajzë që e kishte njohur online shkruajnë mediat serbe Një maqedonas 80-vjeçar është rrahur dhe grabitur para tre ditësh në Beograd, mëson Telegraf.rs. Siç tregon vetë ai, përmes një rrjeti social kishte njohur një vajzë nga Beogradi me të cilën ishte marrë vesh të takohej. Ai kishte rezervuar një dhomë hoteli dhe, sipas rrëfimit të tij, kishte shkuar në park për t’u takuar me vajzën e supozuar nga Facebook-u. Por, në vend të saj, është paraqitur një grup burrash të cilët, sipas tij, e…

Read More

Përveç KF Bashkimi, me një njoftim pas ndeshjes me Kozhufin, ku Bashkimi me gol në minutën e 94-të shënoi fitore prej 1-2, ka dal edhe vet drejtuesi I klubit, Burak Hida. Ai ka deklaruar se me përgjegjësi të plotë KF Bashkimi 1947 asnjëherë nuk ka tentuar të blejë apo të ndërhyjë në asnjë mënyrë në ndonjë ndeshje futbolli. Numri një i Bashkimit ka thënë poashtu se si klub me histori, janë të gatshëm të përgjigjen për çdo dyshim apo akuzë, nëse ekziston ndonjë fakt që vërteton përfshirjen e tyre në ndonjë shkelje. Por ka theksuar qartë se janë kundër çdo…

Read More

Pas takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski, Kryesia e ASH-së ka dalë me një deklaratë përmes sekretarit të përgjithshëm, Blerant Ramadani, duke riafirmuar pozicionin e saj politik në kuadër të qeverisjes së re. Ramadani theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk është një dekor politik në qeveri, por një faktor kyç që udhëhiqet nga parime të qarta dhe vizion i përgjegjshëm për shtetin. Sipas tij, partia mbetet e përkushtuar ndaj barazisë, pastrimit të institucioneve dhe ndërtimit të një shteti që respekton çdo qytetar, pa dallime.

Read More

Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer të hënën e 5 majit dy persona në Tetovë. Në mesin e të rrëmbyerve është dhe një fëmijë 16-vjeçar. Prokuroria njofton se të dyshuarit, me forcë kanë futur në automjetin e tyre një person dhe kanë filluar ta rrahin duke kërkuar që i dëmtuari t’u tregojë se kush ka marrë para nga vajza e njërit prej tyre. I dëmtuari u ka treguar dy persona dhe adresat e tyre. Derisa janë vënë në kërkim të gjetjes së personave, i dëmtuari u ka ikur nga automjeti. Megjithatë, të dyshuarit të njëjtën ditë kanë…

Read More

Në takimin e një dite më parë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN, u riafirmua mesazhi kryesor mbi të cilin koalicioni fillimisht ishte lidhur, reforma, luftë kundër krimit dhe ndryshimin e sistemit që e la BDI-ja dhe LSDM-ja, thonë burime të Alsat. Takimi erdhi një ditë pasi kryeministri takoi kreun e ASH-së Arben Taravari i cili kohë më parë u largua nga VLEN, dhe e kujtoi atë se nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në dhe të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë. Reagimet pas këtij takimi kanë qenë të menjëhershme kurse i pari ironizoi Taravari me statusin në…

Read More

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Hotël–Llopat Me iniciativë të Këshillit të Bashkësisë Lokale dhe Shoqatës ‘E Dua Fshatin Tim’, në bashkëpunim me Komunën e Likovës, sot kanë nisur punimet për zgjerimin dhe tamponimin e rrugës që lidh fshatin Hotël me fshatin Llopat. Rruga ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash/ Televizioni News https://www.youtube.com/watch?v=u5SIU0h5t7g

Read More

Orhan Kurtishi, kryetari i degës së Alternativës në Kumanovë, ka reaguar përmes një deklarate për media ndaj kritikave të BDI-së. Ai është kundërpërgjigjur duke sqaruar se tabela që ka nxitur debat kishte një gabim teknik. Deklarata vjen pas akuzave nga ana e BDI-së, të cilat kritikuan  për përmbajtjen e një tabele të vendosur në Kumanovë. Për intervistën e plotë mund ta klikoni linkun e më poshtëm⇓ https://www.youtube.com/watch?v=fAxUdlpQJs8

Read More

Ekipi i Televizionit News ka udhëtuar drejt Gërgocit të Gjakovës për të takuar familjarët e Komandant Tigrit, aty ku nis edhe rrëfimi për jetën dhe veprën e tij. Nga aty, udhëtimi ka vazhduar nëpër mbarë shqiptarinë, ku janë intervistuar bashkëluftëtarët, miqtë dhe ata që e njohën nga afër një prej figurave më të dashura të luftës. Për intervistën e plotë mund të klikoni në linkun e më poshtëm ↓ https://www.youtube.com/watch?v=NrGrkpUY-qw

Read More

Gjatë këtij udhëtimi, ekipi i Televizionit News u ndal edhe në Prishtinë, ku realizoi një intervistë të veçantë me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së dhe ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit. Në këtë rrëfim personal, Haradinaj foli me emocion për miqësinë e tij me Komandant Tigrin, duke e kujtuar si një luftëtar të guximshëm, besnik dhe të pathyeshëm në përkushtimin ndaj atdheut. Për intervistën e plotë mund të klikoni në linkun e më poshtëm ↓ https://www.youtube.com/watch?v=RO0N1oOnqm4&t=2s

Read More