Autor: Suad Avdiu
Krerët e bashkësive fetare në vend, sot, me nismë të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare (KMBGF), nënshkruan Deklaratë të Krerëve Fetarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Në nënshkrim, u theksua se komunitetet fetare janë ndër aktorët kryesorë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, pasi prania dhe aktivitetet e tyre me besimtarët mund të jenë me dobi të madhe në forcimin e komuniteteve si tërësi. Nënshkruesit e Deklaratës janë kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z. Stefan, kreu i…
Pas vendimit të ASH-së për dalje nga Qeveria, brenda kabinetit qeverisës pritet të ketë rokada, gjegjësisht shkëmbim të dikastereve. “Dera kur hapet dikush del dikush hy, kjo është shumë e vërtetë, ne presim të ndodhin disa zhvillime politike në skenën në Maqedoni”, tha Blerim Sejdiu – Vlen. Ministria që do të preket është pikërisht ajo me të cilën drejtoi për 11 muaj kryetari i ASH-së Arben Taravari. Me shumë gjasa Shëndetësinë nuk do ta trashëgojë VLEN por do të kalojë në duar të VMRO-DPMNE-së, me çka në këmbim pritet që VLEN të udhëheq me Arsimin. Kështu u la të…
Gjatë konferencës së djeshme për media ku Arben Taravari njoftoi për vendimin e partisë, tha se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balancuesit” dhe akuzoi se ka tendencë për margjinalizimin e shqiptarëve. Por, sipas VMRO – DPMNE-së, Taravari ka marrë pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e qeverisë, por në ato takime ai asnjëherë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për rregullimin e balancuesit. “Nuk ka folur dhe as nuk e ka dëgjuar dikush ndonjëherë të flasë për eurointegrimet, se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarisë, i krijuar pikërisht nga…
Më 12.05.2025 në orën 20.10 në f.Stajkovc, rrethi i Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.J. (49) nga fshati Stajkovc, rrethi i Shkupit, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin punë zyrtare, kështu që me një send të fortë ka sulmuar njërin prej tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazmi Taipi thotë se nga anketat që kanë bërë, ka rezultuar se partia e tyre është përbën mbi 50 për qind të VLEN-it, ndërsa sipas tij, 70 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri. “Kemi bërë dy lloje anketash. Kemi parë pozicionin tonë brenda koalicionit qeveritar. Ku anketat kanë treguar se ASH-ja është mbi 50% e koalicionit VLEN dhe anketat tjera kemi parë se si qëndron puna. Kemi matur punën e koalicionit VLEN brenda qeverisë, ku ka dalë se mbi 70% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën…
Kreu i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook ka thumbuar zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhitin, duke nënvizuar se pushteti e verboi me shkëlqimin e tij. “Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake! Të shkosh me ty është të paralizohesh!”, shkruan Taravari në Facebook. https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10237133901428226?ref=embed_post
Ish-kreu i Misionit të Përhershëm të Maqedonisë në OKB në Nju Jork, Ljubomir Frçkoski, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet për shpërdorim të detyrës. Dje kundër tij dhe të tjerëve u ngrit një kallëzim penal, sipas të cilit dyshohet se kanë kryer një krim sipas nenit 353 të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas ankesës, Frckovski, si zyrtar, kreu i Misionit të Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nga 20 prilli 2022 deri më 6 tetor 2024, ka abuzuar me detyrën e tij sepse ka vepruar në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme…
Bekim Fazliu, ish politikan përmes një shkrimi në Facebook ka thumbuar Arben Taravarin për vendimin e tij për të shkuar në opozitë, duke e pyetur se çfarë përgjigje do t’i japë familjes së komandant Shqiponjës, familjes së të akuzuarve në rastin “Monstra”, Feta Alimit, rastit “Llaskarca”, “spitali modular” kur akuzonte BDI-në dhe sistemin e korruptuar. “Nuk duhej shkuar te konaku i babës së komandant Shqiponjës pikërisht atëherë kur zemra e atij plaku po çahej nga dhimbja e vrasjes së të birit dhe kur vetë ai e akuzonte Alinë. Ai qante për drejtësi, ju hidhnit gurë e dru ndaj Aliut, duke…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, një ditë më parë njoftoi largimin nga qeveria dhe mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në, por në këtë moment munguan zv.kryeministri Arben Fetai dhe deputeti Salim Sulejmani. Taravari tha se ishin të koordinuar, por ata nuk janë prononcuar ende. Vendimi është kundërshtuar publikisht nga anëtarë të kryesisë qendrore, funksionarë dhe aktivistë të ASH-së. Latif Arifi e quajti këtë veprim “të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë”, ndërsa Lulzim Aliti e cilësoi “tradhti ndaj aspiratave për ndryshim”. Edhe këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë, Sabri Aziri, dha dorëheqje me një mesazh simbolik: “Gjëja më…
Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për aksidentin e rëndë që ndodhi më 29 janar në Shkup, ku humbi jetën Frosina Kulakova. Ai në seancën paraprake e pranoi fajësinë. Sipas aktakuzës, Jovanov ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi prej 91 km/h në bulevardin “Aradhet Partizane “. Në një vendkalim për këmbësorë, ai ka kaluar në të kuqe dhe ka goditur Frosinën, e cila kalonte në të gjelbër. Nga goditja e fortë, ajo pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
