Autor: Suad Avdiu
Edhe pas daljes së Arben Taravarit nga Qeveria e që kishte edhe postin e ministrit të Shëndetësisë, Bilall Kasmai tha se ky resor mbetet te VLEN-i. Siç tha Kasami, nuk është biseduar për shkëmbim të resorëve, por pas daljes së Taravarit, janë të gatshëm të bisedojnë në këtë drejtim me partnerët e koalicionit. “Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Unë e dhashë një deklaratë se një ndër shkaqet që e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë që drejtpërdrejtë Arben Taravari ka kërkuar që të jetë ministër i Shëndetësisë dhe sigurisht, kur bën kombinaturikat për pozicionet, përgjegjësitë që duhet…
SPB Tetovë njofton se sot (14.05.2025) në ora 02:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.P. (44) nga Ohri. Siç thonë nga SPB Tetovë, gjatë kontrollit të komunikacionit në magjistralen Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Tetovë, është ndalur vetura e pasagjerëve “Audi” me targa të Ohrit, e drejtuar nga B.P., dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, gjegjësisht në gjak i janë matur 1,54 promilë alkool. “Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisë dhe…
Fillimi i rindërtimit dhe zgjerimit të rrjetit primar të furnizimit me ujë në vendbanimin Vonvardarska në Tetovë Tetovë, 14.05.2025. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në fillimin e rindërtimit dhe zgjerimit të rrjetit primar të furnizimit me ujë në vendbanimin Vonvardarska, me një gjatësi prej 2.600 metrash. Ky investim në vlerë prej mbi 15 milionë denarësh është pjesë e projekteve të financuara përmes nënprogramit AA – Projekte Infrastrukturore nëpër Komuna për vitin 2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut…
“Tërheqja e njërës prej partive nga koalicioni qeveritar në fakt tregon defektin në mënyrën se si funksionon kjo qeveri dhe tregon se ajo nuk mund t’i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve. Në pak më pak se një vit që nga formimi i saj, shohim se në thelb nuk ka pasur dialog, nuk ka respekt për partnerët e koalicionit, nuk ka përmbushur premtimet”, këtë e tha deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska, pas daljes së Arben Taravarit nga Qeveria. Ajo shtoi se akuzat e Taravarit për pakënaqësinë e tij me dështimin për të përmbushur premtimet ndaj qytetarëve konfirmojnë se kjo qeveri, me udhëheqjen…
BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Vendi ka nevojë për platformë të sinqertë evropiane
BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po e rrezikon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sipas BDI-së, edhe pse integrimi në BE ishte shpallur prioritet, qeveria po tërhiqet nga ky synim. BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar nevojën për një platformë të re evropiane dhe gjithëpërfshirëse. “Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i izoluar në planin ndërkombëtar – pa vizita zyrtare bilaterale nga aleatët dhe partnerët tanë tradicionalë. Përkundrazi, vendi po lidh partneritete të diskutueshme me autokratë; po merr financime nga burime të dyshimta, në rrethana të paqarta; dhe po paralajmëron hyrjen…
Nga ASH-Taravari thonë se janë në rrugën e duhur dhe “në ditët më të mira”. Refuzojnë të komentojnë reagimet e VMRO-DPMNE-së, pas daljes së ASH-së nga Qeveria, ndërkaq theksojnë se po punojnë për fitore në zgjedhjet lokale. “Aleanca për Shqiptarët ka ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë tonë dhe kryetarit të saj. Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. Ne jemi qetësisht të përqendruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me…
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 24 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur për Portalb.mk, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov. “Deri të mërkurën duhet të përfundojnë dhe t’i dërgojmë në Prokurorinë Themelore Publike”, deklaroi për Portalb Stankov. Më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska tregoi se kanë marrë vetëmraportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore. Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të akuzohen…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një statusi në rrjete sociale ka akuzuar edhe njëherë koalicionin VLEN se ka vullnetin e shqiptarëve u bënë pjesë e Qeverisë. “Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por thjesht një rrotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve. Ata që erdhën, erdhën pa legjitimitet dhe pa përfaqësim real të zërit shqiptar. Dhe sot, pas një viti, rezultati është i qartë: Ishin pak, ngelën edhe më pak. Kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e sinqertë nga qytetarët, nuk ka pushtet që mbahet gjatë. Në 2006-2008 zgjati 18 muaj, tash 9 muaj. Shqiptarët folën qartë, ata duan…
VMRO do të mbledh sonte Komitetin Ekzekutiv për të diskutuar daljen e ASH-së së Taravarit nga Qeveria dhe eventualisht të diskutojë për emrin në sektorin e shëndetësisë. Paraprakisht nga kjo parti përjashtojnë zërat se mund të ketë ndërrim të ministrave siç kumtoi një ditë më parë kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami se mund të ndodhë që VMRO të merr resorin e shëndetësisë dhe VLEN në këmbim të drejtojë resorin e arsimit. “Përgënjështrojmë se deri tani u bisedua për çfarëdo këmbimi të ministrive apo resoreve, apo për atë se kush do ta ndërmarrë Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo nuk është e…
