Autor: Suad Avdiu

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ngriti aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për vepër penale “Rrezikim i sigurisë”. “Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i pandehuri kërcënoi se do të sulmonte jetën ose trupin e një zyrtari – një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet u bënë në lidhje me kryerjen e detyrave profesionale që gjyqtari ndërmori brenda kuadrit të autoritetit të tij. I akuzuari hyri në oborrin e shtëpisë së familjes së gjyqtarit, e pyeti nëse e njihte dhe filloi ta kërcënonte drejtpërdrejt, duke përmendur një lidhje me një proces gjyqësor të supozuar. Pasi bëri kërcënime të…

Read More

Më 19 maj shënohet përvjetori i Masakrës së Dubravës. Në këtë datë të 1999-s është kryer një prej masakrave më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb, ku brenda burgut ishin vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Kjo masakër është kryer brenda pesë ditëve, nga 19 deri më 24 maj. Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar. Për këtë masakër s’është dënuar ende askush, por po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviq, gardian në atë kohë, që dyshohet për vrasje masive.

Read More

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të dielën se ai është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës. Zbulimi erdhi pas ekzaminimit mjekësor rutinë të një “kokrre të vogël”, të cilit i ishte nënshtruar ish-kryeshtetari 82-vjeçar. Sipas diagnozës së raportuar në mediet amerikane, metastazat e sëmundjes së rëndë shtrihen deri në kockë dhe familja e ish-presidentit po analizon opsionet për trajtimin e saj. “Megjithëse është një formë agresive e sëmundjes, kanceri duket se është ka ndjeshmëri hormonale, që lejon menaxhimin e tij në mënyrë efektive,” tha zëdhënësi i ish-presidentit për New York Times. Javën e kaluar…

Read More

BDI ka reaguar ndaj qeverisjes së tanishme, duke e cilësuar si të dështuar dhe të zhytur në nacionalizëm dhe përçarje. Sipas tyre, një vit pas zgjedhjeve, vendi jo vetëm që nuk ka përparuar, por është gjithnjë e më i bllokuar dhe i polarizuar. “Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim. Kështu, thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes. Edhe pse…

Read More

Drejtori në largim i Drejtorisë së Doganave, Garip Kaba përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se i janë arrestuar dy djemt e tij. Kaba thotë se ata janë arrestuar për, siç shkruan ai, gjoja kërcënim ndaj Salim Sulejmanit. “Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit. Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla. Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë…

Read More

Policia e Ohrit njoftoi se mbrëmë pas mesnatës arrestoi një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer anëtarët e familjes së një 36-vjeçari dhe ka kërkuar e marrë para në këmbim të lirimit të tyre. Më 18.05.2025 në orën 00.50 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, policia nga SPB Ohër kanë ndaluar A.D. (33) nga Ohri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “rrëmbim personi” i dënuar sipas nenit 141 i Kodit Penal. Prandaj, më parë është raportuar se gjatë një bisede telefonike me Xh.H.D. (36) nga Ohri, kërkoi dhe mori para për lirimin e gruas, vajzës së mitur dhe…

Read More

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite vende vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri në 27 gradë. Në Shkup, diell me vranësira të lehta deri mestare. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të dendura të shiut dhe bubullima afatshkurtër. Temperatura minimale do të ulet deri në 6, ndërsa…

Read More

ASH dhe kreu i saj, Ziadin Sela përmes një postimi i ka bërë thirrje për bashkëngjitje aktivistëve të kësaj partie, pas tronditjeve të fundit brenda krahut të prirë nga Arben Taravari. Ja thirrja publike: Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti! Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë…

Read More

Ismail Mustafi, nxënës i Shkollës Fillore “Naim Frasheri” nga Kumanova është renditur i dyti në garat republikane të Shkencave Natyrore. Këtë e ka bërë të ditur mësuesja e tij permes nje shkrimi ne rrjetet sociale. “Sot, Ismail Mustafi nxënësi im i mrekullueshëm në garat republikana të Shkencave Natyrore nga një numër shumë i madh i garuesve në të gjithë vendin zuri vendin e II-të. Krenare për të jemi ne dhe familja e tij që e mbështetën deri në rezultatin e shkëlqyer. Suksese edhe më tej, kurse sa i përket këtij viti shkollor, ndej kënaqësinë që e kemi përmbyllur me rezultatet…

Read More

Nënkryetari i BDI-së Arber Ademi e ka quajtur koalicionin VLEN grupim artificial politik. Në statusin e tij, Ademi shkruan se opinionistët maqedonas janë më të shqetesuar për shpartallimin e VLEN-it. “A po i shihni disa prej opinionistëve maqedonas, më të mërziturit se po shpartallohet grupimi artificial politik i quajtur VLEN! Edhe VMRO s’u përmbajt… E paskan marrë shumë afër zemrës! Çudi e madhe: një shqetësim i gjerë në qarqe politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një “koalicioni shqiptar”. A s’duhej të ishin vetë shqiptarët ata që shqetësohen më së shumti? Apo thjesht po u prishet plani? Kur skenari fillon…

Read More