Autor: Suad Avdiu

Zjarrfikësit e Kumanovës shuan një zjarr në një makinë pasagjerësh pranë pikës kufitare Tabanoc, njoftuan sot policia dhe shërbimi i zjarrfikësve. “Dje në orën 23:10, në SPB Kumanovë është marrë një njoftim se ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh BMW me targa të Kumanovës, në lëvizje në autostradën përpara pikës kufitare Tabanoc, e drejtuar nga D.P. (23) nga Kumanova”. “Zjarri u shua nga një ekip i departamentit territorial të zjarrfikësve të Kumanovës, me një automjet dhe katër zjarrfikës, rreth dhjetë minuta para mesnatës. Nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kumanovës kreu…

Read More

Projektet mjedisore, të tilla si eliminimi i deponive të mbeturinave të rrezikshme, do të financohen me fonde nga Marrëveshja e Partneritetit Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi sot në Londër Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Izet Medxiti. “Përveç transportit hekurudhor, kujdesit shëndetësor, arsimit, për të cilat tashmë është arritur marrëveshje, kemi dalë me një ide të re. Më konkretisht, është problemi me mbeturinat e rrezikshme, të cilat zvarriten në vendin tonë me dekada. Po flas për lindanin në fabrikën Ohis, atë në Jugohrom në Jegunovcë që tashmë është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve, Vaksincë, Lojane”, tha Mexhiti, i cili…

Read More

Ministria e Brendshme po kryen një aksion të ri që synon rregullimin e qëndrimit të paligjshëm të shtetasve të huaj në vend. Sot, ka një prani të shtuar policore në Shtip, Shkup dhe në disa nga pikat kufitare me Kosovën. Jozyrtarisht, operacioni përfshin kontrolle në më shumë se 10 lokacione – shtëpi, automjete, kontrolle personale, si dhe ambiente zyrtare të Ministrisë së Brendshme, përfshirë zyrën për të huajt dhe ndërtesën e Televizionit Maqedonas, si dhe sekuestrimin e sendeve personale, telefonave celularë dhe dokumentacionit të rëndësishëm që lidhet me skemën kriminale. Burime nga Ministria e Brendshme po njoftojnë se krimi po…

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme mbi futjen graduale të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) — një mekanizëm i ri dixhital për menaxhimin e kalimeve kufitare në zonën Shengen. Qëllimi i sistemit është të përmirësojë sigurinë, të zvogëlojë abuzimet në pikat kufitare dhe të modernizojë procedurat e kontrollit kufitar. Falë kësaj marrëveshjeje, shtetet anëtare do të jenë në gjendje të zbatojnë një sistem të ri të menaxhimit të kufijve për të regjistruar hyrjen dhe daljen e qytetarëve të vendeve jo-anëtare të BE-së. “Ky është një lajm i mirë dhe do të mbështesë përpjekjet tona…

Read More

Në pritje të sezonit turistik, po njoftojmë gjobat e trafikut në Greqi. Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit – nga 78 deri në 1,200 euro; Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar në një zonë të ndërtuar deri në 20 km/orë – 100 euro; Kalimi i semaforit të kuq dhe tejkalimi përgjatë gjithë vijës – 700 euro; Mosvendosja e rripit të sigurimit – 350 euro; Parkim i paligjshëm – nga 40 deri në 80 euro; Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të makinës – 100 euro. Pirja e duhanit në automjet nëse në të ndodhet një fëmijë nën 12 vjeç –…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë nëpërmjet një komunikate në Facebook për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve. Reagimi i plotë Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, ku është zbatuar një praktikë e papranueshme diskriminimi etnik dhe përjashtimi të shqiptarëve. Në filialin “Drini i Zi” në Strugë, janë angazhuar 23…

Read More

Marrëveshja për partneritet strategjik mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendi merr në dispozicion vëllimin më të madh historik të mjeteve prej pesë miliardë funta për relaizimin e projekteve kapitale, do të nënshkruhet sot në Londër. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit, Geret Tomas, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Londra. Vizitën në kryeqytetin britanik Nikollovski, i cili e kryeson delegacionin qeveritar në të cilin janë edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja…

Read More

Në seancën e Komisionit kuvendor për shëndetësi sot duhet të mbahet vazhdimi i debatit me temën “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytete tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”. Debati filloi pardje, ndërsa vazhdimet janë paralajmëruar për nesër dhe më 26 maj. Komisioni i Shëndetësisë ftoi dëshmitarë nga organe të ndryshme shtetërore, institucione, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata civile të japin deklarata dhe përgjigje për anëtarët e Komisionit dhe deputetët tjerë. Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska në debatin e djeshëm tha se ISHP në koordinim…

Read More

Pensionistët, studentët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të rinjtë mbi 15 vjeç do të mund të punojnë pa i humbur të drejtat tashmë të përfituara. Pensionistët do të marrin edhe pension edhe pagë, ndërsa përfituesit e ndihmës sociale nuk e humbin të drejtës e ndihmës sociale. Punëdhënësit do të mund t’i angazhojnë 4 muaj në vit, por vetëm në tre veprimtari. Bujqësi, hotelieri dhe veprimtari të shërbimeve, përkatësisht në hotele, shtëpi për pleq ose si ndihmës në amvisëri. Punëdhënësit nuk presin efekte të mëdha nga ligji, sepse janë lënë jashtë shumë veprimtari, ndër to edhe ndërtimtaria. Ata thonë se do…

Read More

Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Washington DC, kanë njoftuar autoritetet. Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e lidhur me ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Hebre në kryeqytet, ka thënë për BBC-në organizatori i ngjarjes. I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari, Elias Rodriguez. Policia thotë se ai bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua dhe oficerët “do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin”. Ambasada e Izraelit ka njoftuar se dy anëtarët e stafit janë…

Read More